Connect with us

Aktualitet

Mbrëmjen e djeshme Policia e Vlorës ka qenë duke arrestuar një të ri, pasi më parë kishte bërë ndalimin e automjetin e tij në një nga zonat më të populluara të qytetit.

Por, duket se ndërhyrja e policisë nuk është pritur mirë nga e dashura e personit, të cilit po i vendoseshin prangat.

E reja ka kundërshtuar veprimin duke debatuar dhe më pas konfliktuar fizikisht me efektivët e policisë për mos t’i lejuar të kryejnë arrestimin.

Duket se tentativa ka qenë e kotë pasi i riu është arritur që të merret në komisariat nga efektivët. Dyshohet se shoqërimi i tij është bërë për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *