Bota
STUDIM – Burrat me Covid, 3 herë më të rrezikuar se gratë që të përfundojnë në reanimacion
SHBA– Sipas një studimi të ri, burrat me Covid-19 kanë më shumë shanse se gratë që të përfundojnë në njësitë e kujdesit.
Studimi i publikuar nga mediat e huaja, sugjeron se edhe pse nuk ka ndonjë diferenca të madhe mes numrit të grave dhe të burrave që infektohen me koronavirus, burrat kanë tre herë më shumë shanse që të kenë nevoje për trajtim intensive.
Referuar studimit, mundësia që burrat të humbin jetën si pasojë e Covid-19, është më e madhe krahasuar me gratë. Në studim, u analizuan të dhëna nga më shumë se 3 milionë raste me Covid-19 të raportuara në të gjithë botën mes janarit dhe qershorit.
Studiuesit analizuan me kujdes të dhënat bazuar në gjininë dhe gjendjen e personave të infektuar. Kur vjen puna tek pranimet ne spitale, të dhënat tregojnë se nga 12,000 pranime në njësitë e kujdesit intensiv, rreth 8,000 prej tyre ishin burra dhe 4,000 ishin gra.
Mes 200,000 vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19, rreth 120,000 ishin burra ndërsa 91,000 ishin gra. Ndërkohë, priten kërkime më të thelluara për të vendosur se cilët faktorë biologjikë mund të ndikojnë në këto rezultate.