Politike
4 mln euro për koncertin e Kanye West/ Berisha: Lekët do t’u mbahen nga rroga punonjësve të administratës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me koncertin që pritet të mbajë Kenye West në Tiranë më 11 korrik, aktivitet për të cilën do të shpenzohen 4 milionë euro. Në një dalje për mediat, Berisha tha se Rama po bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, ndërsa shtoi se paratë e marra nga fondi i emergjencave mund të përdoreshin për rastet e zjarrit.
Po ashtu ai tha se ministrisë, institucionet dhe shkollat po bëjnë gati listën me të pranishmit që do të marrin pjesë në koncert, ndërsa shtoi se administratës do t’i mbahen lekët nga rroga.
“Dy fjalë për 4 milionë eurot të marra nga fondet e emergjencës të një vendi me potenciale të mëdha zjarri, për një këngëtar, përbën në mënyrë absolute një nga aktet më të rënda, të papërgjegjshme. Fondi i tillë përdoret vetëm për emergjenca kombëtare. Rama ka shkrirë fondin rezervë në llogari personale. Me 10 dhe 11 maj të 2025 ai i dha Giro D’italia gjithë fondin. Në këto momente të urrejtjes kombëtare ndaj tij, të zemërimit ndaj tij ai përpiqet që të sfumojë sentimentetet armiqësore me koncertin e një këngëtari të njohur. Ai ka problematikat e tij. Skam gjë kundër koncertit të tij, por nuk pranoj kurrë që të paguhet me taksat e shqiptarëve. Por ai është i aftë që të marrë çdo vendim për të shpëtuar lëkurën e tij. Çdo ministri, shkollat kanë bërë listat për të ftuar punonjësit dhe nxënësit në koncert, pasi biletat nuk janë shitur. Do të jenë dhe disa milionë të tjera, pasi punonjësve do u mbahet në rroga ato bileta. Edi Rama beson se duke u përfaqësuar me Kanye West do të mundet të qetësojë urrejtjen e përgjithshme që buron nga shpirti i shqiptarëve.”, tha ai.