Connect with us

Politike

“25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq”/ Rama përballë banorëve të Zvërnecit

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre shqetësimet në lidhje me projektin e shumë kundërshtuar.

Ka qenë një nga të pranishmit që ka marrë fjalën duke iu drejtuar kreut të qeverisë, se deklaratat e tij ne kanë prekur pasi toka e tyre është e trashëguar brez pas brezi.

“Im atë ka luftuar për atë tokë për 25 vite, derisa ndërroi jetë, pastaj ma la trashëgim mua çështjen”, tha ai.

Qytetari: Ajo është një tokë e trashëguar dembabadem. Mua më vrau, u duk e paragjykuar, u duk sikur ç’të pres unë tani nga gjykata. Nëse më takon prona apo jo e cakton gjykata. Më kanë sorrollatur 35 vite, 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Fakti që s’kemi vrarë e prerë s‘do të thotë që të mos intervistohemi e të mos kemi zë. Disa deklarata tuajat më kanë prekur.

 

 

Rama: Fjalët kanë peshë të madhe. Unë jam shumë i kudjesshëm me fjalë. Kam thënë që prona është e kthyer denbabaden. Është kthyer shumë vite më parë, jo në këtë periudhë. Ligji funksionon që kthehen pronat e trashëguara. Nëse kthimi është i drejtë ose jo këtë nuk e vendos unë apo qeveria.

Advertisement