Connect with us

Aktualitet

Shqiptarët gjejnë rrugë tjetër për në Britani

Shqiptarët kanë gjetur një tjetër mundësi për të ikur drejt Britanisë së Madhe, por jo duke kaluar nga kanali i ‘La Manche’. Britanikja ‘The Telegraph’ ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se tashmë shqiptarët po ikin drejt Britanisë së Madhe nga Irlanda. Sipas ‘The Telegraph’ kjo mundësi po shfrytëzohet nga shqiptarët për shkak të kontrolleve të buta kufitare mes Irlandës dhe Britanisë së Madhe.

Ky rrugëtim nga Irlanda në Britani të Madhe bëhet me taksi dhe sipas medias britanike bëhet me taksi dhe u kushton emigrantëve me pak para. ‘The Telegraph’ shkruan se shqiptarët po punojnë me bandat kriminale irlandeze për t’i marrë emigrantët në Dublin me pasaporta të rreme nga vendet e BE-së dhe më pas u sigurojnë kalimin në Britaninë e Madhe me taksi.

Rruga me taksi kushton rreth 2500 paund për person, ndërsa duhet të paguajnë rreth 300-400 paund të tjera për letërnjoftimet false të blera në Shqipëri. Nga ana tjetër, kalimi përmes kanalit të ‘La Manche’ me gomone kushton nga 5.000 deri në 5.500 paund.

Një organizator i bandës i tha një gazetari se udhëtimet drejt Britanisë së Madhe organizohen pothuajse çdo ditë dhe rrugëtimi është 100% i sigurt.

“Duhet të shkoni në Dublin. Ne kemi çmimin prej 2500 £ nga Dublini në Angli. Është 100 për qind i sigurt. Duhet të merrni një ID false evropiane që të mund të shkoni lehtësisht në Dublin,” tha ai.

Nëse sfidoheni ‘bëni një zhurmë të madhe’

Nëse emigrantët shqiptarë ndalohen nga policia, bandat i këshillojnë që të kërkojnë azil në Iralndë dhe më pas ata iu sigurojnë kalimin në Britani të Madhe.

“Për 12 orë do të të lënë të lirë. Më pas mbërrin taksia dhe mund të shkoni menjëherë në Angli”, tha organizatori i bandës.

Një zëdhënës i NCA tha: “Krimi i Organizuar i Emigracionit është një kërcënim kronik, shkalla dhe kompleksiteti i të cilit evoluon gjatë gjithë kohës. NCA punon për të synuar dhe penguar dëmin më të madh të grupeve të krimit të organizuar në çdo fazë të aktivitetit të tyre.

“Ne gjithashtu punojmë me partnerë, duke përfshirë zbatimin e imigracionit, policinë dhe zbatimin e ligjit jashtë shtetit, për të mbështetur hetimet e tyre.”

Zyrtarët e Home Office dhe NCA do të takohen të martën me policinë e lartë shqiptare për të diskutuar planet për të përshpejtuar deportimin e shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në MB. Ministria e Mbrojtjes (MM) zbuloi se 915 emigrantë arritën në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën, duke e çuar totalin në më shumë se 25.000, dyfishi i normës së vitit të kaluar. Zyrtarët e Home Office thonë se rreth 50-60% e të ardhurve janë shqiptarë.

Kontrabandistët shqiptarë e publikojnë njoftimin për t’i dërguar emigrantët shqiptarë në Britani të Madhe, në rrejtin social TikTok me hashtag @dublinengland.

Njëri me foton e një taksie mburret: “Irlandë-Anglia 100 për qind e sigurt. Nuk ka nevojë të kalosh doganën me taksi private.”

Një tjetër me një foto të ngjashme pohoi: “Nga Irlanda në Angli çdo ditë me taksi private. Çmim i mirë.”

I pyetur për itinerarin, një anëtar i bandës shpjegoi se “nuk kishte nevojë të paguante për një pasaportë false, vetëm një ID të BE-së. Në Shqipëri e gjeni për 300-400 euro.”

I pyetur për shoferët e taksive, ai tha: “Ata janë nga Irlanda. Ata i njohin njerëzit që punojnë në tragete. Ata paguhen gjithashtu. Unë kam shumë vite që punoj me këta irlandezë. Askush nuk do t’ju shqetësojë. Vetëm shkoni në Dublin.

“Për dy persona në një taksi, ne mund ta bëjmë çmimin 4,000 £. Vetëm sigurohuni që kartat tuaja të identifikimit të mos dallohen që janë false.”

NCA tha se po përdorte “kompetencat e saj të plota” për të kufizuar veprimet e bandave që transportojnë emigrantë

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING