Connect with us

Kronike

Silueta e Martinaj-t dhe vajza nga Durrësi që s’flet

Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj, është parë për herë të fundit në 7 Gusht 2022 në ambjentet e një hoteli në plazhin e Durrësit dhe një ditë më pas, në 8 gusht 2022, imazhi i tij është parë në Tiranë në ambjentet, e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

NTV Televizion  mëson se të dyja pamjet filmike të kamerave të sigurisë së këtyre bizneseve, janë sekuestruar tashmë nga ana e prokurorisë së Laçit, dhe po verifikohen me imtësi.

Ndërkohë personat e fundit, që ai ka qënë në shoqëri në datën 7 Gusht ishin Jeton Lami ndihmës specialist tek operacionalja e Policisë së Shtetit dhe një vajzë nga qyteti i Durrësit. Dhoma në hotel rezulton të jetë marë në emër të punonjësit të policisë, Jeton Lamit, i cili e ka çuar dhe atje.

Pas qëndrimit një natë në hotel, sërish Jeton Lami, me makinën tip “Audi A8” ka shkuar ka qëndruar disa momente me Martinaj në kafe dhe, është larguar së bashku me biznesmenin dhe vajzën në drejtim të Durrësit.

Vajza është identifikuar dhe marrë në pyetje por as ajo dhe as Jeton Lami nuk kanë treguar se ku është transportuar më pas, Ervis Martinaj.

Ndërkohë kamera e një biznesi të njohur pranë “Zogut të Zi”, ne Tirane ka filmuar siluetën e Ervis Martinaj. Pas këtij momenti të filmuar, nuk dihet asgjë rreth itinerarit dhe vendndodhjes së Ervis Martinaj.

Sipas policisë, Tirana dhe jo Durrësi, është vendi i fundit, ku është zhdukur Martinaj ndërsa punonjësi i policisë Jeton Lami, nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë.

Lami është shoqëruar sot në gjykatë me jelek antiplumb, ndërsa veprimet e tij ngelen të dyshimta.

Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit”, tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve të hetuara pa rezultat nga prokuroria Shqiptare. Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” . E teksa SPAK ka vijuar hetimet dhe policia operacionale, ka ndërmarrë disa operacione për arrestimin e Martinajt, në 17 Korrik 2022, Martinaj u godit mjaft rëndë, duke i ekzekutuar djalin e xhaxhait, Briland Martinaj, shokun Diklen Vatën dhe komshiun Besmir Hoxha.

Advertisement

TRENDING