Connect with us

Sociale

Si mund të përfitojnë pension shqiptarët që s’kanë plotësuar vitet e kontributeve. “Njihuni me zbritjet që mund të përfitoni nga parapagimet”

ër një pagesë 3-mujore. Ju mund të siguroheni edhe për vitet e kaluara dhe mund të futeni në këtë skemë pa qenë të siguruar më parë. Kontribuoni për të kaluarën dhe të tashmen, t’ju sigurojmë të ardhmen!” – thekson Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Por nëpërmjet sigurimit vullnetar, mund të përfitojnë jo vetëm emigrantët shqiptarë, por të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri e dëshirojnë të kenë një masë pensioni më të lartë se ai që është paracaktuar më parë.
Kushtet e përfitimit
Në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm; si dhe personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, edhe personat që nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi ose në rastet kur individi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.
“Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, është përfitues, sipas rastit, i: pensionit të plotë të pleqërisë; pensionit të pjesshëm të pleqërisë; pensionit të reduktuar të pleqërisë; pensionit të invaliditetit; pensionit të pjesshëm të invaliditetit”, – thekson ISSH.
Ndërkaq, në sigurimin vullnetar, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, bën pjesë edhe pensioni familjar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Nëpërmjet sigurimit vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme, që janë: sigurim vullnetar për vitin korrent; sigurim vullnetar për periudha të kaluara; sigurim vullnetar për më shumë të ardhura si dhe sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.
Sigurimi vullnetar për periudha të kaluara
Sigurimin vullnetar për periudhat e kaluara mund ta paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar si dhe shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, pasi periudha pasuniversitare është me pagesë. Ndërkohë ky sigurim për periudhat e kaluara mund të bëhet edhe nga shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar si dhe personat që kanë lënë shtetësinë. Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa. Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar, por në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.
Sigurimi vullnetar për vitin korrent
Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar për vitin korrent nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. “Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017 është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: – 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); – 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); – 1.5% mbi shumën për një pagesë 3-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)”, – theksohet në faqen zyrtare të ISSH-së. Gjithsesi pagesat e vitit korrent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 5 184 lekë, deri në kufi të pagës maksimale.
Sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura
Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura mund të paguajnë të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korrent në kufijtë e pagave minimale dhe maksimale, 24 000 dhe 105 850 lekë (qytetari ka të drejtë të zgjedhë një pagë brenda këtij kufiri). ISSH bën me dije se personat e vetëpunësuar sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë e mbi këtë pagë çdo person ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e pagës maksimale 105 850 lekë. Ndërkohë punëmarrësit që sigurohen në bazë të kontratës të nënshkruar me punëdhënësin, kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht për më shumë të ardhura mbi pagën që ata marrin deri në nivelin e pagës maksimale 105 850 lekë. Çdo punëdhënës që sigurohet nën nivelin e pagës maksimale ka të drejtë të sigurohet vullnetarisht deri në kufirin e kësaj page, ndërsa çdo kontribuues vullnetar për vitin korrent ka të drejtë të sigurohet për më shumë të ardhura.

 

Detaj shifer

5184
lekë në muaj
kontribute

Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara bëhet vetëm në kuotën minimale, dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar, por në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.

 

6%
zbritje për

parapagesë 1 vit
“Nëse do të parapaguani në fillim të periudhave, do të ketë zbritje 6% mbi shumën për një pagesë vjetore”, – bën me dije Instituti i Sigurimeve Shoqërore në faqen e tij zyrtare.

3%
zbritje për
parapagesë 6 muaj
ISSH bën me dije se pensioni i plotë i pleqërisë përfitohet me 36 vite e 4 muaj punë të siguruar. Nëse do të parapaguani në fillim të periudhave, do të ketë zbritje 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore.
1.5%
zbritje për
parapagesë 3 muaj
Pensioni i pjesshëm kërkon minimalisht 15 vite punë me sigurime. Nëse do të parapaguani në fillim të periudhave, do të ketë zbritje 1.5% mbi shumën për një pagesë 3-mujore.

Periudhat e kaluara
Sigurimin vullnetar për periudhat e kaluara mund ta paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:
-Kanë mbushur moshën 18 vjeç
-Që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar
-Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, pasi periudha pasuniversitare është me pagesë.
-Ky sigurim për periudhat e kaluara mund të bëhet edhe nga shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar si dhe personat që kanë lënë shtetësinë.
-Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa.
-Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale, dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar, por në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vjen oferta e parë për futbollistin e Milanit, ai është…

Sharl De Ketelare ishte padyshim një nga blerjet më të dështuara sezonin e kaluar, me mesfushorin belg që erdhi te Milani për 35 milionë euro, ku në 40 ndeshje nuk shënoi asnjë gol dhe dha vetëm një asist.“Djalli” duket se nuk ka më besim te 22-vjeçari dhe është në pritje të ofertave për të.Duket se e para ka ardhur nga Seria A, me Atalantën që ka shfaqur interes për belgun.Siç bëjnë me dije mediat italiane, bergamaskët janë të gatshëm që ta huzazojnë me të drejtë blerje De Ketelaren, teksa Milani ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Continue Reading

Sociale

Shqetësimi qytetar/ Rrugët e Dibrës si Kandahari (VIDEO)

Peshkopi/ Dibëra si Kandahari. Në redaksinë e NTV.AL vjen shqetësimi qytetar.

Jo vetëm rrugët e shkatërruara por edhe trotuaret po i veshtiresojne jeten njerezve. Femijeve po iu rrezikohet jeta cdo dite kur shkojnë në shkolle, pasi te dy krahet e trotuareve jane te bllokuara nga makinat qe tregtojne ushqime dhe tezgat e ambulanteve qe shesin. Bulevardi i qytetit te sjell ndermend kandaharin e famshem ne Afganistan. Edhe pse ankesat iu jane bere te ditura autoriteteve, prej policise bashkiake te Dibrës, nuk po merret asnje mase

Video e derguar nga nje qytetar

 

 

 

Continue Reading

Sociale

Protestë në Bërxullë, banorët përplasje me FNSH

Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiranë duke protestuar për rrugën që po ndërtohet në tokën e tyre. Protesta ka agravuar dhe në ndihmë të forcave të rendit kanë mbërritur edhe grupet e FNSH-s duke bërë të mundur edhe lirim e rrugës.

Banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.  Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

Continue Reading

Sociale

Bllokohet Rruga e Kombit, banorë ngrihen në protestë

Banorët e qytetit të Rubikut janë ngritur në protestë në shenjë kundërshtie për bllokimin e hyrjes së rrugës në anën lindore.

Banorët e zonës janë mbledhur të gjithë para Rrugës së Kombit, ndërsa pohojnë se penalizohen nga ky vendim.

Sipas tyre me bllokimin e hyrjes së rrugës, ata ngelen të izoluar. Pjese e protestës është bërë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli.

Continue Reading

Sociale

Vendimet e qeverisë/ Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike.

‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike. Dua të ndalem në këtë mbështetje që qeveria po jep për skemën e ndihmës ekonomike për përfituesit e saj janë mbi 64 mijë familje.

Do mbështeten për energjinë elektrike personat të cilët kanë status me aftësi të kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetje shkon nga 2000 mijë lekë në 3000 mijë lekë. Nga kjo mbështetje përfitojnë 12 mijë persona.’- u shpreh Manastirliu.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING