Connect with us

Aktualitet

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KLGJ & KLP, Fuga kundër emrave të propozuar

Akademiku Artan Fuga i ka dërguar një letër Avokates së Popullit Erinda Ballanca në lidhje me plotësimin e vendeve vakante me anëtarët e rinj të KLGJ-së dhe KLP-së. Me anë të një postimi në Facebook, Fuga ka bërë publike letrën, ku shkruar se nuk ka deleguar asnjë person për ta përfaqësuar në komisionin e pavarur për këtë procedurë. Fuga ka kundërshtuar dy emrat që i kanë shkuar Avokatit të Popullit, të cilët janë Shaban Murati dhe Shaban Murati. Sipas Fugës këta emra nuk janë propozuar nga Asambleja e Akademisë së Shkencave për të zënë vendet vakante në KLGJ dhe KLP.

Postimi i Plotë:

Zonja avokate e Popullit, unë nuk i kam deleguar asnjë vullnet z. Shaban Murati për të më përfaqësuar në komisionin e pavarur ad hoc për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLGJ dhe KLP! Nga media publiku merr vesh se kanë filluar procedurat për caktimin e anëtarëve të komisionit të pavarur ad hoc që do të propozojë kandidaturat për anëtarë të KLGJ dhe KLP, pra për vendet vakante. Kuptohet që janë dy struktura të Pallatit të Drejtësisë me shumë rëndësi për funksionimin si duhet të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë. Kuadri ligjor në fuqi parashikon që edhe Akademia e Shkencave ftohet për të dërguar një anëtar në këtë komision ad hoc me kaq rëndësi për fatet e dhënies të drejtësisë në Republikën tonë. Merret vesh që Akademia e Shkencave paska dërguar si anëtar i këtij komisioni z. Shaban Murati, dhe zëvendësues z. Ardian Civici! Me cilësinë e anëtari të Akademisë së Shkencave deklaroj publikisht se për sa më takon nuk i kam dhënë asnjë mandat përfaqësimi z. Shaban Murati për të qenë anëtar i këtij komisioni. Aq më pak zëvëndësuesit. Sigurisht duke thënë këto, nuk është rasti as të jap konsiderata pozitive dhe as negative për të dy zotërinjtë e lartpërmendur, thjesht gjykoj në planin institucional. La ta sqaroj qendrimin tim që po e bëj publik me shqetësimin qytetar për një funksionim si duhet të sistemit të drejtësisë në vend.

Mbi të gjitha kjo kompetencë që i jepet Akademisë së Shkencave përbën një nënfunksion të saj që nuk ka asnjë lidhje me funksionin e saj kryesor të njohur nga ligja për të promovuar vlerat e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend. Problemi është se ky nënfunksion e politizon Akademinë e Shkencave sepse kuptohet që agjenci, forca politike, qeveria, a kushdo tjetër mund të ushtrojnë presione duke supozuar se kanë interes që Akademia e Shkencave të dërgojë ata anëtarë në komision që mund të çojnë vullnetet e dëshiruara dhe që mund të kontrollohen. Këtu nuk paragjykoj askënd, as akuzoj, por konstatoj faktin se ky nënfunksion krijon të gjitha pistat e mundëshme që të krijohen ndërvarësi midis politikës dhe shkencës, dhe që sigurisht hapin të gjitha shtigjet për ta politizuar Akademinë e Shkencave dhe kërkimin shkencor. Unë kam të drejtë të supozoj se mos të gjitha ato presione politike të ardhura nga shumica parlamentare për të ndërhyrë në procesin e zgjedhjes të organeve drejtuese në Akademinë e Shkencave paskan lidhje pikërisht me këtë nën-funksion të dytë të Akademisë. Projekligji Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj u kalua me votim në orën pesë të mëngjesit, me nxitim, urgjencë, dhe me shkelje të rënda proceduriale. Mos tani kuptohet se përse paska ndodhur kjo? Dikush mund të thotë se kështu e ka ligja. Sigurisht, por asnjë qytetar nuk mund të privohet nga e drejta për të dhënë mendime për përmirësime të mëtejshme të kuadrit ligjor të reformës në drejtësi. Ndërkaq, edhe nëse ligja e parashikon sa më sipër, kandidaturat e Akademisë së Shkencave duhet të shprehin vullnetin e Asamblesë të Akademisë së Shkencave. Më së paku.

Asnjë vullnet nuk ka shprehur kjo asamble që të caktojë delegimin te z. Shaban Murati dhe të zëvendësuesit të tij Unë mendoj se pa shprehjen e këtij vullneti nga ana e akademikëve mandati i z. Shaban Murati dhe i zëvendësuesit të tij janë pa vlerë, të paqënë, dhe jo legjitim. Aq më tepër, ndonëse nuk e di se kush e ka përcjellë shkresën, me ç’firmë ka ardhur te avokati i popullit nga Akademia e Shkencave, informoj se për shkak se zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë penguar, marrë peng, uzurpuar për interesat personale, në shkelje të ligjit dhe të statutit të Akademisë së Shkencave, Kryesia dhe drejtuesi i saj është me mandat të përfunduar. Ndryshe thënë aktualisht është pa mandat. Si i tillë nuk mund t’i japë mandat përfaqësimi z. Shaban Murati të përfaqësojë me mandat Akademinë e Shkencave në komision. Pa paragjykuar z. Shaban Murati dhe as zëvëndësuesin e tij, unë personalisht nuk shoh as se përse është gjykuar që ai të përfaqësojë vullnetin e akademikëve. Nëse do të duhej të shprehej ky vullnet, duhej hapur konkurs publik, duheshin analizuar kandidaturat, duheshin dëgjuar ato nga asambleja e Akademisë së Shkencave, etj. Ndryshe i hapen rrugë të gjitha tjetërsimeve të vullnetit akademik që duhej të ishte shprehur me votë për këto detyra me rëndësi jetike për fatet e drejtësisë shqiptare dhe të reformimit të saj. Aq më shumë se z. Shaban Murati nuk është fare anëtar i Akademisë së Shkencave dhe nuk ka asnjë lidhje funksionale apo institucionale me të.

Unë nuk e di se çfarë dhe cilët do të përfaqësojë z. Shaban Murati në atë komision. Vullnetin e përgjithshëm të kombit, sikurse e kërkon ndërtimi i sistemit të drejtësisë, vullnetin e Asamblesë të Akademisë së Shkencave? Vullnetitn e Kryesisë të saj me anëtarë dhe Kryetari pa mandat? Vullnetin e vet personal? Apo cilin vullnet? Sinqerisht është krejt në ajër çdo legjitimitet i supozuar nga ana e tij. Për të mos thënë më gjatë se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave nuk ka më shumë se një ose dy juristë. Të tjerët, ne të tjerët, nuk kemi asnjë kompetencë akademike për të pasur legjitimitet për të ndikuar me influencën tonë në zgjedhjen e personave që do ta drejtojnë sistemin e së drejtës në Republikën tonë. Dhe vërtet, çfarë lidhje dhe kompetencë morale apo logjike ofron nanoteknologjia, siszmologjia, imunologjia apo gërmimet në Butrint për të ndikuar në formësimin e komisionin ad hoc për verifikimin dhe seleksionimin e kandidaturave për në KLGJ dhe KLP? Cfarë përfaqëson Akademia e Shkencave veç opinionit jo kompetent në fushë të neve tridhjet a më shumë anëtarëve të asamblesë ? Aq më pak e ka atë z. Shaban Murati që mesa di unë as nuk është jurist, as nuk ka tituj shkencorë, as nuk ka pasur ndonjë karrierë shkencore institucionalisht. Me ndërgjegje të plotë qytetare dhe atë akademike, zonja Avokate e Popullit, lutem verifikoni procedurat, sikurse i bëj thirrje z. Shaban Murati të mos ushtrojë një kompetencë jo të legjitimuar, mos përcjellë një mandat që nuk është i bazuar, i padeleguar institucionalisht nga anëtarët e Asamblesë të Akademisë së Shkencave. Me respekt, Artan Fuga

Aktualitet

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.

Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti.

Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!

Continue Reading

Aktualitet

Ermal Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë

Analisti Ermal Hasimja ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.

Sipas tij  sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.

“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë.

Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë  vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.

Continue Reading

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING