Bota
Të shtena me arme prane Konsullates izraelite ne Stamboll, tre te vrare e nje i plagosur
Tre persona u vranë dhe dy efektivë policie mbetën të plagosur gjatë një incidenti me armë zjarri pranë godinës ku ndodhet Konsullata izraelite në Stamboll, raportojnë mediat ndërkombëtare. Ngjarja ndodhi të martën, ndërsa në pamjet e publikuara nga Reuters shihet një efektiv policie duke nxjerrë armën dhe duke marrë pozicion mbrojtës, ndërsa dëgjohen të shtëna.
Në vendngjarje u pa gjithashtu një person i mbuluar me gjak, ndërsa situata shkaktoi reagim të menjëhershëm të forcave të sigurisë.
Zona përreth konsullatës karakterizohet nga një prani e fortë policore, e cila u shtua edhe më tej pas incidentit. Pamjet televizive tregojnë efektivë të armatosur duke patrulluar në zonë pas të shtënave.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.