Connect with us

Kronike

Arrestohen 4 shqiptarë në Greqi, kapen me 67 kg drogë

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën duke transportuar 67 kile kokainë të ndarë në 48 pako.

Arrestimi i shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 30 korrik në qytetin e Igumenicës, shkruan protothema.gr.

Policia greke ka lokalizuar mbrëmjen e së shtunës dy makinat në të cilat po udhëtonin autorët, dhe i ka ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit brenda njërës makinë u gjetën 48 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 66 kg e 690 gram.

Dy automjetet janë sekuestruar nga policia së bashku me 2190 euro dhe shtatë aparate celularë, të cilat iu gjetën autorëve, ndaj të cilëve është ngritur një dosje për import, transport dhe trafikim të lëndëve narkotike në Prokurorinë e Rrethit Thesproti.

Advertisement