Connect with us

Politike

Sulmet kibernetike/ Rama: Tallava, qeveria nuk gënjen

Edi Rama: Kjo s’është “Festë për kriminelët” po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh! Jo që s’po gënjen qeveria, po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis!

Politike

VIDEO/ Basha ironizon Manjën: Shqetësohet me leshtë e mi…

Kreu i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha ka futur në përplasjen e tij me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe berberin e tij.

Manja në seancë iu drejtua Bashës duke i thënë që “kujdes me bojën herë tjetër, bëji më të zeza flokët”. Ndërkohë që Basha, që ka shkuar për të rimodeluar floktë e tij, ka futur dhe berberin që t’i thotë disa fjalë Manjës në lidhje me lyerjen e flokëve.

“Mirë se po na vidhni nga fondet, nga politika, nga gjitha, po po na vidhni dhe nga zanati.“, thotë berberi i Bashës në video.

“Elsi, berberi im, ka një mesazh për Ulsi Manjën që është i shqetësuar për leshtë e mi. “, shkruan Basha krahas videos.

Basha më herët në Elbasan u shpreh se një mashkull duhet të merret me flokët e femrave, por shtoi se “ndoshta në mesnatën e amnistisë pasionet e Ulsiut kanë ndryshuar”.

Continue Reading

Politike

Rama kërkon ‘mbështetjen’ e Noizyt, e merr në Greqi gati që ‘të pushtojë’ Athinën

Performaca artistike do të jetë pjesë e takimit që kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër në Athinë me diasporën.

Rigels Rajku, i njohur si Noizy, do të këndojë për mijëra të pranishmit, ndërsa pritet edhe pjesëmarrja e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Kryeminstri do të jetë i shoqëruar nga ministra, deputët dhe anëtarë të tjerë të kabinetin qeverisës.

“Është caktuar salla, ku do të mbahet takimi. Rama do të jetë i shoqëruar nga rreth 150-170 persona, deputetë, ministra, anëtarë të kabinetit qeverisës dhe staf. Do të ketë një mbulim të gjerë të mediave shqiptare, pothuajse të gjitha televizionet kanë ekipe të dërguarish”, raporton Bibe.

Takimi do të mbahet në Christmas Theatre, me të cilin qeveria ka firmosur marrëveshjen për marrjen me qira të sallës.

Ndërkohë, për sigurinë e Ramës, qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip “BMW” të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.

Rama do të mbërrijë në Athinë të dielën në mëngjes dhe do të shkojë direkt në vendin e eventit. Mbas mbarimit të takimit me diasporën, kryeministri do të marrë pjesë në asamblenë e PS në Greqi dhe do të shpërndajë karta anëtarësimi për dhjetëra të rinj që zgjodhën e anëtarësohen në partinë socialiste.

Continue Reading

Politike

Rama në Athinë/ Hoxha: Kryeministri largoi shqiptarët nga atdheu, të pritet me protesta

Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha, duke komentuar vizitën e Ramës në Athinë, deklaron se ky është një tur i turpit. Hoxha thekson se kryeministri është ai që largoi shqiptarët nga atdheu, ndaj dhe duhet që të pritet me protesta.

Postimi i Sekretarit për Diasporën në PD Indrit Hoxha:

Turi i Edi Ramës në Diasporë, pasi dështoi me sukses Samitin e Diasporës në Tiranë, është kujtesa për të gjithë shqiptarët, këtu dhe në botë, se ky njeri nuk ka turp dhe nuk ndalet para asnjë turpi për pushtetin personal.

I zhvendosur me një shpurë ministrash e kryetarë bashkish nëpër kryqytetet e Europës, si të ishte një mbret oriental, Rama shkon të takojë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë me djersën e ballit, në ballë të atyre që jetojnë pa punë, por me hajdutëri.

 

 

Partia Demokratike u kujton shqiptarëve të diasporës se ky tur me para publike, me taksat e familjarëve që kanë në atdhe, bëhet jo për emigrantet, jo për shqiptarin e punës dhe të sacrifices, që ka marrë rrugët e botës, por per vota dhe për pushtetin e Ramës dhe Rilindjes.

Në këtë tur që e nis nga Athina, Rama shkon për tu kërkuar emgrantëve që ata dhe familjet e tyre në Shqipëri të votojnë për të, edhe pse ai nuk iu lejon të votojnë. Nuk i lejon dyfish: atyre në diapsorë nuk u jep të drejtën e votes, dhe atyre në Shqipëri ose u blen, ose ua vjedh ose ua manipulon votën.

Në vend që t’u japë të drejtën e votes, Edi Rama u ofron një biletë avioni dhe autobusi duke i trajtuar si çifçij në arat e tij elektorale.

Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj të vendosur se shqiptarët e diasporës, që përbëjnë tanimë 2/ 3 e popullit shqiptar, u takon te kene te drejten e votes, te votojne atje ku jane, per zgjedhjet në atdhe.

Çdo ofertë tjetër është një mashtrim dhe kur vjen nga Edi Rama, dy herë e tillë.

Është e ditur dhe e thjeshtë se pse Edi Rama nuk e do pjesëmarrjen në votim të emigrantëve. Si qytetarë te botes se lirë, si njerëz që i kanë shpëtuar manipulimit dhe shantazhit prej tij, ata do të votojnë kundër. Ata kanë votuar njëherë me këmbë, duke ikur, kundër Ramës, dhe mezi presin ta kundërvotojnë sërish.

Edi Rama shkon të vizitojë shqiptarët e emigracionit, jo si kryeministri por si dëbuesi i tyre. Në Athinë ai shkon edhe i paftuar. Shkon pikërisht tek ata të cilëve u mbylli kufirin para tre vitesh për ti penguar që të votonin.

Në emër të Partisë Demokratike i ftoj shqiptarët në Athinë, Romë, Milano, Dyseldorf e kudo tjetër, në një detyrë patriotike: ta presin me protesta, të reagojnë si qytetarë të lirë të vendeve të lira, t’i kërkojnë llogari për vjedhjet e shfrenuara të tij, të ministrave dhe kryebashkiakëv që sjell me vete.

Continue Reading

Politike

Takimi i Ramës në Athinë: Performancë nga Noizy e Eleni Foureira, polemikat nxitën më shumë pjesëmarrje

Bashkëkryetarja e PS në Athinë, Arminda Plangarica, në një intervistë për Report Tv ka zbuluar detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë të dielën e 12 majit. Për diasporën në Athinë, Plangarica thotë se kjo është një festë duke qenë se Rama shkon pas kaq shumë viteve në një takim të tillë.

Në stadiumin ‘Galatsi’, në sallën “Teatri i Krishtlindjeve”, pritet të jenë rreth 4 mijë persona thotë Plangarica. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, bashkëkryetarja e PS në Athinë thotë se do të ketë performancë nga grupe artistike, por edhe nga reperi Noizy, ndërsa përflitet edhe këngëtarja e njohur Eleni Foureira.

Ky takimin pritet të zgjasë më shumë se tre orë, ndërsa më pas kryeministri do të zhvillojë takime me strukturat e PS në Athinë.

‘Është një festë, pas shumë viteve vjen kryeministri. Vjen me një platformë për të gjithë diasporën, nuk i drejtohet vetën strukturave të PS, por  i drejtohet diasporës në total. Përbën festë për ne, paraqitja  e tij në Athinë, kemi marrë masat që ta presim siç e takon me grupe artistike, fëmijë nga diaspora që do japin mesazhi e së ardhmes, do vijë Noizy, Eleni Foureira. Vetëm mbrëmë morëm konfirmimin e sallës ku do mbahet ky eveniment, gjithçka është në zhvillim. Do jetë më shumë se 3 orë, më pas do ketë edhe takime të Ramës me struktura të PS”, tha Arminda Plangarica.

Sipas saj, polemikat që u krijuan në Greqi për shkak të vizitës së Ramës kanë nxitur më shumë emigrantë që të marrin pjesë në takim.

“Priten rreth 4 mijë persona. Pas gjithë kësaj polemike që u krijua me Athinën, nëse njerëzit do të donin 1 herë të shikonin Ramën, pas situatës që mundi të menaxhojë Rama me maturi politike, tani duan 10 herë të shohin kryeministrin.

Qëndrimi i tij tepër i mataruar, i bëri shqiptarët të mos jenë skeptikë përballë këtij takimi, biles të jenë të vendosur që do e shohin kryeministrin. Pati një mesazh që nëse Greqia s’do na lejojë takimin me kryeministrin do shkojmë ne ta takojmë, nuk e thanë anëtaret e PS, e thanë individë të të gjitha ngjyrave politike”, u shpreh ajo.

Sipas saj, kjo çështje është përdorur edhe politikisht, si nga partia e Mitsotakis edhe nga opozita, në kohën kur Greqia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare europiane.

“Takimi i Ramës përkoi me zgjedhjet parlamentare europiane, kanë problematikat e veta. Partia në pushet por edhe partitë opozitare brenda territorit grek kanë problemet e tyre politike, ekonomike. Ditët e fundit ka pasur skandale ekonomike dhe politike. Çdo parti lufton të marrë vendet e veta në PE. Plagët gjithmonë shërohen me nacionalizmin e theksuar. Nacionalizmi që u shfaq që shtypin grek qe një balsam shërues për plagën që ka shoqëria greke në këtë moment”, vijoi Arminda Plangarica./m.j

Continue Reading

Politike

Nisma “Thurrje” bashkon forcat me Lulzim Bashën

Endri Shabani i nismës “Thurrje” nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Lulzim Bashën, madje thotë se për “zbritjen e Ramës nga maxhoranca” duhet të ketë sa më tepër bashkëpunime midis forcave të reja politike.

Në emisionin “Breaking”, Shabani tha se e ashtuquajtura aleanca anti-SPAK, është e qartë që tashmë përbëhet nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, të cilët sipas tij, edhe me veprime konkrete kanë treguar se janë kundër drejtësisë së re.

“Sot Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama janë përballë SPAK-ut. Natyralisht ata do të bëhen bashkë për të mbrojtur veten para drejtësisë. S’ka nevojë as për konspiracion këtu. Ne i pamë të bëhen bashkë për Amnistinë, që fali 100 personazhe që janë dënuar nga GJKKO. Këta janë bashkë, këta me votat e tyre kanë falur 60 hajdutë të Edi Ramës. Këta janë ekspozuar, këtu duhet të kishte mbaruar filmi”, u shpreh Shabani

I pyetur për mundësinë e bashkëpunimit me Bashën, Shabani tha se kreu i PD-së zyrtare “duhet ndarë” nga Berisha, Meta dhe Rama.

“Unë kam një bashkëpunim shumë të mirë, me anëtarë të PD-së zyrtare, edhe me një pjesë nga Rithemelimi. Ka nisma që i kemi çuar përpara aty që kemi bashkëpunuar. Për sistemin zgjedhor kemi çuar një nismë që në 2019-ën, në atë kohë Basha ka qenë kundër, sot e përmend. Unë e kam mbështetur dhe e mbështes nëse ka një gjë të përbashkët. Unë jam i mendimit se duhet të kemi beteja të përbashkëta.

Basha duhet ndarë nga Berisha, Meta, Rama. Njëkohësisht Basha duhet ndarë nga Adriatiku, Arlindi. Por të njëjtin mendim do kisha dhe për Dashamir Shehin. Ka disa forma bashkëpunimi, për beteja të përbashkëta, ka bashkëpunim para dhe pas zgjedhor. Të njëjtën gjë mund ta bëjmë nesër në Parlament, me idenë ta zbresim Ramën nga maxhoranca në Parlament”, u shpreh ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING