Thinking ...
Connect with us

Bota

Trump e nisi ditën…: Mos u mërzisni, shpejt çmimet e naftës do bien siç nuk jua merr mendja

Donald Trump jep një parashikim të fortë për luftën me Iranin. Presidenti amerikan thotë se konflikti do të përfundojë brenda këtij viti, duke e lidhur afatin me zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, të planifikuara për nëntor.

Trump tha se lufta mund të përfundojë edhe përpara zgjedhjeve, por sipas tij, nëse nuk ndodh më herët, ajo do të marrë fund menjëherë pas tyre.

“Irani nuk do të përfundojë menjëherë pas – ndoshta më parë – por do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. Çmimi i gazit do të bjerë si shkëmb”, deklaroi Trump.

Një deklaratë që e lidh drejtpërdrejt përfundimin e konfliktit me pasojat ekonomike dhe veçanërisht me çmimet e karburanteve.

Ndërkohë, një tjetër betejë strategjike po zhvillohet në teknologji.

Trump foli për garën SHBA–Kinë në inteligjencën artificiale, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara aktualisht janë përpara Pekinit.

“Kushdo që fiton në inteligjencën artificiale, fiton”, u shpreh presidenti amerikan, duke e paraqitur këtë teknologji si një faktor vendimtar për fuqinë globale.

Sa i përket rregullimit të inteligjencës artificiale, Trump tha se mund të vendosen masa mbrojtëse, por shprehu skepticizëm ndaj disa prej alarmimeve dhe paralajmërimeve që lidhen me zhvillimin e kësaj teknologjie.

Kështu, në një seri deklaratash, Trump vendosi në të njëjtën tryezë tri prej sfidave më të mëdha të politikës amerikane: luftën me Iranin, konfliktin Rusi–Ukrainë dhe garën teknologjike me Kinën.

Advertisement