Lifestyle
Çfarë ju bën të ndiheni të lumtur
Le ta fillojmë duke menduar për gjërat që na bëjnë të lumtur.
1) Jini mirënjohës dhe shpreheni sa herë të mundni
Ky është rregulli numër 1 për të qenë i lumtur. Kur vlerësoni gjërat që keni dhe jeni mirënjohës edhe për ato më të parëndësishmet në dukje. Nëse nuk ndiheni kurrë të kënaqur me çfarë keni aktualisht, s’do të jeni kurrë të lumtur edhe nëse plotësoni gjithçka të cilat sot i ëndërroni.
2 Jini të sjellshëm
Duke mos qenë egoist dhe duke treguar anën humane në çdo rast, ju ndiheni më mirë me veten pasi truri juaj çliron serotonin. Kur bëni mirë, do ta ndjeni shpërblimin edhe fizik edhe mendor. Nuk është nevoja ta dinë të tjerët gjestin tuaj apo të kërkoni vëmendje/duartrokitje për çfarë bëtë, por paqja brenda vetes.
3) Falni
Të jetosh me pengje është helmuese dhe t’i urosh dikujt tjetër të keqen, do të thotë të japësh shumë nga energjia jote. I vetmi që vuan je ti, prandaj zgjidhni çlirimin. Falini ata që ju kanë lënduar, nxirrni leksionet tuaja dhe bëni përpara. Falja është në të mirën tuaj, praktikojeni.
4) Gjeni gëzim në çdo çast.
Lumturia ndodh atëherë kur e ngadalësoni ritmin e jetës suaj, kur shijoni atë kafen e mëngjesit, apo thjesht vëzhgoni lindjen/perëndimin e diellit. Mos u bëni rob të lumturisë, shijoni grimcat e saj.
5) Lidhuni me një “karikues më të fuqishëm” energjie
Nuk ka rëndësi nëse jeni ose jo shpirtëror, duhet të dini që universi nuk rrotullohet rreth jush. Ka shumë gjëra të tjera më të mëdha në botë. Vetëm ideja që ka gjithçka që ekziston ndërlidhet mrekullisht mirë, të bën të mendosh se ekziston një burim force dhe energjie kudo rreth nesh. Pikërisht në momentet e paqes, ne ndjejmë se gjithçka në jetën tonë lidhet në mënyrë harmonike.
6) Ushtrohuni
Duke u kujdesur për trupin do t’i shtoni vetes doza lumturie. Nuk ka rëndësi sesa intensivisht, gjithmonë mund të bëni diçka për të çliruar energjinë dhe përmirësuar gjendjen emocionale.
Cilësitë e njerëzve të palumtur
* Gjykojnë dhe xhelozojnë të tjerët
* Paaftësia për ta pranuar jetën siç është dhe për ta marrë nën kontroll kur është nevoja
* Pikëpamje negative për të ardhmen
* Justifikimet e vazhdueshme
* Mungesë besimi
* Zhyten lehtësisht në sfidat e momentit
* Stresohen më shumë seç duhet për “Po sikur”
* Ankohen gjithë kohës
Ndryshimi mes njerëzve të lumtur dhe atyre të palumtur është hapësira kohore që palët i kushtojnë ngjarjeve të këqija. Sigurisht që në periudha të caktuara edhe dhimbja/ vuajtja shijohet dhe është e pamundur ta shmangësh, por qëllimi është të gjesh diçka për ta rizbuluar sërish burimin e lumturisë.