Connect with us

Kronike

Shkatërrohet grupi prostitucionit në Greqi, drejtohej nga gruaja e një shqiptari

Autoritetet greke kanë goditur një rrjet prostitucioni pjesë e së cilës ka qenë edhe një shqiptar. Sipas mediave vendase, rrjeti drejtohej nga një 40-vjeçare nga Uzbekistani e cila është arrestuar. Policia ka identifikuar një 35-vjeçar shqiptar si bashkëshortin e saj, një tjetër grua nga Uzbekistani si dhe një bullgar, i cili transportonte vajzat për në Athinë. Rrjeti i trafikut u çmontua pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga “kthetrat” ​​e bandës, si rezultat i së cilës ajo u shpëtua nga banorët e sheshit Vathi të cilët lajmëruan Policinë. Sipas hetimit të Departamentit të Policisë së Anti-Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 40-vjeçarja dhe partneri i saj 35-vjeçar “peshkonin” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqi. Pasi vajzat shkonin ilegalisht në Greqi  më pas trajtoheshin në kushte çnjerëzore duke i mbajtur të burgosura në apartamente në qendër të Athinës. Tutorët kishin nën kontroll dy shtëpi publike, në rrugën Iasonos në zonën Omonia dhe në rrugën Kolonou në Metaxourgeio. Aty, ata i ekstradonin “viktimat” e tyre në kushte të mjerueshme, duke i kërcënuar ose i dhunonin për të paguar “borxhet” ndaj rrjetit. Gruaja 40-vjeçare uzbeke nuk hezitonte t’i dhunonte vajzat që rezistonin për t’u bërë shembull ndaj të tjerave. Çështja doli në “dritë” pas denoncimit të një vajze që ra në “rrjetat” e trafikimit marsin e kaluar. Vajza me origjinë nga Uzbekistani mësoi nga një i njohur një punë në Greqi me rroga të mira. Për shkak se ajo ishte në gjendje të keqe financiare, ajo ka kontaktuar me 40-vjeçaren përmes internetit, e cila e ka bindur të vinte të punonte në dy shtëpi publike që i operonte me partnerin e saj në Athinë. Tutorja i tha se ishte një punë e ligjshme dhe do të fitonte 600 euro në ditë. Pasi arriti ta bindte të vinte në Greqi, ajo mori përsipër shpenzimet e udhëtimit dhe caktoi një bashkëpunëtor të saj që ta ndihmonte derisa ajo të largohej nga Uzbekistani. Vajza fatkeqe, së bashku me një tjetër “viktimë” të rrethit, kaluan në këmbë kufirin për në Evros, ku i priste një bullgar, pjesëtar i bandës. Ai mori përsipër t’i transportonte me makinën e tij në Athinë dhe t’ia dorëzonte çiftit të tutorëve. Fillimisht, 40-vjeçari uzbek e ka pritur vajzën në një apartament, në Michael Voda dhe më pas, pa e informuar, ka paraqitur në emër të saj një aplikim online për leje qëndrimi të paligjshëm në Greqi. Në fakt, ai i ka i dhënë asaj borxh 1000 euro si për lejen e qëndrimit, ashtu edhe për koston e udhëtimit nga Uzbekistani në Athinë. Që atëherë e deri të mërkurën e kaluar filloi makthi i vajzës. Gruaja 40-vjeçare uzbeke dhe 35-vjeçari shqiptar e detyruan të jetonte çdo ditë, pa ditë pushimi dhe në kushte të këqija sanitare në një banesë në rrugën Iasonos. Vajza fatkeqe priste klientët për 12 orë pa pushim edhe në ditët kur kishte menstruacione… Dhe të gjitha këto për 10 euro që duhej t’u jepte tutorëve si shlyerje të borxhit ndaj rrethit ose si qira për banesën ku banonte. Ndërsa 40-vjeçarja nga Uzbekistani dhe partneri i saj kishin përfituar më shumë se 37 mijë euro nga shfrytëzimi i viktimës së tyre. Në fillim të qershorit, vajza i dërgoi fshehurazi nënës së saj në Uzbekistan 1500 euro nga paratë e fituara nga shtëpia publike. Tutorja 40-vjeçare e kuptoi këtë dhe shkoi në bordello pasditen e së mërkurës për ta “ndëshkuar”. Aty filloi të rrihte brutalisht “viktimën” në sy të dy vajzave si shembull për të tjerët. Më pas, e ka çuar në një banesë, në rrugën Neophytou Metaxa, e ka kërcënuar me thikë, e ka goditur me grusht në kokë dhe ka vazhduar ta godasë me karrige në trup dhe në këmbë. Në përpjekje për t’i shpëtuar tërbimit të tutores të pamëshirshme, ajo doli në ballkon dhe tentoi të hidhej nga kati i parë. Fqinjët, duke menduar se vajza fatkeqe po tentonte të vriste veten, kanë lajmëruar Aksionin e Menjëhershëm i cili ka bastisur banesën. Vajza nga Uzbekistani u dërgua në spital me lëndime të rënda në kokë dhe të nxira në të gjithë trupin e saj, ndërsa policia vuri në pranga 40-vjeçaren, e cili kërcënoi vajzën për të mos e denoncuar. Paraditen e djeshme, Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe transaksione bankare. Ndaj 40-vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj u ngritën akuza për Organizatë Kriminale, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Shkeljen e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social. Të premten tutorja doli para gjykatës, ndërsa vajza u kthye në Uzbekistan me kërkesën e saj.

Kronike

Me kapuç dhe me kokën poshtë, momenti i arrestimit të dy shqiptarëve në Pire, u kapën me 210 kg kokainë

Ky është momenti i arrestimit të dy shqiptarëve në Pire, të cilët u kapën me 210 kg kokainë, me destinacion Shqipërinë.

Ata janë Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjec dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Azdren Muharremi nga Patosi rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri.

Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është i arrestuar ma parë për drogë në Turqi nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjeç, lindur në Gjirokastër ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjeç, lindur në Gjirokastër. Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të regjistruar në maj 2015. Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumenta greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri. Gjatë kontrollit të banesës, Muharremit i janë gjetur 1 pistoletë me 15 fishekë dhe 129 mijë e 375 euro si dhe 30 paund.

Personi i dytë i arrestuar është Marsel Stafaj, 36 vjeç nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës. Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi. Atij i janë sekuestruar 1800 euro.

Continue Reading

Kronike

Aksidenti me 3 çiklistë të plagosur, zbardhen detaje të reja rreth gjendjes së turistëve

Zbardhen të tjera detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Vlorë- Himarë-Llogara. Çiklistët janë përfshirë në një përplasje mes tyre, ndërsa e prej tyre kanë marrë goditje të forta.

Një prej çiklistëve të plagosur është holandez, ndërsa dy të tjerët janë grekë.

Çiklistët kanë humbur kontrollin mbi biçikletat, duke shkaktuar përplasjen e fortë me 3 të lënduar më rëndë.  Një prej çiklistëve, me shtetësi holandeze, është transportuar fillimisht në drejtim të spitalit të Himarës.

 

Sipas raportimit, gjendja e çiklistëve grekë paraqitet më e rëndë, ndërsa janë nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së sinjalistikës në një kthesë të fortë në Qeparo.

Continue Reading

Kronike

FOTO/ U kap me 210 kg kokainë në Portin e Pireut, kush është koka e trafikut të drogës me origjinë nga Patosi

Personi në foto është Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke si kreu i një grupi kriminal që kishte trafikuar 210 kg kokainë nga Amerika Latine në bashkëpunim me trafikantin e njohur grek Ioannis Viglakis.

54-vjeçari me origjinë nga Patosi rezulton të jetë arrestuar në shtator 2009 në Fatih të Stambollit me 10 kg heroinë dhe 3 kg marijuanë

Kur u arrestua, ai kishte 3 muaj që ishte liruar nga burgu ku mbahej për shitje droge. Muharemi përdorte si vend magazinimi të drogës, banesën e shtetases M.Z në Fatih.

Heroina e kapur gjatë operacionit që çoi në arrestimin e 7 personave përfshirë një grua, ishte destinuar për në Shqipëri, sipas medias së huaj.

Por trafiku me Turqinë nuk ishte ndalur nga Muharremi, pasi edhe në 2009 kunati i tij ishte arrestuar me 22 kg heroinë në tentativë për t’i trafikuar në Greqi.

Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, rezultonte në kërkim në Greqi, i dënuar me 20 vjet burg si kreu i një grupi kriminal të cilit në 2017 iu kapën 634 mijë e 246 tableta droge “Captagon”, e njohur si “Droga e Xhihadistëve”.

Continue Reading

Kronike

Skandali me Mikro-Kreditë/ Dalin FOTOT, kush janë administratorët që “rropën” mijëra shqiptarë

Janë publikuar fotot e përmbaruesve dhe administratorëve të institucioneve financiare, që grabitën mijëra qytetarë nëpërmjet një skeme mashtrimi.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke lënë në fuqi 9 masa sigurie, 5 arrest me burg dhe 4 arrest në shtëpi për personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Më konkretisht, në kuadër të operacionit të koduar “LIABILITY-3” është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit Aldo Daka, 35 vjeç, Albert Gega, 36 vjeç, Edmond Mato, 51 vjeç dhe Arben Meskuti , 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;

Ndërkohë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetaset K.S., 36 vjeçe, Elda Ibro, 42 vjeçe, Alketa Tanushi, 39 vjeçe, dhe Jorsida Dervishi, 35 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë. Në kërkim është shpallur shtetasi A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, teksa Policia njofton se po punon për kapjen e tij.

Urdhër-arrestet janë lëshuar në lidhje me kallëzimin penal të bërë në vitin 2020 nga Ministria e Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Sipas policisë së Tiranës në këtë skemë kanë qenë të përfshirë edhe noterë e avokatë. Institucionet financiare aplikonin kamat vonesa tarifa nga 2% + 8% për cdo vit sa i takon vonesave për shlyerje të këtyre detyrimeve.

“3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera”, thotë policia.

  • Panorama publikon fotot, kush janë përmbaruesit dhe administratorët e institucioneve financiare që “rropën” mijëra qytetarë
Arben Meskuti
Alban Kote
Alketa Tanushi
Kejda Seferi
Ilda Ibro
Aldo Dako
Albert Gega
Jordisa Dervishi

Nga aktet e administruara provohet se me veprime konkrete dhe te drejtpërdrejta përmbaruesit Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega, Alban Kote, Kejda Seferi, Alketa Tanushi, kane konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit te detyrës”.

Po ashtu përmbaruesja Keida Seferi, dhe administratoret e shoqërive përmbarimore  Star – FS, Aldo Daka, Albert Gega e Edmond Mato, si dhe shtetësia Elda Ibro administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albenia), kane konsumuar elementet e vepres penale te “Vjedhjes”.

Skandali i Mikro-Kredive

Në Shqipëri, aktualisht, një numër operatorësh të prezantuar si “mikrokredit” kanë lulëzuar falë injorancës së përgjithshme të qytetarëve mbi problemet financiare, por edhe mungesës deri në nivel të papërgjegjshmërisë, të veprimeve paralajmëruese dhe parandaluese nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe më gjerësisht, të autoritetit shtetëror.

Këto zyra që në Shqipëri janë prezantuar me termin e rrejshëm “mikrokredi” kanë natyrë zhvatëse dhe shënjestrim me marketing agresiv të qytetarëve më të pambrojtur nëpër zonat më të varfra e periferike të një vendi. Këto zyra japin kredi për shqiptarët naivë apo ata të gjendur në vështirësi me normë interesi mbi 100% në vit.

Kredi me norma të tilla interesi detyrimisht do të dështojnë të paguhen nga një pjesë thelbësore e huamarrësve. Dhe rrjeti ligjor shqiptar sot, në vend që të mbrojë huamarrësit, duket se është vënë në dispozicion të fajdexhinjve.

Sipas ekspertëve, kjo skemë nisi të aplikohet kryesisht pas vitit 2014, periudhë kur ekonomia globale hyri në një stanjacion ekonomik dhe kriza e likujditetit u bë gjithmonë e më pranishme, duke prekur bizneset dhe kreditë individuale. Kjo krizë u shfrytëzua me sukses edhe në Shqipëri, ku filluan të lindnin dhjetëra kompani. Këto kompani, pasi blinin kreditë e këqija nga bankat e nivelit të dytë, filluan ti mbledhnin ato duke shkelur rëndë të drejtat e këtyre kreditorëve. Situata arriti deri aty sa atyre u vendosej gjoba, duke shkuar në masën e 30 për qind.

Ky operacion duhej të kishte mblidhur kreditë e këqija nga kreditorë të mëdhenj, por në fakt përfundoi si një aksion për të grabitur të pamundurit, sidomos kreditorët e vegjël. Nismëtari i këtij operacioni ishte ish-zv. kryeministri i kohës, Arben Ahmetaj. Ai e pa si zgjidhje për problemet e borxhit që kreditorët kishin ndaj bankave, shitjen e këtyre kredive të cilat u konsideruan të këqija te institucione të licensuara për të mbledhur këto borxhe. Pas aprovimit të këtij megaoperacioni për pastrimin e kredive të këqija, në Shqipëri, brenda një periudhe të shkurtër, u shfaqën dhjetra institucione tagrambledhëse.

Dy ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u thirr në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat me kërkesë të deputetëve të opozitës, ku mohoi përgjegjësitë e tij për skandalin e mikrokredive.

Continue Reading

Kronike

Përplasen disa çiklistë, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin Himarë-Llogara. Disa çiklistë kanë humbur kontrollin teksa kanë qënë duke zhvilluar një tur turistik në këtë aks dhe si pasojë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nuk dihet ende numri i saktë i turistëve të përfshirë në aksident, ndërsa nga raportimet e deritanishme thuhet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe po bëhet transportimi i të plagosurve drejt spitalit. Sakaq pritet një reagim nga policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING