✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Gjykata e Lartë rrëzon Malltezët, 25 pasuri mbeten të sekuestruara

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuri, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Posaçme dhe të Apelit të Posaçëm.

Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Mes tyre përfshihen llogari bankare me vlera të ndryshme monetare, apartamente dhe kuota në disa kompani.

Me vendimin e fundit, masa e sekuestros mbetet në fuqi, ndërsa kërkesa e Malltezëve për lirimin e pasurive nuk është pranuar.

Jamarbër Malltezi po gjykohet në lidhje me këtë dosje për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”. Hetimi lidhet me procedurat dhe përfitimet e dyshuara nga zhvillimi i kompleksit sportiv “Partizani”.

Advertisement