Thinking ...
Connect with us

Kosova

“Albin, hajde poshtë”, protestuesit të “nxehur” me Kurtin, qëllojnë me gurë

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, protesta janë zhvilluar në Kosovë dhe në Hagë.

Në Prishtinë, gjatë një proteste të mbajtur përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të godinës. Sipas raportimeve, protestuesit kanë kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurti, duke bërë thirrje: “Albin, hajde poshtë”.

Protesta të ngjashme ishin zhvilluar më herët edhe përpara selisë së EULEX-it në zonën industriale të Prishtinës. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit.

Reagimet dhe protestat pasuan vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burgim, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite burgim. Në total, dënimet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në 81 vite burgim.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij palët kanë të drejtë të ushtrojnë ankim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NTV Television (@ntv.al)

Advertisement