Connect with us

Kronike

Vrasja në Kavajë, arrestohet miku i Habib Rexhës

Elvis Kurti, miku i Habib Rexhës është arrestuar nga policia pasi e ka ndihmuar atë të largohet nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit të Arian Gosës.

Elvis Kurti është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat pas vetëdorëzimit të Rexhës, ndërsa tashmë është vendosur arrestimi i tij për përkrahjen e autorit të vrasjes së Arian Gosës.

Habib Rexha u vetëdorëzua në polici pas negociatave me familjarët e të riut. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, autori i ngjarjes ka mohuar të ketë bërë një planifikim për vrasjen e Arjan Gosës duke thënë se e kishte parë rastësisht brenda lokalit në Kavajë dhe nga gjaknxehtësia pasi iu kujtua vëllai i tij.

Në dëshminë e tij, Habib Rexha ka thënë se ka qenë bashkë me shokun e tij Elvis Kurti, por ky i fundit nuk kishte qenë në dijeni mbi ngjarjen. Kurti dyshohet se e ka ndihmuar Rexhën që pas vrasjes të largohet në drejtim të Kukësit.

Vrasja e Arian Gosës në Kavajë, gjendet në Durrës arma e krimit dhe makina që përdori për t’u larguar me mikun e tij

Arma dhe makina që përdori Habib Rexha për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së Arian Gosës është gjetur në zonën e plazhit në Durrës. Ka qenë vetë Rexha ka treguar vendin se ku e ka lënë. Ervin Kurti, miku i tij e ka shoqëruar deri në Durrës.

Kronike

Tori Xheçuka u iku në Dubai, bashkë me vëllain morën pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit, u dënua me 4.6 vite për at*entatin ndaj Enrik Metës

    

Hektor alias Tori Xheçuka, është një nga personat e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Policia e Shtetit, e ka konsideruar  si një vrasës me pagesë, por Xheçuka nuk u bw e mundur të arrestoheej nga RENEA, për shkak se është larguar në Dubai.

Përmes hetimeve të kryera nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Alfred Shehu, mbi një material të aplikacionit SKY, që ka mbëritur në Shqipëri këtu e tre vite më parë, SPAK finalizoi hetimin me 50 urdhër-arreste.

Materiali voluminoz që sot SPAK e ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme tek Atalanta Zeqiraj, ka mbërritur në Shqipëri disa muaj para se të vritet në 2022 në Fushë-Krujë, Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Dy nga episodet kriminale që SPAK, pretendon se ka arritur të zbardhë është vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier dhe Enrik Metës në Burrel.

Për këto dy ngjarje, SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Tori Xheçukën dhe disa persona të tjerë.

Por që nga momenti kur kanë ndodhur këto ngjarje, Policia e Shtetit dhe prokuroria e Fierit dhe ajo e Matit, kanë dalë me konkluzione të qarta, se kishin arritur të zbardhnin krimet dhe të vinin në pranga disa persona.

Sipas hetimeve të SPAK, Xheçuka, del se ka pasur rol të caktuar dhe në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në qytetin e Fierit.

Pavarësisht se kjo ngjarje deri diku është zbardhur nga Prokuroria e Fierit, duke dënuar me 19 vite njërin nga të arrestuarve Albert Zaja, SPAK pretendon se ka zbardhur rolin e personave të tjerë në këtë vrasje.

Për këtë çështje, prokurori i Fierit Dorian Tafili, kishte kërkuar për Zajën 25 vite burgim, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 21 vite heqje lirie.

Ndërkohë, Apeli Tiranë e dënoi përfundimisht me 19 viite heqje lirie.

Në këtë ngjarje kriminale besohet se ka marrë pjesë dhe Elson Xheçuka, vëllai i Hektor Xheçukës nga Kamza.

Ndaj Elsonit dhe dy personave të tjerë Elmir Tufa dhe Silvio alias Roland Cara, prokuroria e Fierit ka lëshuar masa arresti, por ende nuk janë ekzekutuar nga policia. Ata vijojnë të jenë në kërkim.

Çështja hetimore ndaj tyre, është kthyer për rihetim nga gjykata e Fierit. Për tre personat e mësipërm, gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre. Ndërkohë, tashmë ky hetim në dorë është marrë nga SPAK.

Deri më tani mendohet se Elson Xheçuka, është personi që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin. Njëri nga pjesëmarrësit në këtë vrasje, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale, atë të grabitjes së 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ngjarje për të cilën është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Grabitjes me armë”.

Shkëlzen Kastrati (40-vjeç), u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip “Range Rover”, që pas vrasjes u gjet e djegur te “Mbikalimi i Baltzës”.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën

Ndërkohë për tentativën e vrasjes së Enrik Metës të ndodhur në Burrel, është arrestuar fillimisht Tori Xheçuka dhe pas disa muaj është liruar nga apeli, duke caktuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Hektor Xheçuka, fillimisht është akuzuar nga prokuroria e Matit për veprën penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë në dëm të Enrik Metra dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Për këto dy akuza, prokuroria e Matit, ka kërkuar dënimin deklarimin fajtor dhe dënimin me 6 vite burgim të Hektor Xheçukës.

Ndërsa trupi gjykues i përbërë nga Armela Hasantari, dhe dy gjykatësit e Tiranës, Artan Gjermeni e Lazër Sallaku, vendosën të kualifikojnë akuzën ndaj Hektor Xheçukës, nga “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje”, duke e dënuar Xheçukën me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Ky vendimin është apeluar nga prokuroria e Matit, e cila kërkon në gjykatën e Apelit Tiranë, dënimin me 6 vite burgim të Xheçukës.

Por teksa Xheçuka ka qenë në pritje për t’u gjykuar në Apel, e njëjta gjykatë ka marrë në shqyrtim një kërkesë për lirimin e Xheçukës, nga masa e “arrestit në burg” në atë të “arrestit në shtëpi”.

Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka urdhëruar që Xheçuka të qëndronte i mbyllur në banesën e tij në Kamëz.

Por Xheçuka nuk e ka zbatuar këtë masë sigurimi, duke lëvizur disa herë nga shtëpia dhe më pas arrestuar nga policia, por sërish atij nuk i është revokuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Xheçuka tashmë është larguar në drejtim të Dubait, duke ju shmangur ndjekjes nga strukturat e policisë kriminale dhe SPAK.

Continue Reading

Kronike

Operacioni i SPAK, zbardhet identiteti i 9 të arrestuarve që kanë dalë para GJKKO-së

Ditën e sotme po mbahet se seanca për të arrestuarit që u vendosën në pranga në kuadër  të operacionit të SPAK. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale.  Ndërkohë janë zbardhur emrat e personave që kanë dalë sot para gjykatës ndërsa tre prej tyre janë dënuar në burg.

Të arrestuarit në lidhje me operacionin e SPAK janë Miri Bruli, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Armando Ndreca, Dejvis Bajramaj, Drianto Bardhi, Viktor Bajraktari, Satilno Basho, Robert Laçi. Mësohet se Bajrajtari, Basho dhe Laçi janë të dënuar me burg dhe ndodhen në burg te 302, në Fier dhe Fushë-Krujë.

Nga operacioni i spak janë arrestuar 10 perosna, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale. Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.Gjatë kontrolleve të zhvilluara në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.

Continue Reading

Kronike

E denoncoi më 7 maj/ Fjalët e fundit të shqiptares para se ish-bashkëshorti ta vr*iste: Më ruan me…

Mediat greke, vijojnë historinë tragjike të shqiptares së vrarë Enkelejda Denaj, në Athinë nga ish-bashkëshorti Eduard Danaj.

Enkelejda Denaj, e cila u masakrua me thikë, ka jetuar në një ferr me rrahje, abuzime dhe sharje,

Raporti mjeko-ligjor i trupit të vlonjates, përshkruan 15 plagë me thikë në të gjithë trupin.

Enkelejda u takua me Eduardin kur ishte 17-vjeç dhe të dy lanë Vlorën, për një të ardhme më të mirë në Greqi. Në moshën 19-vjeçare, lindi vajza e parë, por sipas dëshmisë së viktimës të dhënë në 7 maj kur denoncoi për herë të fundit ish-burrin për dhunë, ajo ka treguar se asnjëherë nuk shkuan mirë si çift.

“Më ka kërcënuar, abuzuar shumë herë, më ka mërzitur. Kam raportuar disa incidente por jo të gjitha”, ka dëshmuar 40-vjeçarja.

Ajo ka deklaruar më 7 maj në polici se ish-bashkëshorti e ka vëzhguar prej një jave me makinë jashtë shtëpisë së saj. Enkelejda ka deklaruar se iu afrua dhe i tha se çfarë bën këtu, po ai e ka rrahur dhe duke i thënë se do ta djegë.

Në polici autori i krimit, ka thënë se një foto në “Facebook” e çoi në vendimin për të thurur planin për ta vrarë. Ai pretendon se e ka parë Enkelejdën të shfaqte foto me një burrë tjetër dhe vendosi t’i jepte fund gjithë kësaj.

“Nuk durova ta shihja të dashurin e saj. Ai po ngiste makinën time dhe unë punoja dy punë”, ka thënë shqiptari në polici.

“E mendova me shumë kujdes dhe vendosa që një natë më parë. E dija se sa orë shkon ajo në dyqanin ku punon dhe pa humbur kohë mora një thikë nga shtëpia dhe shkova në vendin ku e dija se do të shkonte në punë. Sapo e pashë që po vinte, iu afrova i thashë “çfarë ka ndodhur, a je mirë, të ngjitemi në shtëpi” dhe ajo m’u përgjigj “nuk kemi punë të shkojmë në shtëpi”. Këto ishin fjalët e saj të fundit, kur u sulmua e thikë deri kur e ka lënë të vdekur në vend. Pastaj u largova nga atje në këmbë, shkova për dy orë për të fjetur në një hotel dhe kur u largova atje kërkova alkool dhe fillova të endem nëpër rrugë”, ka deklaruar 50-vjeçari.

Skena e krimit është kapur nga kamerat e sigurisë dhe ka qenë vajza e çiftit, që i ka thënë policisë se cilat kamera kishin filmuar ngjarjen në vendin e sulmit.

Vetëm 4 orë para vrasjes, ai ka shkuar dhe ka blerë birra dhe shfaqet pranë këtij koshi, duke hedhur një qese me shishet e birrës, ndërsa pas krimit ka hedhur celularin për të mos u zbuluar nga autoritetet.

Dëshmitarë në median greke flasin se çifti debatoi, Eduardi theu shishet e birrës ndërsa Enkelejda bëri gjithçka për të shpëtuar veten.

Më herët, familjarët e saj dëshmuan dhunën barbare të Eduard Denaj ndaj Enkelejdës, madje edhe kur ishte shtatzënë ish-burri I ka future kokën në kovë e zbardhues rrobash.

Të hënën në 20 maj, shqiptari do të dalë në gjyq për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Kronike

64-vjeçari ngacmon se*ksualisht një 9-vjeçar, procedohet penalisht

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi zyrtar, mes emrave të proceduar është edhe një 64-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur 9 vjeçar.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se rastin e ka kallëzuar gjyshja e fëmijës së mitur. Më tej bëhet me dije se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme ndërsa 64-vjeçari është identifikuar me inicialet B. S.

Njoftimi nga Policia

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë: Sektori i Narkotikëve referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, se 64-vjeçari, ditën e djeshme, i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. M., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pjesë këmbimi automjetesh, në magazinën e shtetasit A. T., në fshatin Shelegar. Po ky komisariat referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit Sh. M., 47 vjeç dhe J. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që këta shtetas posedonin dhe në banesën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis dhe një shufër metalike.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit I. M., 61 vjeç dhe A. B., 41 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në Vlorë dhe Himarë, duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

Nga dhuna në familje e deri te vjedhja, arrestohen 5 persona në Tiranë

5 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme. Mësohet se një nga të arrestuarit u vendos në pranga pasu 41-vjeçari me inicialet H. B. ushtronte dhunë ndaj gruas së tij.

Më tej në njoftimin e policisë bëhët me dije se 32-vjeçari i arrestuar i ka vjedhur një gruaje një shumë parash si dhe e ka ngacmuar seksualisht. Një tjetër person është arrestuar për dhunë ku raportohet se një 37-vjeçar ka dhunuar vjehrrin e tij.

Gjithashtu është arrestuar një 20-vjeçar  pasi në rrugën “Andon Pano”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka mbetur vete shoferi i plagpsur dhe një 25-vjeçar.

Njoftimi i plotë

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin H. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi H. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje, si dhe e ka ngacmuar atë seksualisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin M. S., 20 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në rrugën “Andon Pano”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 20-vjeçari së bashku me pasagjerin në motomjet, shtetasin F. S., 25 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 19.05.2024, në Fushë Krujë, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. H., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING