✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Takimi i ambasadorit Wendt me opozitën, Berisha sërish jashtë listës së pjesëmarrësve

Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi një takim me përfaqësues të opozitës, ku nuk ishte i pranishëm kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në takim morën pjesë dy senatorë amerikanë që ndodhen këto ditë në Shqipëri, si dhe disa deputetë demokratë.

Mes përfaqësuesve të PD-së të pranishëm ishin Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Ivi Kaso. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të partive të tjera të vogla.

Mungesa e Berishës vjen pas një pritjeje të organizuar më herët në Tiranë, ku kreu i PD-së nuk ishte ftuar. Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara për akuza që lidhen me korrupsionin dhe cenimin e demokracisë; masa përfshin edhe familjarë të tij.

Gjatë së njëjtës ditë, Wendt dhe dy senatorët amerikanë zhvilluan gjithashtu një takim në Prokurorinë e Posaçme. Ata u pritën nga drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, dhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Advertisement