Connect with us

Bota

Termocentrali Zaporizhzhia në Ukrainë jashtë kontrollit

Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, më i madhi në Europë “është plotësisht jashtë kontrollit”. Kështu deklaroi drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, sipas të cilit situata po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme në uzinën Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës, të cilën trupat ruse e kanë ozurpuar në fillim të marsit, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës.

Grossi i kërkoi Rusisë dhe Ukrainës që të lejojnë ekspertët të vizitojnë sa më shpejt kompleksin për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur një aksident të munshëm bërthamor.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se raketat e saj shkatërruan një depo armësh të furnizuara nga Polonia në rajonin ukrainas të Lviv.
Në të njëjtën kohë ushtria ukrainase publikoi një video që tregonte forcat e saj duke lëshuar raketa HIMARS të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në një raport të ri nga Amnesty International, të dyja palët kritikohen për rrezikimin e civilëve në taktikat e tyre luftarake. Rusia me sulmet e saj me raketa dhe Ukraina për krijimin e bazave dhe përdorimin e sistemeve të armëve në zonat e banuara me civilë

Advertisement