Kronike
TRAGJIKE/ I RIU NGA HASI VRET FRANCEZIN NE KSAMIL
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ksamilin në orët e para të mëngjesit, ku një shtetas francez rreth 20 vjeç është gjetur pa shenja jete në zonën e plazhit. Policia dyshon se i riu është vrarë me mjet prerës, pas një konflikti me një 29-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, përpara një lokali në Ksamil.
Viktima, i identifikuar me inicialet M. M., rreth 20 vjeç, është gjetur i pajetë në zonën e plazhit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu francez është goditur me thikë, gjatë një konflikti për motive që deri tani janë cilësuar nga autoritetet si të dobëta.
29-VJEÇARI LARGOHET NGA VENDNGJARJA
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi Sokol Vata., 29 vjeç, banues në Has.
Sipas Policisë, pas konfliktit dhe goditjes së të riut francez, 29-vjeçari është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit, i cili vijon të jetë në kërkim.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur grupet hetimore, të cilat po mbledhin prova dhe dëshmi për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
HETIMET NË DREJTIMIN E PROKURORISË
Grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të përcaktuar rrethanat e konfliktit, mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe motivin që çoi në përplasjen me pasojë vdekjen e 20-vjeçarit.
Autoritetet po verifikojnë gjithashtu lëvizjet e personave të përfshirë dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Deri në përfundimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave, përgjegjësia penale e 29-vjeçarit mbetet një çështje që do të përcaktohet nga organet e drejtësisë.
Policia vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetimet për vrasjen e të riut francez në Ksamil vazhdojnë.