Connect with us

Kronike

Lëvizte me ‘Toyota’ të blinduar, si e theu masën e arrestit Nikoll Sherniku

Nikoll Sherniku dhe shtetasja Flutura Berisha 34 vjeçe, janë vënë në pranga gjatë një aksioni të përbashkët të policisë së Lezhës dhe FNSH-së së Shkodrës.

Policia sqaroi se 28-vjeçari dhe gruaja me të cilën shoqërohej po lëviznin me një automjet tip “Toyota” të blinduar në zonën e Kunes, pranë Shëngjinit, kur janë neutralizuar nën dyshimin se ishin nisur për të kryer një vepër kriminale.

Dy të arrestuarit kishin në automjet edhe një të mitur 15 vjeç, por kjo nuk i ka ndaluar që të mbanin me vete një armë kallashnikov plot me fishekë dhe radiomarrëse si ato të policisë.

Sherniku dhe Berisha sapo kanë parë uniformat blu kanë dalë nga makina dhe kanë tentuar të largohen me vrap, me 34-vjeçaren që ka provuar edhe të fshehë kallashnikovin.

Por ajo çka merr vëmendje është fakti se Nikoll Sherniku duhet të ishte në banesën e tij dhe jo të lëvizte i lirë në Shëngjin. Kjo pasi, ndaj tij gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, në përfundim të çështjes gjyqësore që lidhet me vrasjen e ish-punonjësit të policisë Xhulio Prela.

Fillimisht Sherniku u arrestua si person që kishte dijeni dhe ishte implikuar në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2020 në Gajush të Lezhës, duke u akuzuar për “Moskallëzim të krimi, por u la në “arrest në shtëpi”.

Gjykata asokohe arriti në konkluzionin se ishte Redion Hysa autori i vrasjes së ish-efektivit  të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, duke kryer 3 qitje me pistoletë në drejtim të tij.

Vrasja e Xhulio Prelës dy vite më parë dyshohet se nisi pas një sherri për dritat e gjata të makinës, pasiish-efektivi i FNSH, teksa kthehej nga fshati Kosmaç i Shkodrës ndaloi kur autorët i sinjalizuan me drita dhe elektrik dore.

Sipas dosjes hetimore, Prela ka ndaluar duke menduar se personat që e sinjalizuan mund të kishin nevojë për ndihmë, por në atë moment mbi të u shkrep një pistoletë TT.

Kronike

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Prokuroria ngre dy akuza ndaj autorit të krimit

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal dy ditë pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç, ku autori i krimit 23-vjeçari Azgan Mërnica vazhdon të jetë ende në arrati.

Prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se autori i krimit u arrit të identifikohej pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku dy të rinjtë janë konfliktuar për shkak të kalimit në një rrugë të ngushtë në hyrje të fshatit.

Njoftimi:

Më datë 13.05.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 79/b dhe 278 parg. I i K.Penal.

Kjo çështje penale është regjistruar për ngjarjen e ndodhur në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, ku është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë së shtetit N. C.

Nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Me qëllim vënien e autorit të dyshuar para përgjegjësisë penale, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit po vijojnë në mënyrë të pandërprerë dhe intensive kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar.

Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

‘Kush i vrau Almën dhe fëmijët’/ Ngjela hedh dyshime të forta: Pse hesht mjekësia ligjore?

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ditën e sotme ishte avokati Spartak Ngjela, i cili ka dhënë mendimin e tij për vetëmbytjen e Alma Arrazit me tre fëmijët e saj.

Avokati e ka nisur intervistën e tij duke deklaruar se ngjarja në fjalë është vrasje dhe jo vetëvrasje. Sipas tij vetëvrasja ka një shënim nga pas pasi një nënë nuk mund të vrasë veten dhe fëmijët në mënyrë aq të ftohtë. “Do t’i kenë vrarë dhe i kanë hedhur atje, se po të jenë vrarë para se të hidhen do kishin shenja fakti që nuk kishin shenja janë mbytur dhe janë mbytur në mënyrë të sofistikuar” ka thënë Ngjela.

Gjatë intervistës avokati ka hedhur dhe një “akuzë” për autopsinë pasi sipas tij autopsia zbardh ngjarjen dhe kjo autopsi nuk ka dalë ende. “Dëgjoni me vëmendje çdo vrasje shkon në hetim, çdo vetëvrasje shkon në hetim, çdo vdekje e papritur shkon në hetim, është me ligj. Ne nuk dimë shkakun e vdekjes së 4 personave” tha avokati.

Ai ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në lidhje me çështjen duke theksuar se nuk dihet shkaku i vrasjes dhe mundësia që fëmijët të jenë vrarë me nënën e tyre është ë pamundur. Policia ka arrestuar vetëm shtyrjen e vetëvrasjes por jo arsyen, sipas avokatit nuk ka prova që bashkëshorti i saj të ketë gisht, është vetëm tradhëtia e tij bashkëshortore. Avokati ka ngritur dyshime të rënda në lidhje me vrasjen e fëmijëve të Alma Arrazit.

Ai thotë se rastet kur fëmijët vriten janë raste të xhelozisë së bashkëshortit duke dyshuar në tradhëti nga gruaja dhe ngre hipoteza se fëmijët nuk janë të tij. “Është një hetim shumë i vështirë, këta e kanë arrestuar bashkëshortin, po pse e kanë arrestuar? Është shtytje për vetëvrasje apo akt kriminal? Ajo ka mbytur vetën po pse? Ne nuk e dimë konfliktin bashkëshortor” shtoi avokati. Ngjela ka shtuar se ngjarja është një ngjarje e rëndë e cila prek opinionin publik dhe nuk mund të jepen fakte pa dalë e vërteta reale.

Continue Reading

Kronike

‘Vrasësi i efektivit nuk kapet, mbrohet nga policia’/ Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin, reagon nëna e të ndjerit

Në korrik 2023, Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin për vrasjen e 23-vjeçarin Florjan Selimi në vitin 2019, ku vendosi 19 vite burg për autorët, Kiri Mërnica dhe Sadri Selaci. Kiri Mërnica është vëllai i autorit të vrasjes së policit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Azgan Mërnica, dy ditë më parë, ndërsa 23-vjeçari ndodhet ende në arrati. FSHN dhe RENEA janë në kërkim të tij.

Nëna e të ndjerit Florian Selimi, në një lidhje live për emisionin “Breaking”, tregoi në pika kryesore historinë dhe konfliktet e familjes së saj me familjen Mërnica. Sipas saj, djalin ia vrarë për hakmarrje, duke i prerë fytin natën e Kurban Bajramit dhe se edhe familjarë të tjerë janë kërcënuar nga familja Mërnica, për çështje pronësie dhe tokash.

Ndërsa kërkon drejtësi, ajo thotë se policia e Fierit e mbron familjen Mërnica dhe edhe pse e dinë që rrinë të armatosur, nëna e Florian Selimit thotë që nuk i godasin. Ajo kërkon drejtësi dhe që mos e manipulojnë ngjarjen për vrasjen e Cenaliajt.

“Ne kemi jetuar për 20 vite në fshatin Salaj të Fierit, një fshat që ka qenë problematik gjithmonë. Ka njerëz të armatosur dhe policia nuk i ndalon. Edhe nëse i ndalon, i liron pasi shoqërohen në drejtorinë e policisë.  2015 kishim një ngjarje ku vëllai im bëri një plagosje, ata e kërcënuan me jetë dhe në vetëmbrojtje e sipër, vëllai im e ka plagosur një nga autorët e krimit. Edhe aty nuk u bë hetimi i duhur, sepse nuk e pranuan kush janë autorët e krimit, sepse kishin dëshirë të hakmerreshin.

Natën e kurban Bajramit ma kanë therë në fyt djalin tim, duke bërë bërë kurban një fëmijë 23 vjeç në rrugë pa asnjë lloj motivi, vetëm se vëllai im ka plagosur njërin prej tyre.  Ka ndodhur për motive hakmarrje, por në Prokurori është shkruar “vrasje për urrejtje”. Do ta ndjek këtë çështje deri në fund”, tha nëna e të ndjerit Florian Selimi.

Pse u larguat nga fshati Sulaj i Fierit?

“Pasiguria, kam kërkuar mbrojtur nga shteti. Për të mos pasur vrasje të tjera kemi ikur. Vëllain tim e kanë kërcënuar me armë, po atë ditë kanë plagosur edhe një person tjetër. E kanë me jetë a vdekje të largojnë personat nga veriu që vijnë aty, madje edhe vendasit sepse i duan vetëm për vete tokat.”

Vazhdojnë konfliktet me familjen Mërnica?

“Po, gjakun e djalit tim nuk kam për ta falur kurrë. Nuk do harrohet. Nuk jam e kënaqur me 19 vite burg sepse nesër pasnesër mund të dalin me lekë.”

Keni pasur kontakte me Azgan Mërnicën?

“Jo asnjëherë, unë shkoj te shtëpia ndonjëherë se dua ta shikoj, sa herë shkoj ata i kanë armët nëpër duar. I kam thënë policisë, ata e dinë, por asnjëherë nuk ndërhyjnë, nuk e di pse. Ata i lajmërojnë në Policinë e Shtetit dhe operacioni nuk funksionon.”

Vetëm me familjen tuaj ka pasur konflikt familja Mërnica?

“Ata kanë konflikt me gjithë fshatin, janë njerëz parazit që rrojnë vetëm duke vjedhur dhe ndonjë rrënjë hashashi.”

Si e mësuat ngjarjen për vrasjen e policit?

“Autori nuk kapet se mbrohet nga polica e Fierit. Rruga kur ka qenë polici që është vrarë është shumë e gjerë, përballë është edhe një rrugë me asfalt, është shumë lehtë që të kishte kaluar një makinë. Kjo ngjarje ishte e paramenduar, ta zbardhë shteti mos ta manipulojnë si me rastin e djalit tim.”

Vazhdojnë kërcënimet tani që jeni në Tiranë?

“Unë nuk iu kam frikën as kriminalëve dhe asnjërit. Jam me të drejtën time dhe nuk kam frikë deri sa të më vrasin. Nuk e njoh frikën.”

Gjatë procesit gjyqësor keni pasur përballje me familjen Mërnica?

“Nuk kam punë me vrasësit, kam punë me shtetin që ka falsifikuar ngjarjen. Nuk kam qarë çunin tim se më është dashur të merrem nëpër dyer institucionesh për të zbardhur ngjarjen.”/Top Chann

Continue Reading

Kronike

Sherr mes pesë personave në një lokal në Durrës, babë e bir plagosin 25-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku babë e bir kanë plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar.

Policia bën me dije se 51-vjeçari është arrestuar, ndërsa vijon puna për kapjen e djalit të tij, 28-vjeç.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Durrës, pas një konflikti të çastit, në një lokal, u plagos me armë zjarri një 25-vjeçar, rast për të cilin Policia arrestoi menjëherë një 51-vjeçar dhe po punon për kapjen e djalit të tij.

Rreth orës 03:20, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet shtetasve R. C., 25 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe M. C., 28 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Fllakë, dhe shtetasve A. K., 51 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, babë e bir, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi R. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasi A. K., si dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. K.. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të shtetasve të përfshirë në konflikt, si dhe për të provuar ligjërisht rrethanat e tjera të këtij rasti.

Continue Reading

Kronike

Kukës/ Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Milot-Morinë, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

KUKËS – Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi mbrëmjen e djeshëm aksidentoi për vdekje një këmbësor rreth të 60-ave.

Siç bëhet me dije nga njoftimi i policisë, A.M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, në fshatin Gjegjan, ka përplasur për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

‘Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING