Connect with us

Kronike

73 vjeçari qëlloi aksidentalisht me armë 30 vjeçaren/ Policia: Donte të largonte një kafshë…

Policia ka zbardhur plagosjen që ndodhi pasditen e sotme në Kamëz, ku e lënduar mbeti një 30-vjeçare.

Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe të renë, e cila po qëndronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.

Rreth orës 15:30, në poliklinikën në Kamëz, 30-vjeçarja u paraqit për mjekim.

“Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale. Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.

30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Advertisement