Connect with us

Shkrime

Tirana e plaçkitur nga Rilindja, zgjidhja: Të mos i zgjedhim më kurrë për të ardhur në pushtet

Nga Pretrit Vasili

Rama është lëshuar nëpër mbledhje e nëpër media për zgjedhjet e ardhshme lokale, me qëllimin e vetëm vazhdimin e pushtimit plaçkitës rilindas në Tiranë.

Ka ndarë edhe patronazhimin politik të Tiranës, duke përzgjedhur më të besuarit mes hajdutëve që ka përqark për të drejtuar zonat e Tiranës. Kanë hedhur në treg edhe kandidatë për kryetarë bashkie, pjestarë të së njëjtës tribu plaçkitëse e shkatërruese të Tiranës, të drejtuar nga Rama. Pasi e kanë nën thundrat e tyre prej 22 vitesh, që nga Rama e Veliaj, akoma nuk janë të ngopur dhe nuk duan ta lëshojnë nga thonjtë Tiranën.

Pyetja shumë e madhe pas 22 vjetësh është vetëm një: Po turp a kanë që guxojnë të kërkojnë përsëri qeverisjen e Tiranës?

Për 22 vjet i shkulën zemrën qytetit, i shkallmuan trashëgiminë historike e kulturore, i përpinë gjelbërimin dhe e kthyen në qytetin më të varfër të Shqipërisë nga ana kulturore. Për 22 vjet i helmuan çdo damar qytetit me beton dhe e bënë një qytet toksik për çdo moshë, por për fëmijët dhe të moshuarit e kthyen në një helm të vërtetë. Për 22 vjet, me të zymtat dhe më të zezat e këtij qyteti, e shndërruan atë në një qytet të ndotur e helmues, armiqësor e pa shërbime, me trafik dhe shumë kaos.

Për 22 vjet e lanë pa shërbim urban, duke e katandisur shumë më keq se edhe në kohë të diktaturës. Për 22 vjet nuk ndërtuan asgjë për qytetarët, përveçse shitën tokën e Tiranës mafias dhe pastrimit të parave dhe mbushën xhepat. Për 22 vjet i dërrmuan ekonomikisht qytetarët me taksa, që vetëm i rritën pa u dhënë asnjë shërbim për t’u përmirësuar jetën atyre.

Për 22 vjet kanë plaçkitur taksat e qytetarëve për inceneratorin që nuk ekziston, për shkollat e kopshtet që nuk u ndërtuan kurrë, për infrastrukturën për turp, për qendrat shëndetësore që nuk janë, për sheshet që i mbyllën për kulla pa fund.

Për 22 vjet e shndërruan Tiranën në qytetin që ka treguesit më mizerabël në çdo pikëpamje, qoftë nga ndotja, çmimet e banesave e qirave, shërbimin e dobët shëndetësor, trafikun shkatërrimtar, zero shërbime për të moshuarit, me taksa shumë të larta në raport me të ardhurat, etj.

Makthi 22-vjeçar mund të marrë fund një herë e mirë, për të mos u kthyer më, vetëm kur rilindasit të shkulen një herë e mirë. Tirana, pas 22 vitesh nën plaçkitjen rilindase, shpëton vetëm duke mos i zgjedhur më kurrë ata!

Advertisement