Connect with us

Aktualitet

40-vjeçarët mbajnë rekordin e beqarëve/ Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri

Martesat kanë rënë në mënyrë drastike në shumicën e vendeve të mëdha të Europës gjatë dekadës së fundit, të ndikuar nga një sërë faktorësh.   Kurorëzimet kanë rënë në nivelet më të ulëta historike në Francë, Spanjë, Itali, Irlandë, Poloni, Greqi, Danimarkë, e Britani. Shembulli më i “frikshëm” është në Itali, aty ka pasur më pak se 200 mijë martesa vitin e kaluar, numri më i ulët që nga Lufta e Parë Botërore.

Rënia ka qenë përtej çdo pritshmërie. Ka shkaqe kulturore dhe ekonomike për këtë fenomen”, tha kryetari i institutit në Itali, Antonio Golini. Sipas tij martesa është bërë më pak e rëndësishme nga pikëpamja fetare dhe civile, sepse shumë të rinj jetojnë së bashku pa u martuar.

Por ka edhe shkaqe ekonomike sepse martesa kushton shumë. Kështu që në një kohë krize si kjo, njerëzit zgjedhin të jetojnë në bashkëjetesë [të pamartuar].”

Një studim i këtij viti zbuloi se pothuajse gjysma e njerëzve të moshës 18-30 vjeç në Evropë ende jetojnë me prindërit e tyre, sigurisht shkaku i parë është kostoja e lartë e qirasë. Ekspertët thonë se ky fenomen po godet rëndë edhe normat e lindjeve. Rekord mbajnë 40-vjeçarët të pamartuar ende.

Rënia e normave të martesave në Greqi, është përkeqësuar nga kriza e borxhit të vendit, thonë sociologët. Ndryshimi i stilit të jetesës dhe modeleve të sjelljes po aq sa presionet ekonomike kanë qenë shkaqet e rënies. Më shumë se 60% e të rinjve grekë janë të papunë, niveli më i larti në BE.

Meqenëse shumë prej tyre kanë qasje të vështirë në një punë të paguar mirë pa orë të gjata jashtë orarit të papaguar, ata nuk janë të prirur të angazhohen ndaj detyrimeve të martesës dhe ta bëjnë këtë, nëse dhe kur, ndodh shtatzënia.” tha Aliki Mouriki, në Qendrën Kombëtare për Kërkime Sociale.

Rënia nuk kufizohet vetëm në “Evropën e vjetër”. Vitin e kaluar numri i dasmave në Poloni ra në nivelin më të ulët që nga viti 1945, ku 43% e 25-34-vjeçarëve ende jetojnë me prindërit e tyre. Witold Wrzesien, një sociolog, tha se polakët e rinj sot duan “pavarësi pa përgjegjësi. Ata duan të trajtohen me respektin që u jepet të rriturve, duke qëndruar nën sigurinë e krahëve të prindërve të tyre dhe duke mos marrë asnjë rrezik.”

Rasti i SHBA-ve

Që nga viti 2021, 25% e 40-vjeçarëve në Shtetet e Bashkuara nuk ishin martuar kurrë. Kjo ishte një rritje e konsiderueshme nga 20% në vitin 2010, sipas një analize të re të Qendrës Kërkimore Peë të të dhënave të Byrosë së Regjistrimit. Përqindja e 40-vjeçarëve në vitin 2021 që nuk ishin martuar kurrë varionte nga karakteristikat e mëposhtme demografike:

Sipas këtij sondazhi u vu re se 40-vjeçarët e bardhë kishin më shumë gjasa të martoheshin sesa me ngjyrë. Niveli arsimor: 40-vjeçarët pa një diplomë kolegji katërvjeçare kishin më shumë gjasa të ishin beqarë sesa ata që kishin përfunduar të paktën një diplomë bachelor.  Në fakt, rreth një në katër 40-vjeçarë që nuk ishin martuar në vitin 2001, ishin kurorëzuar në moshën 60-vjeçare. Nëse ky model qëndron aktualisht, një pjesë e 40-vjeçarëve të sotëm të pamartuar kurrë do të martohen në të ardhmen.

Rasti i Shqipërisë

Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri të mëdha në radhët e të rinjve. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, sociologët thonë se rënia e ndjeshme e numrit të martesave dhe rritja e numrit të divorceve, e vendosin familjen shqiptare në krizë. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 110 mijë apo afro 64% e shtetasve që kanë emigruar në vitet 2011-2019, janë të rinj të moshës 15-34 vjeç dhe si pasojë grupmosha e 40-vjeçarëve beqarë në Shqipëri është e lartë.

Të paktën në dy dekada e fundit, mosha e martesës ka ndryshuar duke u vënë re një shtyrje të saj. Psikologia Marsida Simo, tregon në një analizë për Top Channel se dikur martesa ka qenë një etapë e jetës e cila shihej që duhej realizuar në rininë e hershme. Fëmijët këshilloheshin të lindeshin në moshë të hershme për arsye shëndeti, energjie dhe perspektive që të lindnin më shumë fëmijë në numër. Madje vajzat që në periudhën e pubertetit përgatiteshin që të ishin gratë e ardhshme ku duhet të dinin të ishin amvisa të zonja dhe të zotëronin disa aftësi që i kërkonte martesa, bashkëshorti, apo dhe farefisi i secilës palë. Me kalimin e kohës këto tradita dhe zakone janë zbehur, edhe pse janë ende funksionale kryesisht në zona rurale, apo zona më të thella. Vitet e fundit stili i jetës ka ndryshuar, i përshtatur edhe me frymën që vjen nga kultura të huaja, apo një ndryshimi të pa shmangshëm që po pëson në tërësi shoqëria dhe individi.

Përveç zbehjes së zakoneve, arsyet e shtyrjes së moshës së martesës janë kryesisht ekonomike dhe psiko-sociale. Së pari mund të përmendim se aspekti ekonomik lidhet me arsimin dhe formimin profesional i cili do të sigurojë të ardhurat. Ashtu si djemtë edhe vajzat vendosin në përparësi situatën ekonomike. Këto kanë ardhur më së shumti prej sfidave ekonomike, por deri diku edhe me zhvillimin e rolit të vajzave dhe grave. Vajzat nuk e kornizojnë veten e tyre vetëm brenda familjes, por edhe jashtë saj duke siguruar të ardhura apo duke u rritur profesionalisht.

Rritja e moshës së martesës sjell edhe uljen e numrit të fëmijëve, pasi dhe nga aspekti mjekësor doktorët këshillojnë një moshë optimale për të sjellë në jetë një fëmijë 25-35 vjeç, pasi në të kundërt mund të rrezikojnë shëndetin e nënës, por edhe të vetë fëmijës.

Edhe bashkëjetesat si një formë e re e jetesës midis çifteve po zgjidhet si një mundësi e cila mund të reflektojë në një martesë në moshë më të vonshme. Kjo nënkupton se çiftet mund të nisin bashkëjetesën në një moshë më të re, por vendosin të legjitimojnë martesën disa vite më pas në një moshë më të madhe.

Emigrimi i djemve krijon një tjetër faktor për shtyrjen e martesës, pasi ka më shumë djem që largohen nga vendi duke prishur balancat në numra midis vajzave dhe djemve

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING