Connect with us

Politike

Xhaketa një mesazh i koduar? Rama foto me djalin e George Soros

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ka zhvilluar një takim pune me biznesmenin e njohur Alex Soros, djalin e multimiliarderit George Soros. Përmes një postimi në rrjtetet e tij sociale, kreu i qeverisë, Rama ka postuar një foto me Alex Soros dhe ka bërë me dije se në darkë ka takuar të riun. Ndërsa ndau dhe detaje edhe lidhur me bisedën e bërë mes të dyve.

“Me mikun e shtrenjtë Alex Soros pas një darke pune në Tiranë, ku folëm për Shqipërinë e rajonin dhe nxitjen e mëtejshme të nxënësve drejt teknologjisë digjitale”, shkruan Rama në postimin e tij.

Por një tjetër gjë që bie shumë në sy është një xhaketë, me simbolin e yllit të kuq në të dy jakët e saj, mbi të cilën Rama ka hedhur krahun. Se çfarë do të thotë me këtë, nuk dihet. Por me siguri, është një mesazh i koduar…

POSTIMI I RAMËS:

Advertisement

TRENDING