Lifestyle
Tri zakone të përditshme që përkeqësojnë stresin
Stresi kur shkon shumë larg dhe shoqërohet me mendime negative, mund të ketë një efekt të dëmshëm në emocionet dhe sjelljen tuaj.
Disa nga shkaqet kryesor që përkeqësojnë stresin:
1. Ju jeni vazhdimisht në rrjetet sociale
A jeni në Facebook dhe rrjete të tjera sociale për shumë orë rresht? Përdorimi i vazhdueshëm i mediave sociale mund të krijojë varësi, t’ju largojë nga koha e tanishme dhe të konsumoni kohën tuaj personale. Rezultati është që ju të mos e përdorni kohën tuaj në mënyrë produktive dhe të keni ankth se nuk arrini të përfundoni detyrimet tuaja.
2. Ju kaloni shumë kohë vetëm
Izolimi është një simptomë e zakonshme e atyre që vuajnë nga ankthi. Nëse kaloni shumë kohë në punë, jeni vetëm në shtëpi ose vazhdoni të punoni atje dhe nuk kaloni kohë me të dashurit, ju rëndoni shëndetin tuaj mendor. Mundohuni të rilidheni me miqtë dhe të dilni. Ju nuk keni nevojë të jeni ekstrovertë nëse nuk jeni. Edhe aktivitetet si vullnetarizmi, takimi me një mik apo pirja e kafesë jashtë zyrës me një partner mund të sjellin ndryshimin.
3. Analizoni shumë dhe detajin më të vogël
Ekspertët theksojnë se ngecja në çështje të tilla si grindja me një mik apo problemi në punë nuk është e shëndetshme. Madje ka prova shkencore që kjo gjendje mund të shkaktojë edhe depresion. Në vend që të ndaleni në të njëjtën gjë, mendoni se çfarë mund të bëni për ta ndihmuar atë. Nëse është diçka që nuk mund ta menaxhoni, thjesht mësoni të jetoni me të. Toleranca dhe të mësuarit për të jetuar në një klimë pasigurie është një aftësi që do t’ju ndihmojë të mos humbni kohë për gjëra që nuk mund t’i kontrolloni.