Connect with us

Politike

2500 banesa individuale, 4800 apartamenten një financim drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit

 Mirëdita të gjithëve! Faleminderit!

Sot kishim planifikuar një seancë komunikimi për  shëndetësisë, por, për fat të keq, mbrëmë ministrja humbi babanë dhe seancën për shëndetësinë do ta zhvillojmë javën  e ardhshme, besoj.

E pamë të udhës të fokusohemi tek rindërtimi, për të bërë një përditësim të programit, i cili po ecën me ritme shumë të larta. Natyrisht, për të folur edhe për impaktin e programit në ekonomi dhe në punësim. Programi adreson një problem jashtëzakonisht të mprehtë për mijëra familje, por ndërkohë krijon kushtet për një përfshirje masive të të gjithë kompanive të ndërtimit dhe për një përfshirje në punë të një numri të konsiderueshëm individësh.

Edhe projektbuxheti i vitit 2021 vazhdon të adresojë në mënyrë prioritare pasojat e tërmetit dhe fatkeqësinë tjetër të madhe, goditjen e vendit, të shoqërisë e të njerëzve tanë nga COVID-19.

Për programin e rindërtimit parashihen 28 miliardë lekë në projektbuxhetin e vitit që hyn. Gjithashtu, paralelisht është parashikuar edhe fondi në vazhdim prej 1.5 miliardë lekësh për bonusin e qerasë për familjet që do vijojnë të qëndrojnë në kushte shtëpie, deri në ditën që do të kthehen në apartamentet e reja.

Këtë vit janë 34 miliardë lekë të buxhetit të shtetit, të vendosura në dispozicion të rindërtimit, prej të cilave 32 janë të alokuara plotësisht. Nga këto, deri në fillim të tetorit janë 70 milionë dollarë të derdhura. Bëhet fjalë për shtëpitë për të cilat, një masë, përditë e më e konsiderueshme, banorësh po marrin çelësat. E gjithë pjesa tjetër e shumës është në themelet ose në strukturat e ndërtesave të reja, të shkollave, të qendrave komunitare dhe të infrastrukturës rrugore e nëntokësore të atyre që do të jenë së shpejti lagje të reja, të ngritura plotësisht nga e para në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Qëllimi ynë mbetet deri në fund që shtëpitë e rindërtuara të jenë më të mira, më të forta dhe në shumë raste, edhe më të mëdha se shtëpitë që familjet e goditura nga fatkeqësia humbën. Duke patur parasysh edhe faktin që ne kemi zgjedhur të bëjmë një politikë të mirëfilltë strehimi për të gjitha kurorat që ishin bashkë, në një kulm, në shtëpitë e shembura nga tërmeti, për të cilat do të ndërtohen shtëpi të veçanta dhe po ndërtohen ndërkohën që flasim.

Në Shijak, në Laç, në Durrës dhe në Fushë Krujë kemi tanimë një pamje evidente të një pune që shtrihet shumë përtej një rindërtimi mekanik. Bëhet fjalë për një rindërtim që niset nga bindja se kjo është një krizë që duhet të krijojë një mundësi dhe  kjo krizë po kthehet në një mundësi, jo vetëm për familjet individualisht, por për komunitete të tëra që do të jetojnë në kushte krejtësisht të tjera, me standarde optimale. Mjafton të shikoni zhvillimet në Fushë Krujë, në Laç, në Thumanë apo zhvillimet në zonën e Kavajës, sikundër dhe të Shijakut.

Ndërkohë, me Durrësin, lajmi i mirë është se më në fund kemi përfunduar procesin e hartimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara. Tanimë jemi gati për firmën përfundimtare, për të cilën thjesht presim edhe pak ditë, sepse në ndërkohë po punojmë ngushtësisht me miqtë tanë në Emiratet e Bashkuara edhe për një marrëveshje të re ndërmjet dy qeverive për investime direkte në vendin tonë,  posaçërisht investime direkte në zonën e prekur, investime direkte që lidhen me aspekte jashtë rindërtimit, kryesisht në funksion të zhvillimit të turizmit.

Në zonat Krujë, Vorë, Thumanë dhe Tiranë janë ndërtuar apo janë në rindërtim 850 shtëpi individuale, si dhe 3 lagje të reja. Ashtu sikundër kemi edhe një lage tjetër të re, më saktë, një bllok të konsiderueshëm pallatesh të reja në Krujë, gjë për të cilën po punohet ende intensivisht me projektin për shkak të terrenit jashtëzakonisht sfidues dhe të nevojës për të pasur një projekt, i cili të jetë një prurje e re, por në respekt të atij qyteti nga pikëpamja arkitekturore, në mënyrë që të sjellë një vlerë të shtuar për qytetin.

Në Shijak kemi 270 banesa individuale që, siç parashikojmë, do të jenë gati në fund të nëntorit me çatitë dhe brenda muajit dhjetor do të përfundojmë të gjitha rifiniturat. Të gjitha familjet do të hyjnë në shtëpi, siç ua kemi premtuar, për  Vitin e Ri.

Ka filluar pjesërisht ndërtimi i 215 banesave individuale në Manze dhe i banesave të para individuale në Durrës. Ndërkohë po përfundon projekti i madh i infrastrukturës për lagjen e re të Durrësit, e cila do të ndërtohet në zonën e Spitallës. Do të jetë një lagje absolutisht me standarde optimale, ashtu sikundër edhe një vlerë e shtuar në atë zonë ku tanimë po merr formë Eco-parku, aty ku deri para pak kohësh gëlonte kanceri i madh i plehrave të Porto Romanos.

Në total janë 13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantiere zonash të reja, punimet për të cilat do të përfundojnë 2-3 muajt e ardhshëm, kantier pas kantierit.

Po ashtu, besoj e keni parë që jemi në një proces jashtëzakonisht pozitiv me shkollat. Programi i rindërtimit do të akomodojë rreth 14 mijë fëmijë në shkolla dhe në 26 nëntor do të hapim pjesën e parë të shkollave që janë të financuara drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.

Një pjesë e rindërtimit të shkollave do të mbulohet nga financimi i Komisionit Europian dhe procesi tani është drejt fundit nga pikëpamja e të gjithë kontratave dhe së shpejti do të jemi në hapjen e themeleve edhe për pjesën tjetër të shkollave.

Brenda këtij viti, ne parashohim të kemi rindërtuar 37 objekte arsimore, për të cilat do të shpenzohen 40 milionë dollarë nga buxheti i shtetit.

Brenda marsit të vitit të ardhshëm, ne besojmë që do të arrijmë në mbi 2500 banesa individuale, edhe këto të financuara drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit me rreth 60 milionë dollarë.

Siç e kemi thënë që në krye të herës, pak më i gjatë është procesi me apartamentet. Janë 16 zona në total, në të cilat do të rindërtohen 4800 apartamente dhe janë një financim prej 160 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit. Janë 1.2 milionë metra katrorë sipërfaqe ku do ndërtohet infrastrukturë, ku përfshihen rrugë, rrjete kanalizimesh, rrjet ujësjellësi, rrjete ndriçimi, trotuare. Të gjitha këto do të jenë gati, besoj, brenda 9 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Me projektin e shkollave dhe kopshteve jemi në një fazë të avancuar dhe mund të themi se kemi kryer 60% të punëve të parashikuara. Ndërkohë që me infrastrukturën jemi në 30% të punimeve ndërtimore.

Thënë këto, natyrisht mbetet nevoja për t’iu kërkuar të gjitha familjeve pak durim. Kini parasysh dhe të mos e harrojë askush se procesi i rindërtimit ka patur një pengesë të madhe, të krijuar nga karantina e përgjithshme. Natyrisht, procesi i rindërtimit ka edhe një aspekt tjetër që lidhet me donatorët, me të cilët kemi ecur më ngadalë sesa me fondet e buxhetit të shtetit për arsye të procedurave të tyre administrative, të cilat nuk mundet veçse t’i respektojmë deri në fund. E kam shpjeguar disa herë, donatorët nuk japin fonde drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit dhe as nuk ia lenë qeverisë shqiptare të menaxhojë fondet e tyre. Nuk e bëjnë askund në botë, nuk e bëjnë as këtu. Donatorët i menaxhojnë vetë fondet dhe të gjitha proceset me fondet e donatorëve bëhen nga vetë donatorët. Gjëja që ne kemi arritur e që është shumë pozitive dhe për këtë i kam falënderuar shumë herë partnerët tanë, është të disiplinojmë të gjithë procesin, duke standardizuar projektet dhe duke krijuar një sinergji mes nesh dhe gjithë forcave të tjera që do hyjnë në procesin e rindërtimit, në mënyrë që nga pikëpamja urbanistike, arkitekturore, cilësore të kemi një standard bazë të garantuar. Ky standard bazë është standardi optimal i të gjitha vendeve të Bashkimit Europian. Siç e keni parë, shkollat janë njësoj, asnjë ndryshim nga shkollat që frekuentohen nga fëmijët në vende të  Bashkimit Europian, me të gjitha parametrat dhe të gjitha kushtet.

Po kështu do të jenë shtëpitë. Po kështu do të jenë apartamentet. Sfida jonë është  të ndërtojmë apartamente, të cilat të jenë absolutisht niveli më i mirë i ndërtimit në vendin tonë dhe të mos ketë asnjë dallim nga pikëpamja e cilësore mes një apartamenti në mes të bllokut në Tiranë dhe një apartamenti në Spitallë, në Fushë Krujë, tek “5 Maji”, në Kombinat apo në Kavajë.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Investigimi i RAI3/ Reagon Bardhi: Qëndrimi i Ramës, sjellje tipike e njeriut që ka humbur qetësinë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama, e cilësoi emisionin investigues ‘Report’ të Rai3, skandaloz.

Qëndrimi i Ramës, sipas Bardhit, është sjellje tipike e njëriut që ka humbur qetësinë, për shkak se ka humbur betejën me fshehjen e të vërtetën!

Ndër të tjera ai thotë se, ‘Rai 3 është një nga mediat më serioze në botë dhe dokumentari i transmetuar nuk ishte as më shumë dhe as më pak një e vërtetë me të cilën ne shqiptarët përballemi çdo ditë, por që Edi Rama bën gjithçka për ta fshehur me propagandë të dalë boje apo me kontroll/presion mafioz mbi mediat në vend’.

Reagimi i Bardhit:

Qëndrimi i Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane “Rai 3” është sjellje tipike e njëriut që ka humbur qetësinë, për shkak se ka humbur betejën me fshehjen e të vërtetën!

Cilido që i kapet në afera korruptive dhe kriminale i quan fillimisht “viktima”, ndërkohë ata që e ballafaqojnë përmes fakteve me të vërteta i etiketon si “shpifës skandaloz”. Këtë ka bërë për të mbrojtur Tahirin, Dakon, Ahmetajn, e të gjithë të tjerët me rradhë, që më pas është detyruar t’i lëshojë, duke u shfaqësuar se kanë ngrënë kumbulla pas shpinës së tij.

Rai 3 është një nga mediat më serioze në botë dhe dokumentari i transmetuar nuk ishte as më shumë dhe as më pak një e vërtetë me të cilën ne shqiptarët përballemi çdo ditë, por që Edi Rama bën gjithçka për ta fshehur me propagandë të dalë boje apo me kontroll/presion mafioz mbi mediat në vend.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Shqipëri krimi i organizuar ka përfaqësuesit e tij në institucione dhe qeverisje? Po nëse nuk do t’i kishim, nuk do të detyroheshim të miratonim ligjin më të ashpër për dekriminalizimin e instituvioneve publike, për të pastruar llumin e Edi Ramës në qeverisje dhe institucione.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Shqipëri krimi i organizuar gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës është forcuar, është pasuruar me pasuri publike? Po mjafton të shohësh çështjen “Metamorfoza” apo aq pak sa kanë dalë nga përgjimet e SKY ECC për të kuptuar se krimi i organizuar nën qeverisjen e Edi Ramës përfiton tendera, prona publike e deri tek statusi investitor strategjik.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Laboratorin e Kokainës në Xibrakë ka hije të forta dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës dhe se ky ka përdorur të njëjtin automjet me krerët e grupit kriminal të dënuar apo në arrati? Po mjafton të shohësh dosjen e prokurorisë dhe të dhënat e sistemit TIMS dhe rezulton e provuar se bosi i grupit kriminal Genci Xhixha dhe vëllai i Edi Ranës, Olsi Rama, janë në të njëjtën kohë përdorues të narkoautomjetit me targa AA 653 DM.

Nëse nuk ia del dot të pastrosh llumin e bashkëpunëtorëve apo familjarëve të tu, të paktën mos sulmo median, mos baltos punën e tyre. Nuk do jetë e largët dita që edhe për “viktimat” e radhës siç i quan sot, do mbash një fjalim me frymëmarrje të përshpejtuar, ku t’i shpallësh “kumbullangrënës” pas shpinës tënde! Sepse nuk janë vetëm ata, por ti dhe modeli yt qeverisës në këto 11 vite problemi i vërtetë i qytetarëve shqiptarë.

Continue Reading

Politike

Rama shpërthen ndaj RAI 3: Dokumentari njësoj si kronikat dikur me shqiptarë trafikantë dhe prostituta

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në intervistën e tij për “Top Channel” edhe për bisedën me drejtorin e Rai 3 lidhur me dokumentarin e transmetuar pak ditë më parë, ku në qendër të akuzave ka qenë sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Rama tha se ka shkëmbyer mesazhe me drejtorin e Rai 3 dhe më pas kanë biseduar në telefon. “Ai më ka kthyer një mesazh që do të të marr mbrapsht dhe telefonata ka ndodhur pak orë më parë, pa asnjë lloj shqetësimi tjetër, përveç faktit që kemi të bëjmë me një situatë anormale ku viktima e një sulmi skandaloz jo vetëm është denigruar me shumë të pavërteta, por edhe paraqitur para publikut si një person që ka refuzuar të përgjigjet ndërkohë që ai është përgjigjur një për një dhe kaq”, tha Rama.

Muhamed Veliu: Kryeministër cili ishte impresioni juaj i parë për dokumentarin e Rai3?

Edi Rama: Nuk kam parë dokumentarin, por kam marrë një përmbledhje të shkruar dhe jetojmë fatkeqësisht në një kohë dhe një botë ku ajo shprehja e urtë e popullit që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat’, sot është në një proporcion krejt tjetër, sepse kur e vërteta vesh pantallonat janë 7 gënjeshtra të tjera që bëjnë xhiron e botës, pra ka humbur dhe tretet çdo ditë ekuilibri midis gënjeshtrës dhe të vërtetës në mungesë të një fuqie që ka kapacitetin të përmbajë gjithë këtë lukuni gënjeshtrash që shpërndahen me një shpejtësi marramendëse në një pasqyrë të informimit të publikut përmes shumë burimesh, miliona dhe miliarda burimesh, të cilat nuk ka asnjë mundësi që të mendohet se mund ta filtrojnë informacionin, se mund t’i japim publikut në fund atë çka është e vërteta ose normalisht SPAK-u qëndrime mes atij që gënjen dhe atij që thotë të vërtetat dhe pastaj publiku të gjykojë.

Muhamed Veliu: Sipas jush cilat janë të pavërtetat në këtë dokumentar zoti kryeministër?

Edi Rama: Nuk e kam ndjekur të gjithë dokumentarin, por më mjafton një fakt shumë i thjeshtë që aty është trumbetuar që sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë që është një figurë institucionale dhe i cili ishte viktima e atij agresioni të pashembullt refuzuar të përgjigjet, ndërkohë sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë i cili ka refuzuar të përgjigjet ka lajmëruar edhe padinë penale në gjykatën italiane, sepse Italia ka një legjislacion shumë të ashpër për shpifjen edhe e ka ende në kodin e vet penal, ka kthyer përgjigjet pikë për pikë, pyetje për pyetje, në të njëjtën adresë nga ato pyetje i kanë ardhur dhe në afatin e kërkuar nga dërguesi në mënyrën më të paimagjinueshme pasi flet në atë emision skandaloz, del edhe në kanalet e ujërave të zeza këtu në Shqipëri dhe vazhdon të thotë që askush nga viktimat e tij nuk i ka dhënë asnjë prononcim.

Muhamed Veliu: A ka pasur një përpjekje nga ana juaj për t’i telefonuar drejtorit të RAI 3 dhe për t’i shprehur shqetësimet tuaja për këtë dokumentar?

Edi Rama: E para ka pasur një tjetër gënjeshtër që ka marrë dhenë me shpejtësi të madhe sipas së cilës unë e kam telefonuar dhe i kam shfryrë tërbimin. Ndërkohë që unë nuk kam pasur telefonatë me të, në rastin konkret kur doli kjo gënjeshtër e radhës, por i kam dërguar një mesazh shumë normal për të pasur një komunikim, ai më ka kthyer një mesazh që do të të marr mbrapsht dhe telefonata ka ndodhur pak orë më parë, pa asnjë lloj shqetësimi tjetër, përveç faktit që kemi të bëjmë me një situatë anormale ku viktima e një sulmi skandaloz jo vetëm është denigruar me shumë të pavërteta, por edhe paraqitur para publikut si një person që ka refuzuar të përgjigjet ndërkohë që ai është përgjigjur një për një dhe kaq.

Muhamed Veliu: Sipas jush cili ishte qëllimi final i prodhimit dhe transmetimit të këtij dokumentari?

Edi Rama: Në mënyrë të përsëritur po e quan dokumentar, kjo terminologji fyen të gjithë dokumentaristët e vërtetë dhe të gjithë zhanrin e dokumentarit, ai është një emision që të kujton kronika dhe emisione që bëheshin në kohën kur shqiptarët sa herë shfaqeshin në mediat italiane ishin ose kriminelë, ose trafikantë, ose prostituta dhe Shqipëria ishte vendi i vrasësve dhe të gjithë të këqijave të kësaj bote, prej kohësh nuk ishin përballur me këtë anë të errët të historisë së informacionit lidhur me shqiptarët dhe mesa unë pashë falë shqiptarëve këtu në Tiranë që kishin përgatitur të gjithë brumin e këtij emisioni kjo ndodhi përsëri. Më shumë se sa gazetari italian që ka thyer në mënyrë flagrante kodin etik të gazetarit dhe që do të përballet në Itali me procesin gjyqësor e kam me shqiptarët këtu, shqiptarët e njohur e ujërave të zeza, politikës dhe kanaleve të infektuara të informacionit,. Nuk lë rast, nuk lë mundësi pa i nxjerrë këto ujëra të zeza të vetvetes kudo ku i jepet një hapësirë edhe mediat ndërkombëtare, kjo është një fatkeqësi për Shqipërinë, ky është një mallkim që Shqipërinë e ka ndjekur qysh prej vitit 1912. E njëjta kategori ka bërë të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur duke mos pasur ç’ti bëjë gomarit, i ra samarit, ndërkohë që Shqipëria është atdheu ynë që një qeveri e radhës, një kryeministër i radhës bën diferencën ta mbajë në kurriz për aq sa i takon.

Continue Reading

Politike

“RAI 3 emision skandaloz”/ Rama: Agaçi, viktimë e një agresioni të pashembullt

Kryeministri Edi Rama, emisionin e transmetuar në Rai 3 me fokus marrëveshjen e emigrantëve, e ka komentuar si një tretje të ekuilibrit mes gënjeshtrës dhe të vërtetës.

Në intervistën ai thotë se RAI 3 e ktheu sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi, në një viktimë të një agresioni të pashembullt.

Intervista e plotë:

Muhamed Veliu: Kryeministër cili ishte impresioni juaj i parë për dokumentarin e Rai3?
Edi Rama: Nuk kam parë dokumentarin, por kam marrë një përmbledhje të shkruar dhe jetojmë fatkeqësisht në  një kohë dhe një botë ku ajo shprehja e urtë e popullit që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat’, sot është në një proporcion krejt tjetër, sepse kur e vërteta vesh pantallonat janë 7 gënjeshtra të tjera që bëjnë xhiron e botës, pra ka humbur dhe tretet çdo ditë ekuilibri midis gënjeshtrës dhe të vërtetës në mungesë të një fuqie që ka kapacitetin të përmbajë gjithë këtë lukuni gënjeshtrash që shpërndahen me një shpejtësi marramendëse në një pasqyrë të informimit të publikut përmes shumë burimesh, miliona dhe miliarda burimesh, të cilat nuk ka asnjë mundësi që të mendohet se mund ta filtrojnë informacionin, se mund t’i japim publikut në fund atë çka është e vërteta ose normalisht SPAK-u qëndrime mes atij që gënjen dhe atij që thotë të vërtetat dhe pastaj publiku të gjykojë.

Muhamed Veliu: Sipas jush cilat janë të pavërtetat në këtë dokumentar zoti kryeministër?

Edi Rama: Nuk e kam ndjekur të gjithë dokumentarin, por më mjafton një fakt shumë i thjeshtë që aty është trumbetuar që sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë që është një figurë institucionale dhe i cili ishte viktima e atij agresioni të pashembullt refuzuar të përgjigjet, ndërkohë sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë i cili ka refuzuar të përgjigjet ka lajmëruar edhe padinë penale në gjykatën italiane, sepse Italia ka një legjislacion shumë të ashpër për shpifjen edhe e ka ende në kodin e vet penal, ka kthyer përgjigje3t pikë për pikë, pyetje për pyetje, në të njëjtën adresë nga ato pyetje i kanë ardhur dhe në afatin e kërkuar nga dërguesi në mënyrën më të paimagjinueshme pasi flet në atë emision skandaloz, del edhe në kanalet e ujërave të zeza këtu në Shqipëri dhe vazhdon të thotë që askush nga viktimat e tij nuk i ka dhënë asnjë prononcim.

Muhamed Veliu: A ka pasur një përpjekje nga ana juaj për t’i telefonuar drejtorit të RAI 3 dhe për t’i shprehur shqetësimet tuaja për këtë dokumentar?

Edi Rama: E para ka pasur një tjetër gënjeshtër që ka marrë dhenë me shpejtësi të madhe sipas së cilës unë e kam telefonuar dhe i kam shfryrë tërbimin. Ndërkohë që unë nuk kam pasur telefonatë me të, në rastin konkret kur doli kjo gënjeshtër e radhës, por i kam dërguar një mesazh shumë normal për të pasur një komunikim, ai më ka kthyer një mesazh që do të të marr mbrapsht dhe telefonata ka ndodhur pak orë më parë, pa asnjë lloj shqetësimi tjetër, përveç faktit që kemi të bëjmë me një situatë anormale ku viktima e një sulmi skandaloz jo vetëm është denigruar me shumë të pavërteta, por edhe paraqitur para publikut si një person që ka refuzuar të përgjigjet ndërkohë që ai është përgjigjur një për një dhe kaq.

Muhamed Veliu: Sipas jush cili ishte qëllimi final i prodhimit dhe transmetimit të këtij dokumentari?

Edi Rama: Në mënyrë të përsëritur po e quan dokumentar, kjo terminologji fyen të gjithë dokumentaristët e vërtetë dhe të gjithë zhanrin e dokumentarit, ai është një emision që të kujton kronika dhe emisione që bëheshin në kohën kur shqiptarët sa herë shfaqeshin në mediat italiane ishin ose kriminelë, ose trafikantë, ose prostituta dhe Shqipëria ishte vendi i vrasësve dhe të gjithë të këqijave të kësaj bote, prej kohësh nuk ishin përballur me këtë anë të errët të historisë së informacionit lidhur me shqiptarët dhe mesa unë pashë falë shqiptarëve këtu në Tiranë që kishin përgatitur të gjithë brumin e këtij emisioni kjo ndodhi përsëri. Më shumë se sa gazetari italian që ka thyer në mënyrë flagrante kodin etik të gazetarit dhe që do të përballet në Itali me procesin gjyqësor e kam me shqiptarët këtu, shqiptarët e njohur e ujërave të zeza, politikës dhe kanaleve të infektuara të informacionit,. Nuk lë rast, nuk lë mundësi pa i nxjerrë këto ujëra të zeza të vetvetes kudo ku i jepet një hapësirë edhe mediat ndërkombëtare, kjo është një fatkeqësi për Shqipërinë, ky është një mallkim që Shqipërinë e ka ndjekur qysh prej vitit 1912. E njëjta kategori ka bërë të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur duke mos pasur ç’ti bëjë gomarit, i ra samarit, ndërkohë që Shqipëria është atdheu ynë që një qeveri e radhës, një kryeministër i radhës bën diferencën ta mbajë në kurriz për aq sa i takon.

Muhamed Veliu: Në dijeninë time përpara nënshkrimit të marrëveshjes me homologen tuaj Meloni, ka qenë i ngritur një grup pune në Shqipëri me disa zyrtarë të qeverisë suaj, por përse RAI 3 atakon kaq dhunshëm një prej njerëzve tuaj më të rëndësishëm siç është Engjëll Agaçi?

Edi Rama: Duhet të shtoj dhe diçka se është e rëndësishme, gazeta “La Repubblica”, e cila dy herë u bë përçuese në fillim i gënjeshtrës së parë pastaj gënjeshtrës së dytë në të dyja herët pasi u kontaktua nga zyra jonë menjëherë reagoi dhe i rektifikoi të dyja lajmet, të dyja herët se është e rëndësishme të thuhet edhe kjo. Nuk është gjithçka dhe çdo gjë kështu, Ndërsa për sa i përket arsyeve për të bërë këtë skifo duhet të pyesni ata që e kanë bërë dhe jo mua. Unë di të them që e gjitha është një çmenduri e vërtetë që nuk ka lidhje fare as me arritjen e fakteve, as me respektin në gazetari, për lirinë e informacionit për të drejtën e gjithkujt kur merret nëpër gojë, t’i jepet mundësia edhe atij të japë fjalën e vet, është një skifo.

Muhamed Veliu: Kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë dhe kështu të marrë rrugë zbatimi i marrëveshjes me homologen Meloni?

Edi Rama: Ky është një proces që është i gjithi në dorën e palës italiane me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e veta, Shqipëria ka ofruar disponibilitetin  e një hapësire ku pala italiane e ka bërë të gjithën atë që i takon lidhur me të gjithë procesin që lidhen me këta njerëz që nuk e kapërcejnë detin nga dëshira, por nga halli dhe që meritojnë të mikpriten dhe trajtohen dhe të marrin drejtimin e duhur sipas ligjeve në fuqi të shtetit italian./ tch

Continue Reading

Politike

Meta nuk i ndal fyerjet ndaj kreut të SPAK: Nuk i druhem një prokurori që i dridhet goja

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për gazetarët në Shkodër, ka vijuar me sulmet dhe fyerjet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

I pyetur nga gazetarët nëse i druhet një arrestimi të mundshëm dhe nëse shfaqjet e tij së fundmi janë një formë presioni ndaj SPAK, Meta tha se nuk i frikësohet një arrestimi nga Dumani të cilin e fyeu sërish duke e cilësuar si “prokuror që nuk di të lidhë dy fjalë”.

“Nuk bëj asnjë lloj presioni ndaj askujt. Jam mëësuar të them të vërtetën dhe aq më tepër t’i druhem arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik të Ëngjëll Agaçit të cilin duhet ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve, të Edi Ramës për shkak të kësaj afere dhe aferave të tjera. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetajn që të mbyllte gojën në nvend që t’i ofronte marrëveshje bashkëpunimi dhe lehtësira për të treguar të gjitha shkeljet ligjore dhe korrupsionin e bërë nga shefi i tij. Dhe aq më tepër të druhet Ilir Meta nga një prokuror që i dridhet goja dhe nuk di të lidhë dy fjalë. Edhe ato ia shkruajnë.

Jep alarmin për të bërë deklarata për të mbrojtur një çmenduri që e ka thënë publikisht, në rast se nuk ka qenë sozia e tij që afërmendsh gjykatat vendosin atë që kërkon prokuroria. Kjo ndodhte vetëm në kohën e Kadri Hazbiut”- u shpreh Meta ndër të tjera.

Continue Reading

Politike

Bardhi: Buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ftuar qytetarët në protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës, të cilën e quan si grup të strukturuar kriminal.

Postimi i Bardhit:

Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale.

Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve.

Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona.

Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi.

Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!

Continue Reading
Advertisement

TRENDING