Pinknews
‘Sunny Hill’ në Tiranë, ja artistë që do performojnë gjatë tri netëve
Festivali “Sunny Hill” sonte starton edicionin e parë në Shqipëri.
Emra të mëdhenj të muzikës do të ngjiten në skenën gjigante pranë Liqenit Artificial të Tiranës për gjatë tri ditëve sa zgjatë edhe festivali.
Faqja zyrtare e “Sunny Hill Festival” ka publikuar programin ditor të festivalit që do të shtrihet përgjatë fundjavës, duke nisur nga e premtja e shtuna dhe për t’u përmbyllur të dielën.
Action Bronson, reperi i famshëm italin Fedez, Tananai por dhe artistë shqiptarë si Dren Abazi e Dafina Zeqiri do të jenë të parët që do të startojnë festivalin.
Më poshtë e gjeni programin e plotë të festivalit me emrat e artistëve që do të këndojnë.