Connect with us

Politike

‘U lajmërua 5 minuta para’ – Salianji tregon dhe akuzon

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur një akuzë të rëndë, duke thënë se Policia e Shteti e ka lajmëruar 5 minuta para Ervis Martinajn që të largohej nga hoteli.

“5 minuta para se të shkonte në hotel, e keni lajmërua që të largohet, se keni pasur tjetër plan. Nanon e keni hequr vetëm se kishte lidhje me SHBA, nuk e keni hequr se nuk plotësoi objektivat”, tha Salianji.

Ky rast që i referohet Salianji ka ndodhur në maj të këtij viti. Pas dëshmisë së Nuredin Dumanin në Prokurori, SPAK ka lëshuar 32 urdhër-arreste, ndërkohë që policia ka arrestuar 18, e 14 të tjerë janë në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

Policia ka gjetur aty disa targa të huaja, një kallashnikov, municione, dhe pajisje të tjera që përdoren për krime, si dhe një parfum “Tom Ford”.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi. Ai e ka pyetur lidhur me aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje si edhe për situatën e krimit në vendin tonë.

Ndërkohë Bledi Çuçi duke folur nga foltorja e Kuvendit ka thënë se gjatë qeverisjes Rama numri i vrasjeve me dashje ka rënë, në krahasim me vitet para 2013. Ai ka shtuar se ndryshimi është i dukshëm ndërsa tha se padiskutim që duhet falënderuar policia e shtetit për punën që ka bërë për të parandaluar vrasjet.

“Jam lodhur për të gjeture statistika për para 2013. In kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar.”

“Duke parë shifra që ka qenë mesatarja me 117 viktima, padiskutim që duhet bërë diferenca dhe duhet të falenderojmë policinë për parandalimin e vrasjeve me dashje. “ tha Çuçi.

TIRANË- “Cilat janë objektivat e Muhamet Rrumbullakut për 100 ditët e para?,”-kështu e nisi interpelancën e tij me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ky i fundit renditi disa nga problematikat më të mëdha në vend, përfshirë krimin e organoizuar, por edhe shqiptarët që po dynden drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në fjalën e tij, në kundërpërgjigje, ministri e nisi me ankesa duke u shprehur se ishte i lodhur shumë për të gjetur statistika për t’ju përgjigjur kolegut të tij. Megjithatë pretendoi se krimi ishte ulur dhe po ashtu numri i azilkërkuesëve, çka sipas tij tregon për standartin e mirë të jetesës së shqiptarëve.

Mirëpo, Salianji nuk ngurroi që të përmendte me emra të gjithë të shumëkërkuarit, ndërsa shtoi se në fakt ka qenë Policia e Shtetit, ajo që ka lajmëruar Ervis Martinajn që të largohej nga vendi ku fshihej, pasi sipas demokratit, Policia kishte plane të tjera për të. Po ashtu, kërkoi edhe kapjen e shumë personave të tjerë që janë futur në listën e zezë të vendit prej kohësh, por që ende nuk kanë përfunduar në pranga edhe pse qarkullojnë lirshëm në Tiranë dhe jo vetëm. Por për këto emra, ministri nuk dha asnjë përgjigje, por kërkoi nga PD ndihmë në krijimin e politikave për luftën ndaj krimit të organizuar.

DEKLARATAT NGA INTERPELANCA: 

Ervin Salianji: Zoti ministër faleminderit që të gjetëm sot se të kemi shpallur në kërkim që prej një muaji. Jeni bërë si ju me policinë, i shihni kriminelët dhe nuk i kapni. Dhe ne të shohim këtu por nuk të kapim dot. Prej vitesh situate me kriminalitetin është rënduar. Përditë shohim në media dhe në zonat tona si qytetarët na drejtohen me mungesën e sigurisë në këtë vend. Ndeshen me paaftësinë e policisë së shtetit dhe kjo reflektohet edhe te policët e thjeshtë. E kam kërkuar këtë interpelancë në fillim të shtatorit pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në rrugët kryesore. Ngjarjet kriminale po ndodhin çdo ditë dhe policia i gjen vetëm kur kanë problem me njëri tjetrin. Kam disa pyetje. Një prej tyre është shqetësimi për trafikun e qytetarëve shqiptarë që mbushën gjatë gjithë verës gazetat kryesore britanike Askujt nuk i vjen mirë, se sekretarja e Britanisë së Madhe tha se kishtë ëndërr që ti largonte emigrantët. A ka plan ministria që të luftojë krimin? A ka strukturë? Cilat janë masat që ka marrë qeveria për krimin? Ju keni deklaruar se Nano u shkarkua për shkak të mos përmbushjes së objektivit? Cilat janë këto objektiva? A ka një afat kohor? Cilat objektiva ka Rrumbullaku? Cilat objektiva i ishin caktuar Nanos? Dhe sot nuk kam një përgjigje nga ju.

Bledi Çuçi: Jam lodhur për të gjetur statistika për para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar. Duke parë shifra që ka qenë mesatarja me 117 viktima, padiskutim që duhet bërë diferenca dhe duhet të falenderojmë policinë për parandalimin e vrasjeve me dashje. Reforma është nervi kryesor që përshkon çdo objektiv të ministrisë së Brendshme. Me zhvillimin e kapacitetit të institutit shkencor, ky është një proces tërësor transformimi. Ne po pasurojmë databazet.  Sot kemi 17 skuadra të përbashkëta hetimore me vendet e BE.  Në lidhje me vettingun, ishte domosdoshmëri, kemi bërë shumë mirë që kemi filluar një proces të tillë. Ta quash të dështuar nuk mund të bëhet, ne bëmë në një moment pezullimin e këtij procesi se kishte filluar një proces që ishte i shtrirë në të gjithë trupën policore. Ne kemi sjellë dhe do të jetë në diskutim. është një sygjerim që vjen nga jashtë. Për OFL kemi folur dhe në interpelancën e kaluar, ka përfunduar, nuk po zgjatem

Ervin Salianji: Me këto shifra na e kaloni në matematikë, se deri më tani e ka mbajtur dikush rekordin. Ju flisni njësoj si të gjithë paraardhësit e tjerë, ja një ministër para jush thotë se kemi situatën më të mirë të rendit. Ndërkohë që ju flisni më shkruanin prindër të personave të vrarë që thanë se policia afër ishte dhe nuk ndërhynte. Ju thatë se vrasje me pasojë vdekje janë 0 në 2022, nëse nuk e dini në 5 mars e ke pasur në Korçë. Ja ku e keni para 2 ditësh në Burrel, nuk e quan plagosje atë që i mbajtën të lidhur gjithë natën. Si e quani 0 këtë? Nuk u përgjigjët, cili është objektivi që i keni vendosur, cfarë ka ky i riu tani? Nuk e thoni ju. Ai thotë objektiva të përgjithshme, ka 100 vite. Finalizimi i reformës në polici, keni 10 vite që bëni të njëjtin muhabet. Thoni se nuk ka dështuar reforma, si mos ta quajmë dështim. Imagjinoni kur të thoni se atë do ta bëjë Ardi Veliu i pashkollë, atij jepni abetare, ç’Vetting do të bëni ju tani? Policia e shtetit matet me objektiva konkret, e ka thënë ish drejtori jot i përgjithshëm, ai tha se operacioni ‘Plumbi i Artë’ u dekonspirua. Ju kanë ikur personat me rekorde më të tmerrshme, di gjë ku e ke Talo Çelën. Kur dihet se ai qarkullon në qytet, e policia qarkullon kot, ku e keni se e keni shpallur 100 herë në kërkim, ku e keni Suel Celën, Ervis Martianj, ku është gjallë a vdekur. 5 minuta para se ai të shkonte në hotel, e njoftuat që të ikte se kishit një tjetër plan për të. Po vrasja e Klisman Reçit, një i ri pa precedentë penalë. Kur u vra ai dhe Ylli Brahimaj, policia ishte 50 metra larg dhe nuk ndërhyri fare.

Bledi Çuçi: Unë thashë vjedhje me pasojë vdekjen, janë 0 në 2021. Mund ta kthejmë por të doni, nuk ka nevojë për falje. Në lidhje me numrin e vrasjeve, sollët një statistikë, por ajo që them unë është rezultati që kemi arritur. Këto e dëshmojnë qartë këtë gjë. A do ketë krime? Sigurisht që do ketë. Por meqë nuk kam shumë kohë, të falenderoj që solle në vëmendjen pagat e Policisë. Gjithmonë ka vend për më mirë, por kjo është rritja më e madhe ndonjëherë. Unë jam ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe jo i vendeve të tjera. Të falenderoj për interpelancat, i mirëpres, por do të doja të debatonim për politikat, jo me statistika “all over the place” që të mos kuptohet asnjë gjë. Unë nuk them që nuk ka krime, ka por hajde ti minimizojmë.

Salianji: Çfarë të debatojmë kur thoni se gjërat janë shumë mirë. Keni detyrim se duhet t’i përgjigjemi në kohë. Unë e dëgjova mirë që ishte 2022, ke ngjarje në Durrës për grabitje, ja ku e ke. Në 6 qershor në Ksamil, ke ngjarje pa fund që përgënjeshtrohen nga policia. Nuk luftohet dot me propagandë. A duhet të kërkojë ndjesë ministri që një pjestar elitë shoqëron një të shumëkërkuar. A duhet të kërkojë ndjesë që pjestari i forcave elitë kanë ikur? Cfarë kanë marrë ata, i mbani në rrugë, njëri u kap me snajper ishte gati për të vrarë. Tre ditë më parë, në Durrës, u bë një mish mash, u thërrit policia për t’i ndarë. Këta e kapin njëri tjetrin, po policia e shtetit që ka para, partnerë nuk ka fuqi dot. Leji hallexhinjtë, ata i merrni i fusni në komisariat, ndërsa këta të fortët i shtrini ju për tokë. Këta të ndërtimeve i ka kryeministri xhan, nuk flisni dot as për anijen libiane. Janë me shkresa, njësoj siç nuk u ka bërë njeri përgjegjës. Situata është e rëndë, a doni ndihmë? Të marrim pushkën? Thatë hajdeni, po ç’tju ndihmojmë kur thoni se situata është e rëndë, vriten fëmijët, përfshihen në aktivitete kriminale.

Politike

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në politikë? Noka zbulon bisedën private

Që pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, vajza e tij, Argita Malltezi ka filluar të jetë më e pranishme në skenën politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur noka, ditën e sotme ka folur në lidhje  me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë. Noka tha në “News 24”, se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë.

Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa koh të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar

Continue Reading

Politike

‘Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!’

Nga Sali Berisha

Reagim! Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama.

Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading

Politike

Duka kundër Berisha-Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë ndaj SPAK-ut.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, i pyetur se si e gjykon punën e bërë nga SPAK deri më tani, ai u shpreh se nga ana e SPAK është punuar. Duka theksoi se ka ikur koha e pandëshkueshmërisë.

“Në fakt ka një ndryshim të madh drejtësia tani, me çfarë ka qenë më parë. Mirë që arritëm këtu, që asnjë të mos jetë i paprekshëm. Duhet që të shpejtohen në kohë dhe të mos kenë ndikim politik. Se dalin këta të opozitës që i thonë SPAK-ut, skap. Unë kam përshtypje pozitive, por duhet që të kemi durim.

Ne kemi ngjarje të kaluara që politikanët nuk kanë lënë gjë pa bërë, sikur e kanë pasur Shqipërinë të tyren, por kjo kohë ka ikur. Edhe Rama nëse ka bërë gjë se ka të lehtë, edhe mund ti dal. Sepse po shohim që në SPAK po shkojnë njerëz shumë të rëndësishëm. Kanë shkuar ministra, kryetar bashkish”, tha ai.

Teksa foli për zgjedhjet e ardhshme, ai tha se partitë e vogla e kanë të vështirë mbijetesën nëse nuk ka koalicione.

“Partitë duhet që të hyjë me identitetin e tyre në zgjedhje. Nëse nuk ka koalicione, atëherë partitë e vogla, do hyjnë me lista të hapura dhe mbijetesa është shumë e vështirë. Duhet që të kenë identitet partitë.

Ndër të tjera, Duka ka mbështetur propozimet e Lulzim Bashës për zgjedhoren.

“Basha ato tezat që ka nuk është se i ka gabim. Ne në tryeza kur jemi ulur kemi ngulur këmbë tek listat e hapura dhe vota e  emigrantëve”, tha ai.

I pyetur se nëse vulën e Partisë Demokratike e merr Lulzim Basha nga gjykata, ai do të shkoj nga grupimi i Bashën, Duka tha se nuk do të shkon nga shkon vula. Duka ka bërë thirrje për bashkim të opozitës në një grupim të madh.

“Unë nuk shkoj nga vula atje, ta ketë kush të dojë. Ne duhet që të bashkohemi në grupimin më të madh opozitar. Nuk shoh ndonjë frymë të re unë, nuk kam punë as me Bashën dhe as me Berishën”, tha ai.

A i takon një opsioni për të kandiduar i vetëm në zgjedhje, ai u shpreh se dëshira është, por sipas tij është e pamundur me këtë kod zgjedhor.

“Është kjo dëshira që ne të kandidojmë vetëm, por nuk dalim dot. Me këtë kod është e pamundur”

Continue Reading

Politike

‘Arsyet pse mbështeta VMRO’/ Meta: E vërteta e raportit tim me Gruevskin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë për ‘TV Shenja’ në Maqedoni ku ka treguar pse mbështeti VMRO gjatë zgjedhjeve dhe të vërtetën e raportit të tij me Gruevskin.

Meta shprehet se nuk ka ndërhyrë në garën midis partive shqiptare në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se ajo që ka vlerësuar tek VMRO, ishte qëndrimi më i qartë i saj, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Përsa i takon zotit Gruevski, Meta tha se nuk ka pasur ndonjë raport të veçantë me të.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ekziston një dilemë tek ne, se përse, duke pasur partitë shqiptare, ju e përkrahni atë partinë maqedonase?

Ilir Meta: Së pari, unë nuk kam ndërhyrë aspak për sa i takon garës midis partive shqiptare. Këtë gjë nuk e kam bërë asnjëherë, dhe as  nuk kisha ndërmend të shprehja, ndonjë simpati në atë preferencën time, në garën midis partive politike maqedonase, apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Por, natyrisht nuk mund të rrimë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës suaj, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

Dhe, ajo që kam vlerësuar tek VMRO., që në një qëndrim më të qartë, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Ndërkohë, që dihet nga ana tjetër, që ka pasur një qëndrim shumë miqësues në favor të Ballkanit të Hapur, me përjashtim të zotit Pendarovksi, Presidentin Pendarovski, i cili mendoj, ka mbajtur qëndrim shumë të drejtë, shumë parimor.

Dhe, unë kam vlerësimet më të mira për të, dhe për të gjithë historinë e tij mjaft  positive, për shumë çështje delicate.

Pyetje: Ka qenë vetëm Ballkani i Hapur, një nga arsyet që ju keni përkrahur, VRMO-DMNE, apo dhe keni ndonjë afërsi mes partisë suaj?

Ilir Meta: Kjo është arsyeja kryesore, se nuk kam pasur asnjë arsye të karakterit personal. Sepse duhet të jem shumë i sinqertë me ju, në raportet e mia dhe me zotin Cervenkovski kur ka qenë lider, kanë qenë të shkëlqyera.

Me zonjën Shekerinska kanë qenë të shkëlqyera. Me Vlado Buçskovksin mos gaboj, dhe ai SDM kanë qenë të shkëlqyera. Me të gjithë politikanët, e sidomos përfshirë Zaev, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, dhe jam shumë falenderues për respektin që ai ka treguar ndaj meje.

Apo dhe me zotin Kovaçeskvi kur e kam takur ditën e parë si kryeministër, kam një përshtypje shumë të mirë, por Ballkani I Hapur në dëm të gjithë rajonit mendoj unë, e në mënyrë të veçantë në dëm të shqiptarëve.

E sidomos, synonte asgjësimin e  Kosovës.

Pyetje: Zoti Meta, megjithatë koha e Nikolla Gruevskit, konsiderohet si nga më të errëtat në Maqedoninë e Veriut. Ju dhe atë herë keni pasur një lloj afërsie me të. Udhëheqësia aktuale e VMRO-DMNE, a dallon nga ajo e kaluara?

Ilir Meta: Nuk është detyra ime të flas, për çështje që I takojnë të kaluarës, ato I gjykojnë qytetarët e Maqedonisë, dhe mendoj se ata kanë dhënë verdiktin e tyre, në një mënyrë plebishitare.

Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë.

Por, përsa I takon zotit Gruevski, periudha e tij ka qenë një nga periudhat më të errëta. Në një aspekt po. Unë mendoj se këtu problem kryesor ka qenë nepotizmi, dhe besimi me sa duket i tepruar, I një kushëriri, që nuk ka nevojë që t’ia përmend emrin.

Por, mua më ka bërë shumë përshtypje, në të gjitha takimet që kam pasur me Nikolla Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër.

60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjen e turistëve. Dhe, mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa  i takon klimës së biznesit, dhe përsa I takon tërheqjes së investimeve të huaja.

Sepse, nga vendin 94 që ishte në botë, arriti të jetë vendi i 10 në botë, dhe vendi i 5-të në Europë, pas vendeve të Europës Veriore. Dhe unë kam qenë që në vitin 2013, momentin që kemi bërë koalicionin me zotin Rama, kam vizituar vetë Shkupi 1 dhe Shkupi 2, dhe jam mahnitur, bëhet fjalë për para 11 vitesh.

Kam insistuar fort që, këto gjëra ne mund t’i bëjmë shumë lehtë në Durrës, mund ti bëjmë shumë lehtë në Fier që është buzë detit, apo në Vlorë, apo në Lezhë, kudo.

Sepse, kur Maqedonia e Veriut përdor faktin që është 200 e ca km. larg Durrësit, për të tërhequr investitorët e huaj. Përse ne që jemi në Durrës mos e bëjmë këtë gjë?

Por, nuk ka pasur asnjë vullnet nga zoti Rama, dhe nga qeveria e tij, apo Rilindjes, siç e quaj unë, për një gjë të tillë.

Për të shndërruar Shqipërinë në një vend që prodhon, në një fuqi eksportuese, siç praktikisht u realizua të jetë projekti i tij  për Maqedoninë, nëpërmjet Invest Maqedonia mos gaboj, që ka qenë një eksperiencë shumë e mirë.

Apo, programet e tij në fushën e bujqësisë, ku mbështetja për të erdhi në mënyrë progresive, dhe të pandalshme.

Pra, mendoj për çdo politikan duhet të vlerësojmë, atë që është arritur, dhe duhet të mësojmë nga gabimet që ai ka bërë, sikurse ne të gjithë bëjmë gabimet tona.

Përsa i takon udhëheqjes së re të Maqedonisë VRMO., unë mendoj që është një udhëheqje fantastike, është mjaft serioze, nga përvoja që unë kam pasur në komunikim me ta.

Janë shumë të drejtpërdrejtë, dhe janë po po, jo jo. Dhe unë besoj se ata, do të përmirësojnë ndjeshëm pozitën e Maqedonisë përsëri, sidomos përsa i takon klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Pyetje: Përmendëm, që zgjedhjet tashmë kanë përfunduar, dhe kanë filluar dhe negociatat mes VRMO. dhe DPMNE, dhe vlejnë. Ndërkohë fituese, tek pjesa  shqiptare në këto zgjedhje,  ishte Fronti Europian. Si e konsideroni anashkalimin e ligjimitetit shqiptar?

Ilir Meta: Shiko, nuk dua të hyj në këto çështje të brendshme të Maqedonisë. Unë jam I bindur në çdo rast, se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë, që tashmë është anëtare e NATO-s.

Dhe për rrugën europiane që ka nevojë të marri një ritëm të ri. Dhe unë besoj shumë, se lidershipi I ri, i ka të gjitha kapacitet për ta përshpejtuar këtë rrugë europiane.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING