Connect with us

Kosova

Skena e dramës/ Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se sulmi i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit  dhe eleminimi i liderit suprem Khamenei, do të ketë, siç u shpreh ai, “pasoja të gjera në skenën politike botërore” dhe se, në përputhje me këtë, Serbia duhet te ruajë lirinë dhe pavarësinë e saj, por njëkohësisht te forcojë kapacitetet mbrojtëse.
Duke folur për televizionin Informer, një media proqeveritare, Vuçiç tha se “beteja kryesore do të zhvillohet për ndryshimin e Qeverisë në Iran”, duke e krahasuar situatën me ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugosllavi më 1999 dhe me rrëzimin e regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili nisi luftërat në ish-Jugosllavi dhe e çoi vendin drejt izolimit ndërkombëtar.
“E gjithë kjo po realizohet siç ndodhi në Serbi. Gënjyen gjatë gjithë kohës se bëhej fjalë për katastrofë humanitare, ndërsa thelbi ishte në dy gjëra – e para, ndryshimi i regjimit në Beograd dhe, e dyta – thelbi i gjithë veprimit të NATO-s ishte sigurimi i pavarësisë së Kosovës” – theksoi presidenti Vucic.

Ndërhyrja e NATO-s në Jugosllavi u ndërmor pas përndjekjes dhe krimeve të forcave serbe kundër popullsisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, të cilat u vërtetuan me vendime të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

Pas bombardimeve të NATO-s, ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Advertisement