Connect with us

Kronike

VIDEO/ Dalin pamjet e përplasjes me makinë të 21-vjeçares

Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik në Selanik, ku një i ri shqiptar përplasi një studente greke 21-vjeçare.

Ndërkohë në videon e publikuar në mediat greke shihet se si makina e shqiptari ikën me shpejtësi pas aksidentit.

Shqiptari është vetëdorëzuar në polici disa ditë pasi përplasi me makinë  një 21-vjeçare në qendër të Selanikut, mëngjesin e së martës.

26-vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve është paraqitur mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut.

Sipas dëshmitarëve okularë, 26-vjeçari përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik.

Vajza studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik. E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës.

Të hënën mbrëma ajo ndodhej në Chania, në vendlindje.


Në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj.

Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar. Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 30-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital.

Pasi e tërhoqi zvarrë dhe e shtypi sërish, shqiptari u zhduk nga vendngjarja, pohojnë dëshmitarët okularë.

 

Kronike

Himarë, biznesmeni gjendet i plagosur rëndë në rrugë, dyshohet se u rrëzua nga ballkoni! Sillet në gjëndje të rëndë tek Trauma

Himare- Biznesmeni Nikollaq Bollano është gjetur i plagosur rëndë në rrugë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, 2 qershor në Himarë.

45-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë, informon gazetari Armand Xhelili.

Dyshohet se ai është rrëzuar nga ballkoni.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Vlorës dhe më pas është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjëndjes së tij të rëndë.

Lajmi në përditësim…

Continue Reading

Kronike

Policia e shtetit publikon bilancin për muajin e kaluar: Më shumë se 10 mln euro dhe qindra kg drogë të sekuestruara

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e muajit maj, ku ka zbuluar se përgjatë periudhës prej 31 ditësh janë vendosur në pranga 635 persona për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu raportojnë se në muajin maj janë sekuestruar 10.5 milionë euro pasuri të dyshuara me burim krimin, si edhe janë parandaluar 6 ngjarje kriminale në qytete të ndryshme.

Gjithashtu janë zbardhur 133 vjedhje (disa prej tyre, me dhunë), 1 vrasje e dyfishtë e kryer në fshatin Bodrishtë dhe 1 plagosje me armë zjarri e kryer në Durrës;

Njoftimi i policisë:

 

 

Policia e Shtetit, gjatë muajit maj 2024

Angazhimi maksimal, 24/7, i të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, në zbatim të planeve operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit”, “Tempulli” dhe “Territor i pastër”, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, sollën si rezultat goditje intensive të veprimtarive kriminale.

Megaoperacionet dhe operacionet patën prioritete goditjen e kultivimit, shpërndarjes dhe trafikimit të cannabisit dhe drogave të forta, posedimit dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për përfshirje në grupe dhe në organizata kriminale.

Gjithashtu, në bazë të planeve të posaçme policore dhe ndërstrukturore, ka nisur angazhimi intensiv për të garantuar një sezon turistik të sigurtë.

✅Si rezultat i punës së Policisë, gjatë muajit maj, janë finalizuar 84 operacione policore, 11 prej tyre, me partnerët ndërkombëtarë;

-Janë vënë në pranga 635 autorë të dyshuar veprash penale, 67 prej tyre ishin në kërkim kombëtar;

-42 749 bimë dhe fidanë cannabisi janë asgjësuar si rezultat i 18 operacioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Territor i pastër”;

-Gjatë muajit maj janë sekuestruar 181 kg cannabis sativa, 11.3 kg kokainë, mijëra doza të këtyre lëndëve, 470 doza heroine dhe 5000 fara cannabisi;

-Janë sekuestruar 10.5 milionë euro (para dhe asete) të dyshuara me burim krimin;

-Falë operacioneve të bazuara në inteligjencën policore, janë sekuestruar 23 armë zjarri, 4 kallëpë lënde eksplozive, 2 kundragazë dhe sasi e madhe municioni luftarak;

-3 grupe kriminale që shitnin lëndë narkotike dhe trafikonin armë nga Kosova ose drejt Anglisë, janë goditur nga Policia e Tiranës dhe e Durrësit, gjatë operacioneve “Tempulli 3”, “Transportuesi 2” dhe “Pakot”;

-Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, janë parandaluar në Durrës, Fier, Mat dhe Lezhë, 6 ngjarje kriminale me përdorimin e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta.

-Janë zbardhur 133 vjedhje (disa prej tyre, me dhunë), 1 vrasje e dyfishtë e kryer në fshatin Bodrishtë dhe 1 plagosje me armë zjarri e kryer në Durrës;

-Në Rinas, Morinë, Tiranë, Durrës, Korçë janë goditur 10 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme;

-Nga kontrollet në terren dhe në bazë të denoncimeve të qytetarëve, janë konstatuar dhe goditur 143 raste të krimeve kundër mjedisit;

-Janë evidentuar dhe trajtuar ligjërisht 121 raste të dhunës në familje, të cilat më pas janë adresuar për t’u trajtuar nga institucionet e tjera kompetente;

Në kuadër të parandalimit dhe goditjes së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, gjatë muajit maj, janë evidentuar dhe goditur 19 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Është intensifikuar bashkëpunimi i strukturave policore me FRONTEX. Në këtë kuadër janë finalizuar 4 operacione kundër transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve dhe janë bllokuar në kufi 168 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar, me qëllim përfundimtar një nga vendet e BE-së.

🚔Policia Rrugore gjatë muajit maj intensifikoi kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e vendit, duke përdorur makinat inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës, në prag të sezonit turistik.

Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:

Janë vënë në pranga 183 drejtues mjetesh, nga të cilët 130 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 53 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 293 leje drejtimi, nga të cilat 144 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 88 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 61 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

✅Ndërkaq, Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

Si rezultat i punës dhe angazhimit në përmbushje të prioriteteve, janë goditur:

41 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 9 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin, 10 tentativa për të futur/nxjerrë në pikat e kalimit kufitar, mallra të kontrabanduara dhe 4 raste të trafikimit të mjeteve motorike.

Në kuadër të masave për sigurinë detare, Njesia e Policisë Detare dhe Policia Kufitare kanë nisur kontrollet për dokumentacionin e mjeteve lundruese, për respektimin e rregullave të lundrimit dhe të perimetrit të sigurisë per pushuesit. Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar 5 mjete lundruese argetuese Jet Sky dhe janë ndeshkuar me masë adminsitratve, nga 10 000 lekë, pronarët e tyre.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, për vijimin intensiv të megaoperacioneve kombëtare me qëllim sundimin e ligjit në territor, të operacioneve me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar, si dhe për të bashkëpunuar me qytetarët për të krijuar një ambient të sigurtë.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit është e vendosur për të thelluar procesin e vetëpastrimit, duke larguar nga radhët e saj ata punonës që abuzojnë me detyrën dhe cenojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve apo shpërdorojnë detyrën duke u bërë palë me krimin, dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tillë dhe çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe ligjor.

Continue Reading

Kronike

I vuri flakën vetes me be*nzinë, 63-vjeçari nuk u mbijeton plagëve të marra

Ka ndërruar jetë 63-vjeçari, i cili më 30 Maj i vuri flakën vetes tek në Unazën e Madhe në afërsi të Farkës.

Viktima me iniciale N.Sh., i cili dyshohet se u vetëdogj me benzinë, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 30.05.2024, ku në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë ditën e djeshme”, raporton policia.

Continue Reading

Kronike

Detaje/ Aksidenti në minierën e kromit, minatori 60-vjeçar u godit nga masivi i gurëve

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë te dielë në një nga galeritë e kromit në minierën e Bulqizës. Një 60-vjeçar humbi jetën në frontin e punës pasi u godit nga një masiv gurësh.

60-vjeçari Zeni Murati mësohet se ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes së marrë nga masivi i gurëve.

Kolegët e tij e kanë patur të pamundur shpëtimin e jetës për shkak të plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit fatal.

 

 

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një tjetër minator humbi jetën në një galeri kromi në Martanesh.

40 vjeçari Hajdar Bala humbi jetën në vend, ndërsa u plagos rëndë edhe një 29 vjeçar.

Continue Reading

Kronike

Kërcënuan me ar*më zj*arri ish-fqinjin për konfliktin e vjetër, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi të dy kanë kërcënuar me armë zjarri një tjetër të ri.

Raportohet se 2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), e kanë pikasur në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Njoftimi i policisë:

Kanosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 20-vjeçar, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e konfliktit.

 

 

Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING