✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Studentët e Shkodrës bojkotojnë mësimin, i bashkohen protestës së Tiranës

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës kanë bojkotuar mësimin në shenjë solidariteti me studentët që po protestojnë në Tiranë. Ata shprehen se mbështesin kërkesat e protestuesve, duke e cilësuar kauzën të drejtë dhe me synimin për të sjellë ndryshime pozitive në vend.

Studentët kanë ngritur gjithashtu shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke bërë thirrje që situata të mos përshkallëzohet më tej. Bojkoti shihet si një formë mbështetjeje ndaj studentëve që kanë dalë në protestë në kryeqytet.

 

Advertisement