Connect with us

Aktualitet

102 DITË PROTESTË! Bllokohet Unaza, tubuesit paralajmërojnë protestën kombëtare

Në Tiranë mbahet dita e 102-të e tubimit kundër klasave politike.

Kësaj radhe, disa prej protestuesve kanë bllokuar rrugën te ura e madhe në unazë, duke mos lejuar makinat të kalojnë.

Ndërkohë, disa prej protestuesve të tjerë kanë vijuar me itinerarin e tyre, duke mbajtur fjalime përpara Kryeministrisë, ku fokusin e kishin te videoja e përplasjes së një dite të parë mes tubuesve dhe deputetes Iris Luarasi.

Ndërkohë, ata paralajmëruan dhe një protestë kombëtare me prezencën e diasporës më 12 shtator.

Advertisement