Connect with us

Kronike

Video/ Momenti kur arrestohet autori që vrau fqinjin, po ecte shëtitje në bulevardin e Durrësit

35-vjeçari Ilir Koçilja, që vrau fqinjin, u kap pas disa orësh arratie në bulevardin e qytetit.

Në momentin e arrestimit, autorit të dyshuar iu gjet në xhep, thika me të cilën dyshohet se qëlloi për vdekje Halil Kokën.

Sherri mes tyre nisi në lagjen numër 4 të qytetit, ku Koçilja sulmoi me thikë komshiun. I plagosur 47-vjeçari kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit të tij, por u rrëzua në rrugë, pranë kontejnerëve të mbetjeve urbane. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Koçilja është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar në vitin 2018 me 4 muaj burg për përndjekjen e Roxhesa Klironomit, vajzës që më pas humbi jetën në një aksident automobilistik bashkë me shoqen e saj në autostradën Tiranë- Durrës, në nëntor 2022.

Ndërkohë viktima është dënuar 2 herë për armëmbajtje pa leje. Në 2008 me 6 muaj burg dhe në 2012 me 5 muaj burg.

Në 2021, Koka është arrestuar sërish për armëmbajtje pa leje me një person tjetër, por ndaj tij prokuroria e ka pushuar çështjen dhe është dënuar vetëm personi tjetër.

Kronike

Del FOTO/ Ky është 29-vjeçari që humbi jetën sot në minierën e Martaneshit

Personi që shihni në foton e mësipërme është 29-vjeçari Armond Peshku, i cili humbi jetën pas një aksidenti në një minierë në Martanesh të Bulqizës. Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme, ku Peshku me detyrë vagonist është aksidentuar gjatë orarit të punës në minierë, ka marrë plagë të rënda në trup dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë nga aksidenti mbeti i plagosur edhe shoku i tij po me detyrë vagonist, Hajdar Balla i cili është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Paraprakisht rapotohet se dy të rinjtë i ka zënë një masiv mineral teksa ishin duke punuar, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Del FOTO/ Ky është 29-vjeçari që humbi jetën sot

Njoftimi i Policisë: 

Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi  A.P.,  dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading

Kronike

EMRAT/ Kush është minatori që humbi jetën dhe tjetri që u plagos në Martanesh

Janë zbardhur emrat e dy minatorëve, që u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin në minierën në Thekën të Martaneshit. Njëri prej tyre humbi jetën, teksa tjetri mbeti i plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktima është minatori 29-vjeçar Armond Peshku, i cili nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa i plagosur ka mbetur minatori Hajdar Bala, i cili është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte, rreth orës 12:50 minuta, teksa dy minatorët punonin si vagonistë në minierë.

Burime paraprake për mediat bëjnë me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është “Ylberi sh.p.k”.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin  e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ Një i vdekur në minierën e Martaneshit, detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në minierën e Martaneshit. Një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në minierë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.50.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, janë aksidentuar shtetasi Armand Peshku,  dhe Hajdar Bala, të dy me detyrë vagonist në minierë.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Armand Peshku, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Hajdar Bala, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin  e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Continue Reading

Kronike

Kush është zyrtari që pastroi 2.1 mln dollarë në prona duke përdorur familjarët?

Miliona euro dhe dollarë, që dyshohet se vinin nga bota e krimit, janë pastruar në sektorin e pasurive të paluajtshme nga zyrtarë publik. Skemat e përdorura ishin thuajse të njëjta, janë blerë prona me para burimi i të cilave nuk justifikohej, dhe më pas shiteshin tek persona të tjerë.

Agjencia e Inteligjencës Financiare, në raportin vjetor 2023, ka identifikuar 7 skema pastrimi parash e korrupsioni, ku volumi më i madh i parave të pista është kanalizuar në sektorin e pasurive të patundshme.

Sipas raportit, një funksionar në një institucion shtetëror, i cili është arrestuar vjet për shpërdorim detyre dhe lidhje të mundshme me krimin e organizuar, së bashku me familjen e tij, brenda 7 vitesh kanë nënshkruar kontrata porosie duke investuar në pasuri të paluajtshme si njësi shërbimi dhe apartamente në vlerë totale rreth 1.5 milion dollarë.

Po ky zyrtar ka porositur po në të njëjtën kompani ndërtimi disa prona së bashku me një ortakun e tij me vlerë 600,000 USD, të cilat i ka paguar paraprakisht, duke thënë se burimi i të ardhurave është “fitimi nga biznesi dhe të ardhurat e siguruara nga emigracioni”. Në total, zyrtari sipas Agjencisë së Inteligjencës Financiare ka pastruar 2.1 milionë dollarë.

Por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se burimi i të ardhurave nuk justifikohet. Për këtë arsye menjëherë pas nisjes së hetimeve ky person dhe familjarët e tij, kanë nënshkruar kontrata të njëpasnjëshme revokimi të këtyre kontratave të porosisë së pronave, me qëllim që të shmangnin sekuestrimin e tyre.

I ngjashëm është edhe rasti i një funksionareje publike, e cila sipas raportit gjatë viteve 2014 – 2018, ka investuar në pasuri të paluajtshme 270,000 euro, edhe pse nuk ishte e punësuar.

Ndërsa prej 2018 ka marrë funksion publik, dhe gjatë periudhës 2020-2023 ka blerë njësi shërbimi, apartamente dhe vilë me vlerë 1.4 mln euro, në total në të dyja rastet, 1.6 milionë euro. Burimi i të ardhurave i deklaruar prej saj ishte biznesi, por në fakt fitimet nuk i justifikonin këto investime.

Nga verifikimet është identifikuar lidhja e saj e ngushtë me një person të dyshuar si i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, për këtë arsye rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm, në organet e zbatimit të ligjit

Continue Reading

Kronike

Kryente marrëdhënie me vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë

Një 48 vjeçar nga Kavaja ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.

Ka qenë 15 vjeçarja që ka denoncuar të atin Bledar Rako se ka abuzuar seksualisht me të gjatë katër viteve të fundit.

“Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur””, theksojnë uniformat blu.

Sakaq, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING