Connect with us

Aktualitet

Ambasadori i ri i Bullgarisë, Momtchil Stoyanov Raytchevski ka komentuar vendimin që do të marrë qeveria shqiptare për tu shkëputur nga Maqedonia e Veriut në rrugën e negociatave drejt Bashkimit Europian.

“Presidentin bullgar nënvizoi përkrahjen pa kushte të Bullgarisë për integrimin në BE të Republikës së Shqipërisë. Me Republikën e Maqedonisë së Veriut jemi në një periudhë të bisedimeve shumë intensive. Qeveria e re bullgare krijoi 10 grupe pune të cilët punojnë për interesin e përbashkët dhe ku shumë shpejt mund të arrihen rezultate të mira. Por këtu bëhet fjalë për gjetjen e vendimeve dhe zgjidhjeve të cilat do të funksionojnë në të ardhmen. Edhe Bullgaria bashkëpunon fort mbi këtë temë edhe me partnerët. Po Bullgaria ka qenë dhe do të mbetet një nga mbështetësit më aktivë të zgjerimit të BE.

Pyetje: Shqipëria do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut për negociatat keni ju kushte për Shqipërinë?
Çfarë do të kërkojë republika e Shqipërisë kjo është vendim i saj, unë nuk mund të komentoj këtë gjë. Sa i përket kushteve them se Shqipëria ka bërë punë e vete dhe ekzistojnë të gjitha kushtet për të vazhduar procesin e negociatave.

Pyetje: Në kushtet kur lufta në Ukrainë vazhdon, BE a duhet të bëjë më shumë për Ballkanin?
Unë mendoj se BE tashmë bën shumë, tema është shumë e gjerë, mendoj se me më shumë rëndësi është përqendrimi i të gjithë përpjekjeve në përfundimin e luftës.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *