Connect with us

Kosova

Vuçiç ka qënë në dijeni të sulmit terrorist/ Opionioni i ish-komandantit të KFOR-it

Për ish-komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler, futja e rreth 30 terroristëve në Veri të dielën e 24 shtatorit ka qenë incidenti më i rëndë pas luftës në Kosovës, dhe është shprehur i bindur që për këtë sulm ishte në dijeni presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe se radikalizmi i kriminelëve është si rezultat i retorikes agresive të këtij të fundit.

Si njohës deri në detaje i situatës në Ballkan, e veçanërisht në Kosovë, ai pohoi se pa përpjekje për uljen e tensioneve dhe pajtimin në nivelin më të lartë, radikalizmi do të vazhdojë.

“Në planin afatshkurtër do të doja të shihja një hetim të plotë të Policisë së Kosovës të mbështetur nga institucionet serbe të sigurisë dhe një ndjekje penale të kriminelëve përgjegjës, siç është standard në Evropë dhe në planin afatgjatë shpresoj që kosovarët dhe serbët t’i detyrojnë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur politikë të bëjnë më shumë për një të ardhme paqësore të të dy vendeve” – theksoi ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler

Advertisement

TRENDING