Një djalë nëntë vjeçar është gjetur i mbyllur në një dhomë të errët prej dy metrash katrorë. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë, dhe sipas dyshimeve thuhet se i mituri mund të ketë qëndruar në këtë ambient për disa muaj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, nga hetimet e policisë, dyshohet se fëmija është mbyllur nga nëna e tij dhe njerku.

“Ishte në një hapësirë ​​shumë të vogël, dy metra katrorë. Ishte mbyllur atje, në errësirë ​​për javë, madje edhe muaj. Fëmija lejohej të dilte vetëm për të ngrënë. Nuk janë shfaqur shenja të kequshqyerjes apo dëmtime fizike. Do të kryhen teste më gjithëpërfshirëse për të vlerësuar në thellësi gjendjen e tij shëndetësore”, komentoi zyra e prokurorit të Charleroi.

Nëna dhe njerku i fëmijës që u arrestuan, akuzohen për rrëmbim, privim nga ushqimi, dhunë dhe trajtim çnjerëzor dhe poshtërues.