Connect with us

Politike

Zekthi: Ajo ç’ka bëri Gaz Bardhi është një budallallëk

Analisti Fitim Zekthi është shprehur se procesi i zgjedhjeve të ditës së sotme është i pakthyeshëm. Në një intervistë ai nënvizoi se nuk e ka tagrin Sekretari i Përgjithshëm i PD që të mbledhë Këshillin Kombëtar. Sipas tij, Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD-se ose nga kryetari i kësaj partie. “Procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm. Nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar. Kjo është një gjë qesharake dhe absurde. Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk ka të drejtë të thërrasë Këshillin Kombëtar, nuk e ka tagrin. Sekretari merr në shqyrtim vetëm gjërat që do të zbatojë dhe nuk merr vendime. Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD ose nga Kreu i PD-së”- tha ai.

Politike

Del lista me votat, kush janë më të votuarit për Kryesinë e Partisë së Lirisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar rezultatet e votimit në Komitetin Drejtues Kombëtar për Kryesinë e re Politike të Partisë së Lirisë.

Nga votimi bie në sy se personi më i votuar ështël ish-ambasadori Agim Nesho me 185 vota dhe pas tij rreshtohet Edmond Panariti me 180 vota, Petraq Milo me 177 vota dhe Lefter Maliqi me 175 vota.

Lista e plotë:

1.    Agim Nesho – 185 vota

2.    Edmond Panariti – 180 vota

3.    Petraq Milo – 177 vota

4.    Lefter Maliqi – 175 vota

5.    Petrit Vasili – 171 vota

6.    Eriona Bixha – 170 vota

7.    Erisilda Hoxha – 167 vota

8.    Brunilda Paskali – 165 vota

9.    Ismeralda Seidolli – 163 vota

10.  Brunilda Salaj – 163 vota

11.  Anisa Ibraj – 162 vota

12.  Miranda Rira – 160 vota

13.  Ana Gjidiaj – 157 vota

14.  Genc Gjokutaj – 156 vota

15.  Endrit Braimllari – 156 vota

16.  Ines Shehu – 156 vota

17.  Petrit Sinaj – 154 vota

18.  Kejdi Mehmetaj – 152 vota

19.  Myrvete Asqeri – 150 vota

20.  Kontjana Kuçi – 150 vota

21.  Ana Azizaj – 149 vota

22.  Floida Kërpaçi – 149 vota

23.  Viktor Tushaj – 148 vota

24.  Rexhep Ballmi – 147 vota

25.  Nora Malaj – 146 vota

26.  Gentian Çala – 146 vota

27.  Baki Dervishi – 144 vota

28.  Ardit Çela – 144 vota

29.  Elda Ballabani – 142 vota

30.  Elona Guri – 141 vota

31.  Luan Qato – 141 vota

32.  Arla Merja – 140 vota

33.  Besnik Jakaj – 133 vota

34.  Luigj Turmalaj – 132 vota

35.  Faik Basha – 129 vota

Kryesia e plotë politike, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin, Kryetarin e Komitetit Drejtues Kombëtar, Sekretarin e Përgjithshëm, Zëvendës Sekretarët e Përgjithshëm, Sekretarët, Kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim, Kryetaren e Lëvizjes së Gruas për Integrim, që janë të zgjedhur dhe që sipas Statutit janë automatikisht pjesë e saj për shkak të funksionit që kanë, është si më poshtë vijon:

1. Ilir Meta ( President )

2. Erisa Xhixho (Zv/Presidente)

3. Edmond Haxhinasto (Kryetar i KDK)

4. Tedi Blushi (Sekretar i Përgjithshëm)

5. Silva Caka (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

6. Brunilda Haxhiu (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

7. Anxhela Shenaj (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

8. Bedri Merhori (Zv/Sekretar i Përgjithshëm)

9. Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)

10.Kristian Kina (Kryetar i LRI)

11. Ambasador  Agim Nesho

12. Prof. Edmond Panariti

13. Prof. Petraq Milo

14. Lefter Maliqi

15. Petrit Vasili

16. Eriona Bixha

17. Erisilda Hoxha

18. Brunilda Paskali

19. Ismeralda Seidolli

20. Brunilda Salaj

21. Anisa Ibraj

22. Dr.Miranda Rira

23. Ana Gjidiaj

24. Genc Gjokutaj

25. Endrit Braimllari

26. Ines Shehu

27. Petrit Sinaj

28. Kejdi Mehmetaj

29. Myrvete Asqeri

30. Kontjana Kuçi

31. Ana Azizaj

32. Floida Kërpaçi

33. Viktor Tushaj

34. Rexhep Ballmi

35. Prof. Nora Malaj

36. Gentian Çala

37. Baki Dervishi

38. Ardit Çela

39. Elda Ballabani

40. Elona Guri

41. Luan Qato

42. Arla Merja

43. Besnik Jakaj

44. Prof. Luigj Turmalaj

45. Faik Basha

Continue Reading

Politike

Veliaj: Lepujt s’më heqin dot, nuk dorëzohem

Rithemelmi nuk heq dorë nga dhuna. Pavarësisht apelit të policisë për të mos kryer akte dhune, grupiprotestuesit kanë hedhur molotov drejt bashkisë së Tiranës. Disa të rinj janë filmuar edhe duke hedhur vezë drejt godinës. Pjesëmarrja është shumë e ulët.

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që po zhvillohet online.

Veliaj duke folur online para këshilltarëve bashkiakë me gjuhë të ashpër ndaj kundështarëve politikë e jo vetëm, atyre që i quan ‘armiqë’ u shpreh i vendosur se do të vijojë të jetë në krye të bashkisë madje inkurajoi dhe këshilltarët bashkiakë të vijojnë punën për një Tiranë më europiane.

Lepujt s’na heqin dot… Nuk dorëzohem. Do të punoj akoma më shumë. E shijova në mënyrë profesionale shkuarjen në SPAK.  Nëse janë burra të zbresin nga ballkoni I Berishës të zbresin nga paralelja e Metës e të shkojnë në SPAK. Secili prej maskarenjve atje përballë ka interesin e vet” 

Continue Reading

Politike

Nikoll Lesi: Ja kush përflitet si kandidati i opozitës për kryeministër

Nikoll Lesi thotë se në opozitë kanë nisur të qarkullojnë emrat, për kandidatë të mundshëm për kryeministër, nëse fitojnë zgjedhjet e 2025.

“Opozita ka filluar të mbledhë rripat dhe të riorganizohet. Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë dy emrat më të besuar në publikun e gjerë në raport me Berishën që ka afro 400 mijë militantë të tij.

Edhe Ilir Meta po forcohet, nga 110 mijë vota synon të kapë 200 mijë vota e kusur.

Por prapë nuk e mposhtin Edi Ramën që ka 800 mijë vota të garantuara.

Ndaj burime brenda opozitës tregojnë se përveç opozitës së rrugës duke goditur e denoncuar pushtetin, e dijnë se akoma janë pas kryeministrit, që mbetet një makineri elektorale gjigande; ndaj po shikojnë se si të mbledhin pjesën gri të votuesve.

Skema është se duhet të dalin me emrin e kryeministrit dhe zv.kryeministrit në zgjedhje dhe të mos e lenë pas zgjedhjeve. Kjo bëhet që të shtojnë votat.

Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti janë dy emrat me të lakuar nga opozita për emrin e kandidatit për kryeministër.

Por Ilir Meta ndonëse ka afërsi dhe besim te Këlliçi kërkon që emri i zv.kryeministrit të jetë Erisa Xhixho. Ndërkohë mjeku Ilir Mehmeti është më i gjithëpranuar nga publiku sepse nuk bën pjesë në asnjë grupazh në opozitë.

Ilir Alimehmeti po të garonte për kryebashkiak në kryeqytet mund të shkonte kokë me kokë me Erion Veliaj. Por lobingjet e interesit të kullave nuk e lejuan të kandidonte mjekun Alimehmeti.

Përflitet koridoreve të opozitës se edhe Gazment Bardhi mbetet kandidaturë serioze por PL nuk e pranon për arsyet e saj. Agron Gjekmarkaj pranohet nga Ilir Meta, nëse Berisha e kandidon.

Por nga të gjithë mjeku Ilir Alimehmeti mbetet kandidati jashtë klaneve dhe pazarëve dhe që mund të garantojë drejtësi e ligj”, shkruan Lesi në gazetën e tij.

Continue Reading

Politike

Basha: Sfida kodoshësh, i përdorin njerëzit si ‘mish për top’

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka ironizuar fjalën e Ilir Metës se është në gjendje të grumbullojë qindra protestues sërish në shesh. Sipas Bashës këto janë numra të një kaste politike, që i përdor njerëzit si mish për top. Basha tha në Frontline Interview në Report Tv, se do ta çrrënjosin këtë kulturë politike.

‘Këta janë sfida kodoshësh të vjetër që nuk kanë lidhje me realitetin. Janë njerëz të mbaruar. Çfarë janë këta i ka rrogëtar nëse u ka falur janë numra të një kaste të vjetër politike që i trajtojnë njerëzit mish për top këtë kulturë politike në do ta çrrënjosim. Nuk ka më të marrë këtu të çoj atje, hajde këtu.

Nëse qeveria do të rrezohet vetëm me protesta atëherë do të ishte e thjeshtë, anulonim zgjedhje, anulonim kushtetutën. Ky është model anarkist. Protestat janë një moment presioni.’- tha Basha

Continue Reading

Politike

‘I bëri elozhe prej legjendari, por Berisha e lëshoi Metën’

Arben Meçe  foli për indiferencën e Sali Berishës për Konventën Kombëtare të PL-së së Ilir Metës. Meçe tha se, Berisha nuk do ta lejojë Metën që ta lidhë figurën e tij, më të, edhe pse kreu i PL-së i thuri elozhe prej legjendari ish-kryeministrit.

“Berisha ishte bojkotuesi më i madh i Konventës së Metës. Ai ishte absolutisht i ftohtë me Metën. Sepse vetëm një gjë nuk e pranon Berisha. Nuk mundet ta barazojë autoritetin e vet, simbolikën e vet me simbolikën e Ilir Metës dhe të dy të bashkohen si të dënuar politikë nga regjimi i Ramës etj.

Berisha është i kujdesshëm që nesër kur të arrestohet Meta të thotë: “Jo zotëri ai e bëri veprimin, por unë nuk e pranova, sepse unë nuk i dërgova njerëz, nuk e thirra, ai erdhi vetë.” Në fjalimin e tij Berisha nuk foli fare për PL-në. Çdo lloj fjalimi mbajti, ama vetëm për PL-në nuk foli.

Ndërsa Meta veshi fanellën simbolikë dhe i bëri elozhe prej legjendari Berishës. Kishte një qëndrim prej servili. Nuk ishte servil, por ishte strategji ndaj Berishës që të bashkonte figurën e vet më të ish-kryeministrit. Por Berisha nuk e pranon këtë gjë.”, tha zoti Meçe.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING