Connect with us

Bota

VIDEO/ Frikë nga Covid-i, nëna u mbyll në shtëpi me djalin e saj për 3 vjet

Frika e një nëne në Indi për t’u prekur nga koronavirusi ishte aq e madhe sa e mbylli veten dhe djalin e saj në apartamentin e tyre me dy dhoma gjumi për tre vjet të tëra, duke pritur që të kalonte pandemia!

Odisea e 10-vjeçarit përfundoi kur policia ndërhyri të mërkurën e kaluar dhe e nxorri atë dhe nënën e tij, Munumun Majhi, nga banesa në qytetin Gurugram.

34-vjeçarja kishte aq frikë nga infektimi me koronavirus nëse do të dilte nga shtëpia e saj, saqë nuk e lejoi as burrin e saj, Sujan Majhi, të hynte në shtëpinë e tij që nga dita e parë që autoritetet në Indi urdhëruan bllokimin e parë.

Pas një kohe kaq të gjatë, burri njoftoi policinë, por në fillim nuk e besuan. Megjithatë, ai këmbënguli dhe kërkoi që policia të shkonte në shtëpinë e tij për të kontrolluar gjendjen e gruas dhe fëmijës së tij.

Oficerët mbetën pa fjalë nga grumbujt e mbeturinave dhe ushqimeve që gjetën në banesë dhe pamja e mureve që djali 10-vjeçar kishte pikturuar për të luftuar mërzinë e tij ndërsa ishte i mbyllur për shkak të frikës së nënës së tij nga koronavirusi.

Bota

Mini-busi përplaset me kamionin, raportohet për 8 të vdekur e 11 të plagosur

Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur në Turqi, pranë lagjes Islahiye të Gaziantep ku tetë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjeetë janë plagosur.

Aksidenti ishte si rezultat i një përplasjeje kokë më kokë midis një kamioni-betoniere dhe një minibusi pasagjerësh në autostradën Islahiye-Hatay pranë lokalitetit Agabey.

Identiteti i viktimave, si dhe informacioni i targës dhe drejtuesit të minibusit nuk janë konfirmuar ende. Shërbimet e urgjencës, përfshirë zyrtarë shëndetësorë, xhandarmëri dhe zjarrfikëse, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta me autoambulanca të shumta, ndërsa të ndjerit janë dërguar në morg.

Guvernatori i Gaziantepit, Kemal Çeber, konfirmoi numrin fillestar të viktimave, duke thënë: “Sipas informacioneve që kemi marrë në këtë moment, tetë qytetarë tanë humbën jetën në aksident dhe njëmbëdhjetë u plagosën”.

Shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet. Duke qenë se kjo është një ngjarje në zhvillim, detaje të mëtejshme do të jepen sapo të bëhen të disponueshme.

Continue Reading

Bota

33 vjeçari me i shëndoshë në Britani vdes prej peshës. Tremben të afermit se mos…

Burri më i shëndoshë në Britani ka vdekur papritur në moshën 33 vjeçare dhe u desh të ngrihej me vinç nga shtëpia e tij në Surrey, në jug të Londrës.

Tashmë të afërmit e Jason Holton tremben se nuk do të arrijnë t’i bëjnë një funeral të përshtatshëm pasi trupi i tij është tepër i madh.

Nëna e tronditur e Jason, Leisa thotë se po përpiqet të gjejë një krematorium për të birin.

“Do të na kushtonte shumë nëse do të varrosej dhe unë nuk kam para, do të kishte nevojë për hapësirë sa për dy varre. Do të më marrë malli shumë, unë e doja shumë”, tha Leisa.

33 vjeçari Jason, vdiq javës që shkoi nga dështimi i papritur i disa organeve dhe nga obesiteti.

55 vjeçarja Leisa, qëndroi pranë tij në spitalin Royal Surrey, Guildford, ku ai u transferua me ambulancë të veçantë dhe me ndihmën e gjashtë zjarrfikësve.

Ajo tha: “Kemi telefonuar disa shtëpi funerali dhe ato na kanë pyetur për përmasat e Jason por shqetësimi i është pesha pasi nuk mund të hyjë në makinën e funeralit”.

Jason u bë burri më i shëndoshë në Britani kur pararendësi Carl Thompson vdiq në vitin 2015.

Ai kishte nisur të shtonte në peshë kur ishte adoleshent pas vdekjes së të atit.

Leisa tregon se Jason ishte sëmurur disa herë prej mbipeshës së tij: “Mendoj se vdekja i erdhi nga ndalimi veshkave që i kishin dëmtuar dhe zemrën. Deri në fund ai ishte i shqetësuar për mua, nëse do të isha mirë. Ishte një njeri i shkëlqyeshëm, i dashur e i kujdesur”, tha gruaja, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Continue Reading

Bota

E trishtë/ Vdes piloti i njohur i akrobacive pas përplasjes në ajër me shkabën

Piloti i akrobacive ajrore Olivier Masurel ka humbur jetën tragjikisht në Spanjë kur një shkabë u përplas në xhamin e përparmë të avionit të tij, një vit pasi ai ishte kurorëzuar kampion i fluturimeve aerobatike në Spanjë.

Përplasja e tmerrshme ndodhi dje teksa ai kthehej për ulje në një aeroport në Madrid, pasi kishte marrë pjesë në spektaklin ajror në San Javier.

Avioni i shkatërruar i 42-vjeçarit franko-spanjoll shihej në imazhe të shpërndara nga zjarrfikësit vendas, të cilët thanë se kishte shpërthyer në flakë pas rënies.

Një zëdhënës tha: “Zjarrfikësit e Alcazar de San Juan shkuan pas njoftimit të një avioni të rrëzuar në autostradën  CM-3012. Në të gjendej vetëm piloti që humbi jetën për shpërthimit të flakëve në mjetin ajror”.

Shfaqja ajrore e San Javier postonte një foto të Oliver dhe i bënte homazhe në një deklaratë: “Jemi të trishtuar për lajmin e aksidentit të rëndë të pjesëmarrësit të shfaqjeve tona Olivier Masurel. Një shpend ishte përplasur me kabinën e tij dhe ai humbi jetën. Jemi pranë miqve e familjarëve të tij në këtë humbje.”

“Pasioni i Olivier ishte fluturimi dhe ky aksident fatal i kushtoi jetën. Fluturo lart Olivier”, shtonin organizatoret.

Bashkëpiloti i Olivier, Jim Bourke, i bënte homazhe atij duke kujtuar kohën së bashku: “Të gjithë ata që të njihnin janë zemërthyer pasi nuk ka shumë nejrëz në botë që habisin në ajër siç bëje ti. Mendoj për  kujtimet e bukura me ty dhe fotot zbavitëse që kemi së bashku në ajër”.

Organizatorët e shfaqjes ajrore vlerësonin performancën e Olivier para vdekjes.

Continue Reading

Bota

8 të vdekur dhe 11 të plagosur në aksidentin tragjik në Turqi. Minibusi përplaset me betonieren

Një aksident tragjik ka ndodhur në rajonit e Gaziantep në juglindje të Turqisë. Sipas informacioneve fillestare, nga përplasja e një autobusi me një betoniere, 8 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për shkakun e ngjarjen tragjike.

Continue Reading

Bota

Tragjedi në Meksikë! Vriten dhe hidhen në pus turistët. U vranë për…

Të afërmit e amerikanit Jack Carter Rhoad dhe vëllezërve australianë Jake dhe Callum Robinson identifikuan trupat e tyre pa pasur nevojë të kryenin teste gjenetike, tha në një deklaratë të dielën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Baja California. Tre shtetas meksikanë janë arrestuar nën dyshimin për rrëmbim. Një nga të dyshuarit u identifikua si Jesús Gerardo “N”, alias “El Kekas”.

Tre miqtë ishin në një udhëtim surfing dhe kamping pranë qytetit Ensenada, rreth 60 milje në jug të qytetit kufitar të Tijuana, kur u zhdukën më 29 prill dhe besohet se janë vrarë, sipas autoriteteve.

Prokurorja e Përgjithshme e Kalifornisë, Maria Elena Andrade Ramirez u takua me prindërit e viktimave të dielën dhe “ripohoi angazhimin total të institucionit për të vazhduar hetimin për këtë ngjarje fatkeqe derisa përgjegjësit të ndiqen plotësisht nga ligji.

Serfistët mund të jenë sulmuar në një tentativë për grabitje automjeti, thanë zyrtarët, duke cituar hetimet paraprake. Baja California  është njihet  për dhunën e karteleve në vitet e fundit, megjithëse rrallë ndodh në zona turistike si Ensenada.

Një kamionçinë i bardhë i djegur u gjet në një fermë në Santo Tomas, rreth 40 milje nga vendi ku u gjetën trupat, tha një burim i policisë lokale për CNN. Automjeti u konfirmua se ishte i njëjti që Callum Robinson postoi një imazh në Instagram një javë para se treshja të zhdukej.

Ndërsa pjesë të Meksikës janë destinacione turistike të përcaktuara, krimi i dhunshëm, duke përfshirë rrëmbimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, pllakosin pjesë të vendit, veçanërisht në zonat kufitare. Shkalla e vrasjeve në Meksikë  është ndër më të lartat në botë dhe më shumë se 100,000 njerëz mbeten të zhdukur në vend.

Kartelet e drogës kanë terrorizuar vendin me nivele gjithnjë në rritje të dhunës dhe mizorisë, të ushqyer pjesërisht nga kërkesa e madhe për drogë nga konsumatorët amerikanë dhe të armatosur me një arsenal armatimi nga veriu i kufirit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING