Connect with us

Aktualitet

Zetori i del para furgonit në autostradën Lushnjë-Fier/ Mjetet përfundojnë në kanal, plagosen shoferët

Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të urës Semenzës, kur një mjet bujqësor i ka zënë rrugën një furgoni.

Përplasja ka shkaktuar dëmtime të rënda te drejtuesi i mjetit bujqësor ndërsa është dëmtuar lehtë dhe drejtuesi i furgonit. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Në këtë aks, lëvizja e mjeteve bujqësore është e përditshme dhe pse ato nuk lejohen të hyjnë në rrugë. Por mungesa e rrugës dytësore detyron fermerët të kalojnë në këtë aks.

Dy muaj më parë drejtuesi i një zetori humbi jetën në Zhamë, kur ra në kanal dhe e zuri mjeti poshtë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *