Connect with us

Bota

Trump pranon pjesëmarrjen e SHBA-së në sulmet mbi Iran: Për 47 vjet brohorisnin ‘Vdekje Amerikës’

Presidenti Donald Trump konfirmoi në një video të publikuar në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një fushatë ushtarake në Iran.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i pamëshirshëm, shumë i ashpër dhe i rrezikshëm,” tha presidenti amerikan.

“Aktivitetet e tij kërcënuese rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën,” u shpreh ai në mesazhin tetëminutësh.

“Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive, duke synuar Shtetet e Bashkuara, trupat tona dhe njerëz të pafajshëm në shumë e shumë vende,” tha ai.

Advertisement