Connect with us

Politike

U refuzua marrëveshja me Melonin/ Rama: Italia ka qenë gjithmonë një atdhe i dytë për ne

Pezullimi i përkohshëm që i bëri marrëveshjes Rama-Meloni Gjykata Kushtetuese nuk do të thotë mbyllje dere për emigrantët afrikanë.

Kryeministri shqiptar, në Romë e ka dhënë një sqarim për vendimin e Kushtetueses dhe çfarë ai pret të ndodh në vijim.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka kryer detyrën e saj, sepse sipas Kushtetutës është automatike pezullimi i një marrëveshjeje për ta marrë në konsideratë përpara ratifikimit në Parlament. Është provë që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri”

Në mars apo edhe më shpejtë Gjykata Kushtetuese, pasi të shqyrtojë çdo pikë të marrëveshjes, do të jap verdiktin e pakundërshtueshëm të saj, nëse në Gjadër të të ngrihet një strukturë për strehimin e emigrantëve afrikanë apo jo.

“Kam besim sepse marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por besoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo”

Në Kongresin vjetor të partisë së Giorgia Meloni-t, Vëllezërit e Italisë, kryeministri shqiptar u shpreh dhe mbi kërkesa të tjera të ngjashme që ka marrë, por i refuzuar ato. Kjo nuk mund të ndodhte me Italinë për shkak të lidhjeve të ngushta mes dy vendeve.

“Italia ka qenë gjithmonë një atdhe i dytë për ne. Cilësia e demokracisë nuk bazohet në atë se sa jemi dakord, por në aftësinë me të cilën jemi në gjendje të menaxhojmë mosmarrëveshjet. Është nder për ne t’i japim dorën Italisë kur ai kërkon. Ne, është privilegj të konsiderohesh mik i veçantë i Italisë. Duhet të bëjmë gjithçka për të qenë motra e Italisë. Dhe askush nuk duhet të habitet, të frikësohet apo të habitet kur ne bëjmë marrëveshje të mirëkuptimit dhe përfitimit të ndërsjellë”.

Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh po ashtu se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët nuk është zgjidhja përfundimtare por një mënyrë për të trajtuar problemin.

Politike

Tomorr Alizoti revoltohet me shqiptarët: Thonë për Ramën që është njeri i pashëm, seksi…

Tomorr Alizoti është revoltuar me shqiptarët, pse nuk reagojnë kundër Ramës.

Madje, ai shprehet i habitur, se si disa mendojnë që Rama është njeri i pashëm, seksi dhe interesant.

Sipas tij, Rama ëstë një përbindësh dhe hajduti më i madh që nga koha e ilirëve.

“Unë hyj në njerëzit që mua nuk më surprizon Rama, pasi nuk e njoh nga afër, por mua më surprizon shoqëria shqiptare.

Në sytë e mi ai është një njeri pa ndërgjegje, pasi Niçja thotë se një njeri pa ndërgjegje është një përbindësh, pasi ndërgjegje është ajo që frenon njerëzit të jenë vrasës sadistë.

Ky është një lloj sadisti, pasi ka krijuar qeverinë më të korruptuar që nga koha e ilirëve, dhe ky del sot dhe thotë që këta janë të poshtër.

Dëmi më i madh është mos reagimi i shoqërisë shqiptare dhe ka disa nga ato që thonë se ky është një njeri i pashëm, seksi, interesant”, tha Alizoti për Adi Krastën.
Continue Reading

Politike

Mesazhet e Ramës për zyrtarët e korruptuar, Milo: Mund të ndodhemi para një arrestimi tjetër…

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, mesazhet e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme me kabinetin qeverisës dhe grupin parlamentar socialist, për zyrtarët e korruptuar, i cilësoi si parapritë për ndonjë arrestim tjetër të bujshëm në radhët e eksponentëve socialistë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se mesazhet e kreut të qeverisë nuk janë të reja, pasi janë përsëritur herë pas here qëndrime të tilla lidhur me luftën kundër korrupsionit, por edhe në radhët e Partisë Socialiste.

Sipas tij, sot u artikuluan me një theks më të veçantë, por nuk sheh ndonjë risi ose fenomen që nuk është identifikuar më parë  dhe se tema qendrore ishte lufta kundër korrupsionit e cila është marrë dhe rimarrë disa herë nga Edi Rama.

“Tema është rimarrë sidomos gjatë muajve të fundit kur eksponentë të veçantë socialistë janë paraqitur para drejtësisë për të dhënë llogari për veprimtaritë e tyre korruptive.

Nuk kemi ndonjë element të ri që të sillte deklarata kaq të forta.

Është një fjalim i mirëmenduar për tu thënë sot, por që vjen si rrjedhojë e akumulimit të një numri akuzash që janë bërë ndaj eksponentëve të veçantë të Partisë Socialiste dhe qeverisë.

Ka gjetur momentin tani për ti artikuluar më me forcë, pasi mund të ndodhemi para ndonjë arrestimi tjetër të ndonjë eksponenti të PS, mund të ndodhemi përpara ndonjë shpërthimi tjetër korruptiv të qeverisë socialiste.

Kryeministri Rama patjetër që ka informacione të klasifikuara, se për shkak të detyrës informohet për informacione sekrete.

Është i pari mes të gjithëve në piramidën qeveritare që ka të drejtën të njihet, jam i sigurt që ka informacione të klasifikuara që i jepen nga shërbimet sekrete dhe agjencitë qeveritare që kanë për detyrë të luftojnë korrupsionin.

Është ende herët për të parë se cilin do ketë në fokus SPAK në radhën e qeverisë, apo eksponentë të Partisë Socialiste.

Nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë dhe mendoj se do ketë, por se cili emër i përveçëm do jetë para togave të drejtësisë, e kam të vështirë se nuk dua të paragjykoj”, deklaroi Milo.

Continue Reading

Politike

Premton Meta: Unë do t’i jap fund korrupsionit në administratë

Partia e Lirisë (ish-LSI e famshme) publikoi të martën 5 prioritetet e kësaj force politike, të cilat synojnë sigurinë e të ardhmes së shqiptarëve në vendin e tyre.

Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë tha se “Qëllimi ynë, është  të çlirojmë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi”.

“Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro borxh për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet”, tha Meta.

Meta foli për nepotizimin.  Duke e cilësuar situatën si “katastrofë” ai tha se 500 raste janë vetëm në dogana dhe tatime.

Ai tha se qëllimi final i programit të Partisë së lirisë është Shqipëria fuqi eksportuese. “Të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha zoti Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë.

Deklarata e tij erdhi në të njëjtën ditë kur shumica socialiste propozoi ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Kryeministri Rama e vuri theksin te nevoja e përmirësimeve të thella në funksionimin e institucioneve, dhe veçanërisht në krijimin e mekanizmave dhe filtrave për të parandaluar korrupsionin. Një fenomen, i cili sipas tij, vijon të mbetet shqetësues, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, siç u shpreh ai, që janë bërë për ta luftuar atë.

Continue Reading

Politike

Akuzat ndaj SPAK, Dashamir Shehi: Ata që ankohen kanë probleme me drejtësinë

Situata politike në vend kohët e fundit ka qenë e tensionuar, këtë e tregojnë përplasjet në Kuvend, protestat te Bashkia apo edhe debatet për sa i përket Reformës në Drejtësi.

Akuzat për SPAK nuk kanë munguar nga ana e opozitës e cila pretendon se ky organ i drejtësisë vepron me standard të dyfishtë.

Në një intervistë për Klan News, kreu i LZHK, Dashamir Shehi shprehet se ka shumë tema problematike në vend që duhet të hetohen, por kjo gjë kërkon kohë.

“Unë nuk pres që çështjet e politikës t’i zgjidhin prokurorët në Shqipëri, por gjithsesi një lloj drejtësie do të bëhet në këtë vend, se gjithë ky abuzim i madh dhe askush nuk është dënuar deri më sot, kjo nuk vazhdon kështu më, se në fund të fundit për çfarë u bë kjo reformë. Për të patur rezultat pas 10-15 vjetëve? U bë pikërisht që të ketë një vendimmarrje të paktën për disa nga temat e mëdha, problemet e mëdha, korrupsionet e mëdha që kanë dalë,” thotë Shehi.

“Unë them që gjysma e opozitës është për ta mbështetur SPAK-un, unë i kam dëgjuar edhe këta zotërinjtë, edhe këto Bardhin, që së paku zyrtarisht thonë se e mbështesin. Ky është SPAK-u, kjo është drejtësia jonë, nuk është perfekte por për herë të parë po lëviz diçka. Tani këta që ankohen sigurisht që kanë disa probleme me drejtësinë, ai që s’ka unë them se nuk ka pse të ankohet e të trembet duhet të jetë i qetë, gjykoj unë. Kështu që unë them t’i lemë të bëjnë punën e vetë, a ka janë këta më të mirët, a janë këta më të zotët, koha do ta tregojë,” përfundon kreu i LZHK.

Continue Reading

Politike

Veto s’ka më në BE, Beleri ka mbaruar/ Braçe tregon mesazhin më 12 maj në Athinë

Më 12 maj kryeministri Edi Rama nis turin në Europë për të takuar shqiptarët e diasporës në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Turi nis në Athinë. Po kush është mesazhi i këtij takimi?

“Rama bën shumë mirë që takon shqiptarët jashtë Shqipërisë. Thelbi i takimi të Ramës në Greqi nuk është Beleri por mesazhi për shqiptarët atje, Kthehuni! Më mirë këtu në shtëpinë e tyre e nuk kanë shpenzime sesa atje matanë. Ky turi është i rëndësishëm për të treguar Shqipërinë e re. Shqipëria që nderohet nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria ekonomike ka nevojë për ata njerëz.

Sa të marrim njerëz nga vendet aziatike… thirrja në fillim duhet të shkojë për shqiptarët. Këtu mund ta gjejnë veten më mirë. Nota politike për Belerin? Atje e keni mendjen? Po lërë ai ka mbaruar. Veto nuk ka më. Veton nuk ja theu zoti Rama, veton ia theu Gjermania dhe Franca. Dhe do t’u thyhet vetoja sa herë të jetë e padrejtë politike, për nevoja të brendshme atje, kështu kanë për t’ia thyer veton dhe kanë për t’ia thyer ata, europianët jo ne. Kanë për t’ia thyer në çdo rast. Kështu që as më ndikon fare ajo lloj gjëje,-është shprehur Braçe

Continue Reading
Advertisement

TRENDING