Connect with us

Kronike

Vrau bashkëkombasin e tij në Itali për një grua

ITALI- Rigels Gjinaj, 34-vjeçari shqiptar i cili është autor i vrasjes së bashkëkombasit të tij 23-vjeçar Emanuel Rrokut 3 javë më parë, pas një sherri të ndodhur jashtë një klubi nate, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë.

Sipas mediave italiane, Gjinaj ndodhet ende në spital i ruajtur nga karabinierët 24 orë të cilët po hetojnë ende për ngjarjen e ndodhur para një lokali në via komunale Allea.

Një hetim që ende nuk është mbyllur dhe që vijon me marrjen në pyetje të miqve të djalit të vrarë dhe shoqërinë e djalit të plagosur nga arma e 34-vjeçarit shqiptar. Një hetim që kërkon të sqarojë pikat e ndryshme të errëta të historisë që deri tani mbeten të tilla. Para së gjithash, pse 34-vjeçari, një shqiptar me prejardhje që jeton në Milano, ishte në Turbigo pikërisht në atë klub dhe në atë mbrëmje. Së dyti, nëse sherri shpërtheu vërtet për një grua të re apo nëse kishte mosmarrëveshje të tjera mes Gjinajt dhe grupit të vogël të shqiptarëve.

Mbetet për t’u kuptuar gjithashtu se përse vrasësi kishte një pistoletë të kalibrit 6.35 mes njerëzve në një vend publik. Armë, zhdukja e së cilës u raportua tek karabinierët e Komos. Një sërë pyetjesh që mund të lehtësojnë apo rëndojnë përgjegjësinë e njeriut që qëlloi i sulmuar nga grupi i të rinjve të cilët më pas e çarmatosën dhe e rrahën deri në ndërhyrjen e karabinierëve që e penguan të arratisej.

Advertisement

TRENDING