Connect with us

Aktualitet

Certifikohen 12 efektivë të forcave speciale të Policisë së Shtetit, për dhënien e ndihmës së parë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf dhe drejtues të lartë të Policisë, ndoqën nga afër stërvitjen certifikuese, në fund të një jave trajnimi në dhënien e ndihmës së parë, për 12 efektivë të forcave RENEA dhe FNSH.
Skuadrat u përballën me 2 raste të stimuluara, gjatë transportimit të një vlere parash dhe sulmi me armë brenda një kompanie private, duke demonstruar përgatitjen teorike dhe praktike në përballimin e këtyre situatave.
Trajnimi u zhvillua nga qendra Emergency Response Albania (ERA), e cila operon prej disa vitesh në Shqipëri 🇦🇱🇨🇭🇩🇪
➡️ Karsten Ladehof, Kryeinspektor – Ju e keni bërë ҫdo gjë shkëlqyeshëm dhe jam shumë krenarë për ju. Shpresoj që të mos ju duhet asnjëherë kjo gjë në jetën tuaj. Por edhe nëse diçka e keqe do të ndodh, besoj shumë, që ju do të keni mundësi të ndihmoni.
➡️ Peter Zingraf, Ambasador i Gjermanisë në Tiranë – Mirëmëngjes sërish dhe jam shumë i impresionuar! Ju falenderoj shumë për ftesën, z.Vogeli, z.Ministër edhe zotërinjve të Policisë, është nder shumë i madh që të jemi këtu së bashku.
Kemi kaluar disa situata emergjente gjatë kohëve të fundit, por jemi shumë të kënaqur që kemi patur mbështetjen e “Emergency Response Albania” (ERA), jo vetëm në planin individual, por edhe si Ambasadë. Tërmeti i fundit na tregoi faktin sesa të nevojshme janë stërvitje të tilla. Ne si vend punuam në aktivizinin e fondit të krizës.
Ky event edhe pse i organizuar lokalisht këtu, tregon mundësinë për ta çuar para. Edhe unë bashkohem me mesazhin që kjo situatë të mos jetë e nevojshme ndonjë ditë në jetën tuaj, por jam i sigurt që do jetë e nevojshme, kështu që ju lumtë që të gjithëve dhe mezi pres ndarjen e certifikatave.
➡️ Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm – Është vërtetë një kënaqësi e veҫantë që kam mundësi të ndjek nga afër këtë demostrim impresionues edhe për mua, që nganjëherë e mbaj veten njeri me eksperiencë në këto fusha.
Por është me rëndësi, së pari, që të falenderoj dhe të përshëndes kontributin dhe punën e z.Vogeli, ekipit të tij, të cilët punojnë në Shqipëri që prej vitit 1991, duke vendosur themelet e disa shërbimeve esenciale për shëndetësinë, për shpëtimin e njerëzve.
I shoh me kënaqësi që këtu kanë arritur të krijojnë një mjedis profesional pune, kanë arritur dalëngadalë me punë të kujdesshme të krijojnë një emër të rëndësishëm, emër të madh.
Sot ju keni bërë një aspekt të rëndësishëm të punës tuaj, keni marrë një trajnim, ose mbyllni një trajnim, për të bërë gjëra të vogla por me rëndësi të madhe. Gjëra të vogla që në fakt shpëtojnë jetë njerëzore. Prandaj dua të them që këto gjëra të vogla kanë vlerë të jashtëzakonshme dhe për këtë arsye dua ta falenderoj shumë z.Vogeli dhe ekipin, doktor Ladehof, të gjithë ata që janë marrë me këtë trajnim, i cili besoj ju ka bindur se ҫfarë rëndësie ka.
Ju jeni trupë speciale, dhe trupat speciale janë speciale pikërisht sepse dinë t’i bëjnë të gjitha. Nuk mjafton vetëm të jeni qitës të mirë, të jeni oficerë të mirë Policie, në kuptimin e kryerjes së detyrave tradicionale, por duhet t’i bëni të gjitha mirë dhe kjo është një nga ato gjëra që besoj sot ju ka bindur se ҫfarë rëndësie ka.
Ne duam ta vazhdojmë këtë bashkëpunim qoftë me z.Vogeli dhe me ekipin dhe me institucionin e tij, me “Swiss Foundation for Innovation”, me ERË-n me ESË-n, por njëkohësisht duam që ta përdorim këtë komunikim, si një mundësi për të vendosur ura të reja bashkëpunimi me vendet të cilat mbështesin këtë fondacion, ose këtë institucion që është Zvicra, që është Gjermania.
Po ashtu gjej mundësinë ta përshëndes doktor Ladehof dhe t’i shpreh gatishmërinë dhe interesin tonë për ta thelluar këtë bashkëpunim.
Ne nuk na mjafton të kemi trajnuar këtë grup, por në fakt na duhet që të trajnojmë qindra e qindra punonjës të Policisë, punonjës të Policisë Rrugore, punonjës të Policisë së Rendit, forcave Speciale, të Shërbimit Zjarrfikës.
Këtë trajnim, këtë edhe më pak të thelluar, duhet ta marrin qindra, disa qindra, edhe që të ndodh kjo duhet një punë shumë e madhe dhe besoj që Policia do të marrë masa për të bërë planifikim. Sepse ju, ose forcat e policisë, dhe të zjarrëfikësve, janë të parët që shkojnë në një mision, që shkojnë në një aksident, që shkojnë në një vendngjarje. Dhe, gjëja e parë që duhet në këto raste është të kemi njerëz që mund të japin ndihmë të parë.
Për të mos e zgjatur ju uroj të gjithëve suksese për përmbushjen me sukses të këtij trajnimi. Jam ndjerë mirë nga komentet e doktor Ladehofit dhe ekipit të tij për kontributin tuaj, për seriozitetin që keni treguar, për profesionalizmin. Ju falenderoj të gjithëve dhe ju uroj suksese. Faleminderit.
➡️ Cristian Vogeli, Emergency Response Albania (ERA) – Unë ju kam parë nga dita e parë deri në ditën e pestë. Ditën e parë teoria, pashë reagimin tuaj në momentin e parë: “Pse teori do bëjmë ne këtu?“ Ju brenda ditës keni kuptuar që kjo teori na duhet për të ndërtuar pjesën tjetër sipër. Dhe ditën e dytë unë kam parë njerëz të angazhuar që thanë: “Qenka shoku im, jam unë”. Ditën e tretë ju e keni marrë aq seriozisht sa ishte gjithҫka për të shpëtuar jetë, dhe nuk kishte më që të mos e kapim, që të mos e mësojmë. Ditën e pestë unë gjykoj që ju jeni në gjendje të shpëtoni jetë. Kjo më emocionon, sepse kjo është ëndrra, kjo është ajo ëndrra që unë pata para shumë vitesh, edhe unë ju përgëzoj për këtë.
Sepse ka dy gjëra, ne duam të shpëtojmë jetë dhe të parandalojmë dëmtime dytësore. Sepse është njëra që të shpëtosh, por është një gjë të shpëtosh mirë, të mos dëmtohet edhe më tej. Dhe ju përgëzoj për këtë dhe dua me këtë, të hap ceremoninë e shpërndarjes së ҫertifikatave.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING