Connect with us

Politike

Sali Berisha: Beogradi me influencë më shumë se kurrë në vendin tonë

Berisha: Një armik tjetër, Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri!

Këtu, ne jemi në një trevë e cila ka sakrifikuar në tërë historinë e vendit, për interesin dhe çështjen kombëtare. Dua të falënderoj shumë Shpendin, pasardhësin e një familjeje me traditë, një familjeje që i ka bërë nder Dibrës dhe Shqipërisë, që është sot një nga biznesmenët shqiptarë më të suksesshëm në Itali, por është gjithashtu po aq i lidhur me këtë tokë dhe këtë vend sa ditën e parë që është larguar prej tij.

Vazhdon në traditën e shkëlqyer të familjes që në breza i dha emër të madh vetes, Dibrës dhe Shqipërisë dhe gjej rastin të shpreh mirënjohjen për këtë vepër i tejkalon përmasat e një bamirësie.

Sot ne jemi këtu për të nderuar për të festuar për të gëzuar, inagurimin e Teqes së re në Homesh, por mesazhet e saj janë të jashtëzakonshme.

Si për ne, për të gjithë shqiptarët, mendoj se mesazhi i parë sot dhe që është më aktual se kurrë, qëndron se ne duhet ta duam shumë këtë vend.

Teqet inspirojnë dashuri, paqe dhe besim. Vendi ynë ka nevojë të madhe, Homeshi, Dibra dhe Shqipëria sot kanë nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë. Unë pasdite do të jem në Peshkopi. Kudo që të shkosh, kudo ka histori dashurie, sakrifice dhe qëndrese.

Pas largimit të armiqve shekullorë që e mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaqej përballë me të cilin u përballën shqiptarët.

Për fat të keq, ky armik tjetër që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri dhe ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, që këta fëmijë e të rinj ta ndërtojnë këtu jetën e tyre, sepse pasuritë që ka Bulqiza, Peshkopia, mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë që sot kanë këto treva.

Mundësitë e këtyre zonave janë shumë herë më të mëdha, kanë gjithçka, kanë malet, kanë tokën, ujërat, minierat, është pra një trevë shumë e pasur por si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset, sepse një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët por në një farë mënyre edhe mallkim ndaj dhe le të na frymëzojë ne sot ky akt sa hyjnor aq edhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë. Edhe njëherë urimet më të përzemërta!

………………

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

E nderuar zonja Ndreu Dema, të nderuar baballarë, banorë të Homeshit dhe zonave përreth, i dashur Z.Shpend Ndreu, vëllezër e motra, zonja e zotërinj!

Ju falenderoj me shumë mirënjohje për ftesën që më keni bërë dhe mundësinë që më jepni për të ndarë me ju gëzimin, për të ndarë me ju një moment shumë të rëndësishëm në jetën shpirtërore të komunitetit tuaj, inaugurimin e Teqes në Homeshë. Dy muaj më parë Shpend Ndreu më ftoi, unë tha, duke zbatuar një kërkesë të nënës sime jam duke ndërtuar një teqe në Homeshë. “A do të urdhëroni në inaugurimin” i thashë: “Me shumë kënaqësi”. Erdha me kënaqësi të madhe sepse cdo hap, cdo akt drejt besimit tek Zoti, drejt besimi tek vlerat, e bën njeriun më fisnik, më të fortë, e bën moralin e tij më të shëndoshë, besimin e tij tek Zoti dhe vlerat më të madh. Por erdha gjithashtu edhe si një akt nderimi të madh për rolin e Teqeve në historinë tonë kombëtare.

Në fakt Teqetë përvec se qendra apo institucione fetare, hyjnore kanë qenë për shqiptarët burim drite i vërtetë. Kanë qenë mësonjtore të para të gjuhës, të shkrimit të shqiptarisë. Kanë qenë votra të atdhetarisë dhe kështiella të pamposhtura kudo që kanë qëne, në jug, në veri, në Kosovë dhe kudo. Ato kanë mbetur kështiellëza të shqiptarisë, të atdhetarisë. Në këtë kontekst është një rast për të shprehur nderimin tim më të thellë për rolin e madh që Teqet dhe Baballarët, besimtarët e tyre, kanë luajtur në historinë tonë kombëtare. Dhe kjo histori nuk është vetëm e shkuara, kjo histori është edhe e sotmja, kjo histori është edhe e ardhmja jonë. Ndaj dhe shumë gjëra me kohën ndryshojnë, por të tjera janë të përjetshme. i përjetshëm është besimi tek Zoti, i përjetshëm është morali i shëndoshë njerëzor, e përjetshme është dashuria për familjen dhe për vendin. Këtu ne jemi në një trevë e cila ka sakrifikuar në tërë historinë e vendit për interesin dhe cështjen kombëtare. Dua të falënderoj shumë Shpend Ndreun, pasardhësin e një familje me traditë, një familje që i ka bërë nder Dibrës dhe Shqipërisë, i cili është sot një nga bizesmenët më të suksesshëm në Itali, por është gjithashtu po aq i lidhur me këtë tokë e me këtë vënd sa ditën e parë kur është larguar prej tij. Vazhdon në traditën e shkëlqyer të familjes, familje që në breza i dha emër të madh vetes, por edhe Dibrës dhe Shqipërisë.

Kështu unë gjej rastin te shpreh mirënjohje për këtë vepër që tejkalon përmasat e një bamirësie. Të dashur miq sot ne jemi këtu për të nderuar, për të festuar, për të gëzuar inaugurimin e Teqes së re në Homeshë. Por mesazhet e saj janë të jashtëzakonshme, si për ne, për të gjithë shqiptarët. Mendoj se mesazhi i parë sot dhe që është më aktual se kurrë qëndron se ne duhet ta duam shumë këtë vend, Teqet inspirojnë dashuri, paqe dhe besim. Vendi ynë ka nevojë të madhe, Homeshi, Dibra dhe Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë.

Unë pasdite do të jem në Peshkopi, kudo që të shkosh këtu ka një histori, histori sakrificash, gjaku dhe qëndrese. Pas largimit të armiqve shekullorë që mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaq, me të cilin u përballën shqiptarët. Për fat të keq ky armik tjetër, që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë së kurrë në Shqipëri. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, duhet të bëjmë gjithçka që këta fëmijë, këta të rinj, ta ndërtojnë këtu jetën e tyre sepse pasuritë që ka Bulqiza dhe që ka Peshkopia, mjaftojnë për shumë hërë më tepër banorë se sot kanë këto treva. Mundësitë e këtyre zonave janë shumë herë më të mëdha, kanë gjithçka, kanë malet, kanë tokën, kanë ujërat, kanë minierat. Është pra një trevë shumë e pasur, por si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset, braktiset, braktiset. Sepse një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët, por në një farë mënyre dhe mallkim. Ndaj dhe le të na frymëzojë ne sot ky akt, sa hyjnor aq edhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *