Connect with us

Aktualitet

Vrasja e Renato Hamzës, flet nëna: Vrasësit me telefononin

Nëna e “Renit të Elbasanit”, Silvana Hamza tha se pas zhdukjes së djalit të saj kishin marrë disa mesazhe koduese mbërritën në familje, ku tregonin një vendndodhje të mundshme të të riut në një zonë mes Librazhdit dhe Pogradecit. Në një intervistë për emisionin “Pa gjurmë”, Silvana Hamza tha se nuk i kishte dalluar se kush ishin personat që e telefonin për të birin.

Pas zhdukjes së djalit ne na erdhën disa telefonata anonim të koduara. Aty thuhej se djalin e gjeni mes Librazhdit dhe Pogradecit. Më duket se po ndodh kështu dhe kam frikë se këto eshtra i përkasin djalit tonë Renatos. Kjo, pasi skeleti është gjetur në dalje të Librazhdit, siç edhe na udhëzonin mesazhet e koduara më parë. Tani që mësova të gjitha këto, ata më kanë telefouar atë ditë fill pasi groposën djalin. Më kujtohet kur me thonin në telefon:”Mos e kërko djalin, e ke mes Librazhdit dhe Pogradecit”. Dhe im bir është groposur që në vitin 2014. Pse nuk e zbuluan këtë të vertëtë, apo nuk kishte interes policia e Elbasanit në atë kohë,“- shpërthen në lot nëna

Deri më tani dyshimet janë se këngëtari mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal, por ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me ketë. Me zhvarrosjen e skeletit më 2 nëntor zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa 8 vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut. Tani pas gjetjes së eshtrave do të krahasohet ADN-ja me ato të familjarëve për të parë nëse përkon me kufomën e zbuluar rastësisht. Pak para se 29-vjeçari të zhdukej, për herë të fundit është parë nën shoqërinë e dy personave. 45-vjeçarit Denis Xhija me pseudonimin Gucci nga Shijaku, i cili u arrestua 1 muaj më parë në Kolumbi, dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani. Ndërsa personi tjetër, Indrit Shaqja është i dënuar me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të ndodhur në vitin 2014 në Durrës.

Advertisement

TRENDING