Connect with us

Politike

Të shtëna me armë zjarri në Pukë gjatë natës, FLET KRYEBASHKIAKU

PUKË– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Pukë. Dyshohet se ngjarja ka sfond politik, pasi vetë kandidati i socialistëve dhe njëkohësisht kryetari në detyrë, Gjon Gjonaj ka akuzuar se janë qëlluar mbështetës të socialistëve. Ai bën përgjegjës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Në një status të bërë në rrjetet sociale, Gjonaj thotë se mbështetësit e PS janë kërcënuar me armë dhe  në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër. Gjonaj shton se kandidati i tij po bën presion qytetarëve me anë të kërcënimeve me armë për të marrë votën.

“Puka pas shumë vitesh, afër mesnatës së kaluar degjoj krisma armësh, të cilët u  shkrehen në qytet nga ata që të importuar me pagesë nga kandidati  pa parti i opozitës tentuan të prishin traditen e Pukës.

Pasi kanë kërcënuar mbështetës të Partisë Socialiste duke ju drejtuar dhe armen, në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata leviznin është qëlluar në ajër.
Por a mund t’ju bëhet presion pukjanëve në shtëpinë e tyre?! Këtë ta harroj Rroku që mendon se mund të marr bashkinë nën presionin e armëve. Ja pra vizioni dhe strategjia përmes të cilës ai kërkon të vi në pushtet. Puka ka shpalosur qytetari, maturi dhe qetësi në çdo situatë, përfshirë këtu dhe fushatat elektorale dhe këtë nuk do mund ta prish Rroku dhe as njerzit me precedent që ai ka sjell me pagesë në Pukë. I  bëj thirrje Policisë së Shtetit të zbardh ngjarjen menjëherë duke shfrytëzuar provat e gjetura pas kësaj ngjarje.
Një lutje të sinqertë bëj për të gjithë mbështetësit tanë që këto ditë të shmangin provokimet e sojit të këtyre që mendojnë se Puka voton nën kërcënimin e armëve të mercenarve, të cilët kanë zbarkuar nga qytete të tjera me qëllim friksimi. A mund të ndodh kjo?! Kurr Jo! Edhe ata pukjanë që kanë qenë në atë makinë do e ndjejnë shpejt barren e përgjegjësisë për prishjne e kësaj tradite të bashkjetesës dhe harmonisë që karakterizon Puken.
Për të gjith shqiptarët dua të bëj një sqarim: Nuk është kjo Puka, nuk është ngjarje që ndodh nga pukjanët. Siç e kemi dëshmuar, jemi popull i qetë dhe mikpritës e këtë e tregon dhe fakt se në Pukë ka dhjetra vite që nuk është shkrehur armë.
Ky është kandidati që pretendon të marr drejtimin e bashkisë që bashkë me humbjen me 14 Maj do të marr dhe përgjegjësinë e veprimeve të tilla që  prishin imazhin e Pukës në prag të këtij sezoni turistik”, thuhet në deklaratë.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga pala tjetër, nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” apo edhe vetë kandidati, Rrok Dodaj.

Lajmi i perditesuar 👇

….

Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Vijon puna intensive për kajen e 26-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Politike

Meta nga “Rruga e shpresës”: I kam thënë Ramës, Berisha është politikani më serioz

Pasi përfundoi pas mesdite Asamblenë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta I shoqëruar nga një numër mbështetësish dhe veshur një bluzë ku shkruhej ‘Lironi liderin e opozitës’, mbërriti tek rrugica poshtë banesës së Berishës.

Ai ka thurur lavde për Berishën duke e cilësuar si njeriu që ka futur Shqipërinë në NATO dhe ka bërë dhe shumë arritje të tjera për vendin.

”I kam thënë Ramës të mos e provokojë opozitën.

I kam thënë Ramës që politikani më serioz në Shqipëri është Sali Berisha”, tha Meta.

E përshendet Berishën, duke e quajtur president i përgjithshëm.

Continue Reading

Politike

‘Lironi liderin e opozitës’/ Meta mban veshur bluzen me mbishkrimin për Berishën: Afër Zotit

Kreu i PL-së, Ilir Meta tha rrugës teksa po shkonte te banesa e liderit të opozitës, Sali Berisha, se nuk po shkonte në një ballkon, por në një podium.

Meta tha se kryeministri Edi Rama është i pashpresë, ndërsa shtoi se ndryshimi do të vijë shpejt. Kreu i PL-së, teksa po fliste për opozitën tha se Gazment Bardhi është një opozitar i vërtetë, ndërsa për Lulzim Bashën tha se “llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë ai faqezi.”

MetaNuk po shkoj në një ballkon, por në një podium. Ata kujtojnë se kanë izoluar Berishën, por ata e kanë ndihmuar që të jetë më afër shqiptarëve, të jetë më afër qiellit dhe më afër Zotit. Edi Rama është i pashpresë dhe ndryshimi do të vijë. Shqiptarët kanë kuptuar shumë mirë se çfarë po ndodh. Për Bashën, dihet se shtatë herë shtatë bëjnë 42, llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë aq faqezi. Besoj se Bardhi është një opozitar i vërtetë.

Continue Reading

Politike

Meta niset nga selia e PL drejt banesës së Berishës: Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje

Kreu i PL-së, Ilir Meta ashtu siçi e kishte paralajmëruar në mbyllje të Konventës Kombëtare, është nisur nga selia e PL-së, drejt banesës së liderit opozitar, Sali Berishës për t’ju bashkuar tubimit qytetar.

Teksa po ecte, Meta tha për mediat se PL ka reflektuar dhe se nga nesër do të nisë një riorganizim. Më tej shtoi se beteja me mafier është betejë për jetë a vdekje.

MetaPartia e Lirisë ka reflektuar dhe nga nesër nis një riorganizim. Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje. Kjo është një betejë, që ia vlen edhe të vdesësh. Prej kohësh e bëmë të qartë se do të kishim një strukturë të re. Për Vojo Kushin nuk mund të ankohet askush, ai edhe kur mbeti vetëm, kaloi në përjetësi. Nuk keni pse të keni ankesa për Vojo Kushin. Vojo Kushi është hero i popullit dhe Kryemadhi nuk mund të ketë ankesa për të. Sikur të gjithë këshilltarët e PL do të hidheshin mbi policët e regjimit, do të kishim tjetër Shqipëri. Për mua familja ka rëndësi, Shqipëria ka akoma më shumë rëndësi.

Continue Reading

Politike

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, pamjet

Rastësi apo zgjedhje?! Ilir Meta nuk qëndroi në sallë në Konventën e Partisë së Lirisë për të ndjekur fjalimin e Monika Kryemadhit. Ai vendosi që të shkojë të votojë dhe u kthye pasi Kryemadhi mbaroi fjalën.

Continue Reading

Politike

“Uaaa, flet partia e vulës për moral”/ Meta: Basha gënjen edhe kur fle

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me një video të publikuar sot nga PD e vulës, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Berishës dhe Metës.

Meta e ka cilësuar ‘parti e vulës pa moral’, teksa kthen në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e heroike e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING