Connect with us

Aktualitet

Opozita bojkot procesit të zgjedhjes së presidentit

TIRANË- Opozita paralajmëron se do të bojkotojë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri! Në mbledhjen e grupi t PD-së, që po zhvillohet në selinë blu, kreu i grupi, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre Edi Rama e tregoi që nuk i respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herë.
‘Sugjeroj që s’ka asnjë arsye të marrim pjesë. Ata thyen marrëveshjen.’- tha Alibeaj.
“Duhet t’i japim fund pjesëmarrjes në procesin e zgjedhjes presidentit”, tha Tabaku.
“Unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë”, mësohet të ketë thënë Bardhi.
Të pranishëm në këtë mbledhje janë në total 20 deputet, teksa Sali berisha po mban një tjetër mbledhje paralele me Komisionin e Rithemelimit. Pak para mbledhjes, Berisha sulmoi Alibeajn, duke thënë se ai nuk ka asnjë tagër në PD.
“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama Alibeajt nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë”, tha Berisha.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, tha se Partia Socialiste e ka legjitimitetin ta zgjedhë presidentin, pro do të donin që të zgjidhje me 84 vota. Balla tha se po vijojnë negociata me grupet e tjera parlamentare.
‘Ne nuk do të propozojmë emër deri të dielën në orën 16:00 me shpresën që PD do ta ushtrojë këtë të drejtë.’- tha Balla.
Sa i përket negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri, është djegur raundi i parë dhe i dytë pasi palët nuk arrijnë në konsensus. Kur opozitës i ka mbetur edhe një raund si mundësi për të propozuar një kandidat për kreun e shtetit, Enkelejd Alibeaj u shfaq sërish mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë.  Megjithatë, socialisti Taulant Balla e sfidoi sërish duke i kërkuar emër për presidentin. Fatmir Mediu insistoi që opozita të mos çojë dëm mundësinë e fundit, por të dalë me vetëm një kandidat të përbashkët, pa patur nevojë për mbështetjen e socialistëve. Raundi i tretë do të mbahet të hënën më 30 maj.
Në përditësim…
PS i përgjigjet Alibeajt: Kemi legjitimitetin të zgjedhim presidentin, por do donim të zgjidhej me 84 vota! Po vijojmë negociatat me dy grupet e tjera parlamentare
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, tha se Partia Socialiste e ka legjitimitetin ta zgjedhë presidentin, pro do të donin që të zgjidhje me 84 vota. Balla tha se po vijojnë negociata me grupet e tjera parlamentare.
‘Të vetmin kusht që kemi ka qenë që te kemi një president krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta. Ishte reklama më e madhe për vendin. Shqipëria meriton një president Republikë te jetë realisht mbi palët. Unë mendoj që gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi këtë proces.
Në dy raundet 2-3 u kemi thënë propozoni ju. Nuk kemi marrë një propozim shkresor nga ana e PD-së. Pjesëmarrja në proces është përgjegjësi kushtetuese asnjë nga palët nuk po merr pjesë në proces për shkak të palës tjetër. Shqipëria meriton një president Republike mbi palët.
Kam komunikuar me dy grupet e tjera parlamentare të opozitës me të cilat do të vijojmë edhe në javë të vijim. Negociatat mes tyre do të vazhdojnë. Ne nuk do të propozojmë emër deri të dielën në orën 16:00 me shpresën që PD do ta ushtrojë këtë të drejtë.
E ka shumë gabim se ne nuk e kemi legjitimitetin, ne i kemi votat, por do donim që të zgjidhej me 84 vota. Nëse nuk do të ushtrohet kjo e drejtë nga opozita në do të ushtrojmë të drejtën tonë. Presidentin nuk do t’ja japim asnjë partie politike.’- tha Balla.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *