✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Studentët i kërkuan dorëheqjen, Rama u prezanton “zgjidhjen”: Dritarja e dialogut është e hapur

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi online, përmes së cilës qytetarët mund t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe qeverisë për shqetësimet dhe problematikat e tyre.

Platforma, e quajtur Folmekm.al, është publikuar nga kreu i qeverisë në rrjetet sociale, i cili e ka cilësuar atë si një “Dritare Dialogu”, të hapur për të gjithë qytetarët.

Përmes një videoje prezantuese, Rama shpjegoi se kjo hapësirë synon të krijojë një urë komunikimi mes qytetarëve dhe institucioneve qeveritare, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit, ideve dhe opinioneve në çdo kohë.

Sipas kryeministrit, platforma do të jetë funksionale 24 orë në ditë dhe do të ketë një skuadër të dedikuar për të garantuar administrimin dhe përcjelljen e komunikimeve.

Rama u ndal edhe te klima e tensionuar politike dhe protestat e fundit, duke e paraqitur platformën si një mundësi për të zhvilluar dialog edhe me qytetarët që kanë kundërshti ndaj qeverisë.

“Një urë funksionale, e hapur 24 orë, ku një skuadër e dedikuar do të garantojë qarkullimin e informacionit dhe opinioneve që shkëmbehen”, u shpreh Rama, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e kësaj hapësire komunikimi.

Advertisement