Connect with us

Aktualitet

Thirrja e 6 500 shkencëtarëve ndaj COVID-19: Jo izolimit, por kujdes dhe kontroll ndaj vetes

Si epidemiologë të sëmundjeve infektive dhe shkencëtarë të shëndetit publik, jemi shumë të shqetësuar për efektet e dëmshme në shëndetin fizik dhe mendor të shkaktuara nga politikat e miratuara nga qeveritë për Covid-19 dhe rekomandojmë një qasje që ne e quajmë ”mbrojtje e përqëndruar”, thuhet në peticionin e firmosur nga 6 500 shkencëtarë nga e gjithë bota.

Ata kritikojnë lockdown-in dhe kërkojnë një mbrojtje për më të prekshmit duke i lënë të rinjtë të jetojnë normalisht për të fituar imunitet.

”Politikat aktuale të bllokimit po japin efekte shkatërruese, në planin afatshkurtër dhe afatgjatë. Gjetjet përfshijnë nivele më të ulëta të vaksinimit në fëmijëri, përkeqësim të rezultateve të sëmundjeve të  kancerit,  kardiovaskulare, dhe përkeqësim të shëndetit mendor”, shtojnë ata.

“Zgjidhja e propozuar është pikërisht ”mbrojtja e përqendruar”, shtohet në deklaratë.

“Qasja më humane, që balancon rreziqet dhe përfitimet në arritjen e imunitetit të tufës është që të lejojë ata me rrezik më të ulët të vdekjes të jetojnë jetën e tyre normalisht për të ndërtuar imunitet ndaj virusit përmes infeksionit natyror, çka mbron më mirë ata me rrezik më të lartë”, thuhet në peticionin e firmosur nga 6 500 shkencëtarë nga e gjithë bota.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *